Rezultat: 1412.04.2010 - Marte

MESAZH I ATIT TĖ SHENJTĖ
PĖR DITĖN XLVII BOTĖRORE
TĖ LUTJES PĖR THIRRJET
25 PRILL 2010 - E DIELA IV E PASHKĖVE
Tema: Dėshmia nxit thirrje
Tė Nderuar Vėllezėr nė Ipeshkvni dhe Meshtari,
tė dashur vėllezėr e motra!
Dita e 47 Botėrore e Lutjes pėr Thirrjet, qė do tė kremtohet tė Dielėn IV tė Pashkėve e diela e Bariut tė Mirė mė 25 prill 2010, mė ofron mundėsinė qė tju propozoj pėr reflektim njė temė qė shkon fort me Vitin Meshtarak: Dėshmia nxit thirrje. Nė fakt, pjelloria e propozimit meshtarak varet parėsisht nga veprimi falas i Hyjit, por, siē na e pohon pėrvoja baritore, ndihmohet edhe nga cilėsia dhe nga pasuria e dėshmisė personale dhe bashkėsiore tė atyre qė i janė pėrgjigjur thirrjes sė Zotit nė shėrbesėn meshtarake dhe nė jetėn e pėrkushtuar, pasi dėshmia e tyre mund tė nxisė tek tė tjerėt dėshirėn pėr tiu pėrgjigjur, nga ana e tyre, me bujari thirrjes sė Krishtit. Pra kjo temė ėshtė e lidhur ngushtė me jetėn dhe misionin e meshtarėve dhe personave tė pėrkushtuar. Pėr kėtė, dėshiroj ti ftoj tė gjithė ata qė Zoti i ka thirrur tė punojnė nė vreshtin e tij qė ta ripėrtėrijnė pėrgjigjen e tyre besnike, veēanėrisht nė kėtė Vit Meshtarak, qė e kam shpallur me rastin e 150 vjetorit tė vdekjes tė shėn Gjonit Maria Vianney, Famullitar i Arsit, shembull gjithnjė aktual i priftit dhe famullitarit.
Qė nė Besėlidhjen e Vjetėr profetėt ishin tė vetėdijshėm se ishin tė thirrur me ekzistencėn e tyre qė tė dėshmonin atė ēka shpallnin, tė gatshėm pėr tu pėrballur edhe me moskuptimin, me refuzimin, pėrndjekjen. Detyra qė u cakton atyre Hyji i pėrfshin tėrėsisht, si njė zjarr i furishėm nė zemėr, qė nuk mund tė mposhtet (khs Jer 20,9), dhe pra ata ishin tė gatshėm ti dorėzonin Zotit jo vetėm zėrin, por ēdo element tė ekzistencės sė tyre. Nė plotėsinė e kohėve, do tė jetė Jezusi, i dėrguari i Atit (khs Gjn 5,36), qė do dėshmojė me misionin e vet dashurinė e Hyjit pėr tė gjithė njerėzit, pa dallim, me njė vėmendje tė posaēme pėr tė fundmit, mėkatarėt, tė mėnjanuarit, tė varfėrit. Ai ėshtė Kryedėshmitari i Hyjit dhe i dėshirės sė tij pėr shpėtimin e tė gjithėve. Nė agimin e kohėve tė reja, Gjon Pagėzori, me gjithė jetėn e tij tė shkrirė pėr ti pėrgatitur rrugėn Krishtit, dėshmon se nė Birin e Marisė sė Nazaretit pėrmbushen premtimet e Hyjit. Kur e sheh tė vijė nė lumin Jordan, ku po pagėzonte, ia tregon dishepujve si Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mėkatin botės! (Gjn 1,29). Dėshmia e tij ėshtė aq pjellore saqė dy nga dishepujt e tij dėgjuan ētha dhe u nisėn mbas Jezusit (Gjn 1,37).
Edhe thirrja e Pjetrit, sipas asaj ēka shkruan ungjilltari Gjon, kalon pėrmes dėshmisė sė tė vėllait Andrea, i cili, pasi e ka takuar Mėsuesin dhe i ėshtė pėrgjigjur ftesės sė tij pėr tė qėndruar me Tė, ndien nevojėn tia pėrcjellė menjėherė atė ēka ka zbuluar nė tė jetuarit me Zotin: E gjetėm Mesinė (qė do tė thotė: tė Shuguruarin)! Dhe e solli te Jezusi (Gjn 1,41-42). E njėjta gjė ndodhi me Natanaelin, Bartolomeun, falė dėshmisė sė njė dishepulli tjetėr, tė Filipit, i cili i komunikoi me gėzim zbulimin e tij tė madh: E gjetėm atė, pėr tė cilin shkroi Moisiu nė Ligj dhe Profetėt: Jezusin, birin e Jozefit, nga Nazareti (Gjn 1,45). Nisma e lirė dhe falas e Hyjit takon dhe hyn nė marrėdhėnie me pėrgjegjėsinė njerėzore tė atyre qė e pranojnė ftesėn e tij pėr tu bėrė me dėshminė e tyre mjete tė thirrjes hyjnore. Kjo gjė ndodh edhe sot nė Kishė: Hyji e pėrdor dėshminė e meshtarėve, besnikė ndaj misionit tė tyre, pėr tė nxitur thirrje tė reja meshtarake dhe rregulltare nė shėrbim tė Popullit tė Hyjit. Pėr kėtė arsye dėshiroj tė kujtoj tri aspekte tė jetės sė priftit qė mė duken thelbėsore pėr njė dėshmi meshtarake frytdhėnėse.
Element themelor dhe i dukshėm i ēdo thirrjeje meshtarake dhe nė jetėn e pėrkushtuar ėshtė miqėsia me Krishtin. Jezusi jetonte nė bashkim tė vazhdueshėm me Atin, dhe kjo nxiste tek dishepujt dėshirėn pėr tė jetuar tė njėjtėn pėrvojė, duke mėsuar nga Ai bashkimin dhe dialogun e paprerė me Hyjin. Nėse meshtari ėshtė njeriu i Hyjit, qė i pėrket Hyjit dhe qė i ndihmon tė tjerėt ta njohin e ta duan atė, nuk mund tė mos ketė njė intimitet tė thellė me tė, tė qėndrojė nė dashurinė e tij, duke i krijuar hapėsirė dėgjimit tė Fjalės sė tij. Lutja ėshtė dėshmia e parė qė nxit thirrjet. Ashtu si apostulli Andrea, qė i thotė tė vėllait se ka njohur Mėsuesin, nė tė njėjtėn mėnyrė ai qė do tė jetė dishepull dhe dėshmitar i Krishtit duhet ta shohė personalisht, duhet ta njohė, duhet tė mėsojė ta dojė dhe tė qėndrojė me Tė.
Njė tjetėr aspekt i pėrkushtimit meshtarak dhe nė jetėn rregulltare ėshtė dhurata e plotė e vetes ndaj Hyjit. Shkruan apostulli Gjon: Me kėtė gjė e njohėm dashurinė: Jezusi e dhuroi jetėn e vet pėr ne. Edhe ne e kemi detyrė ta japim jetėn tonė pėr vėllezėr (1 Gjn 3,16). Me kėto fjalė ai i fton dishepujt tė hyjnė nė tė njėjtėn logjikė tė Jezusit qė, gjatė gjithė ekzistencės sė tij, ka kryer vullnetin e Atit deri nė dhuratėn e epėrme tė vetes nė kryq. Shfaqet kėtu zemėrdhembshuria e Hyjit nė plotėsinė e vet; dashuri zemėrdhembshur qė ka mposhtur errėsirėn e sė keqes, tė mėkatit e tė vdekjes. Shembėllimi i Jezusit qė nė Darkėn e Fundit ngrihet nga tryeza, vendos mėnjanė veshjen, merr njė peshqir, e lidh nė ije dhe pėrkulet pėr tė larė kėmbėt e Apostujve, shpreh ndjenjėn e shėrbimit dhe tė dhurimit qė shfaqen gjatė gjithė ekzistencės sė tij, nė bindje tė vullnetit tė Atit (khs Gjn 13,3-15). Nė ndjekje tė Jezusit, ēdo i thirrur nė jetėn e pėrkushtimit tė posaēėm duhet tė pėrpiqet tė dėshmojė dhurimin e plotė tė vetes ndaj Hyjit. Qė kėtu lind aftėsia pėr tia dhuruar mė pas veten tė gjithėve atyre qė Provania i beson nė shėrbimin baritor, me pėrkushtim tė plotė, tė vazhdueshėm e besnik, dhe me gėzimin e tė qenit shok udhėtimi pėr shumė vėllezėr, qė edhe ata ti ēelen takimit me Krishtin dhe Fjala e tij tė bėhet dritė nė udhė e tyre. Historia e ēdo thirrjeje gėrshetohet gati gjithmonė me dėshminė e njė meshtari qė e jeton me gėzim dhuratėn e vetvetes ndaj vėllezėrve pėr Mbretėrinė e Qiejve. Kjo sepse afėrsia dhe fjala e njė prifti janė tė afta tė nxisin pyetje dhe tė ēojnė nė vendime edhe pėrfundimtare (khs Gjon Pali II, Thirrja ap. post-sinod. Pastores dabo vobis, 39).
Nė fund, njė aspekt i tretė qė nuk mund tė mos e karakterizojė meshtarin dhe personin e pėrkushtuar ėshtė tė jetuarit e bashkimit. Jezusi ka treguar si shenjė dalluese tė atij qė do tė jetė dishepull i tij bashkimin e thellė nė dashuri: Nėse e doni njėri-tjetrin, tė gjithė do tju njohin se jeni nxėnėsit e mi (Gjn 13,35). Nė veēanti, meshtari duhet tė jetė njeriu i bashkimit, i hapur ndaj tė gjithėve, i aftė qė ta bėjė grigjėn mbarė qė ia ka besuar Zoti tė eci e bashkuar, duke ndihmuar kapėrcimin e dasive, ngjitjen e tė ēarave, sheshimin e kundėrshtive dhe moskuptimeve, faljen e fyerjeve. Nė korrikun e vitit 2005, nė takimin me klerin e Aostės, pata thėnė se nėse tė rinjtė i shohin meshtarėt tė izoluar dhe tė trishtuar, sigurisht qė nuk ndihen tė inkurajuar pėr tė ndjekur shembullin e tyre. Ata mbeten me dyshime nėse konsiderojnė se ėshtė kjo e ardhmja e njė prifti. Ndėrsa ėshtė e rėndėsishme tė realizohet bashkimi i jetės qė tu tregojė atyre bukurinė e tė qenit meshtar. Atėherė i riu do thotė: kjo mund tė jetė njė e ardhme edhe pėr mua, nė kėtė mėnyrė mund tė jetoj (Mėsime I, [2005], 354). Koncili II i Vatikanit, duke iu referuar dėshmisė qė nxit thirrje, nėnvizon shembullin e dashurisė dhe bashkėpunimit vėllazėror qė duhet tė ofrojnė meshtarėt (khs Dekreti Optatam totius, 2).
Mė pėlqen tė kujtoj sa shkruante Paraardhėsi im i nderuar Gjon Pali II: Vetė jeta e priftėrinjve, pėrkushtimi i tyre i pakushtėzuar ndaj grigjės sė Hyjit, dėshmia e tyre e shėrbimit me dashuri ndaj Zotit dhe Kishės sė tij njė dėshmi e shenjuar nga zgjedhja e kryqit e pranuar nė shpresėn dhe gėzimin pashkor -, harmonia e tyre vėllazėrore dhe zelli i tyre pėr ungjillizimin e botės janė faktori i parė dhe mė bindėsi i pjellorisė thirrore (Pastores dabo vobis, 41). Mund tė themi se thirrjet meshtarake lindin nga kontakti i meshtarėve, si njė trashėgimi e ēmuar e pėrcjellė me fjalėn, me shembullin dhe me mbarė ekzistencėn.
Kjo vlen edhe pėr jetėn e pėrkushtuar. Vetė ekzistenca e rregulltarėve dhe rregulltarėve flet pėr dashurinė e Krishtit, kur ata e ndjekin me besnikėri tė plotė ndaj Ungjillit dhe me gėzim i pranojnė kriteret e gjykimit dhe tė sjelljes. Bėhen shenjė kundėrshtie pėr botėn, logjika e sė cilės shpesh frymėzohet nga materializmi, nga egoizmi dhe nga individualizmi. Besnikėria e tyre dhe fuqia e dėshmisė sė tyre, pasi ata e lėnė veten tė fitohen nga Hyji duke hequr dorė nga vetvetja, vazhdojnė tė nxisin nė shpirtin e shumė tė rinjve dėshirėn pėr tė ndjekur, nga ana e tyre, Krishtin e dėlirė, tė varfėr e tė bindur, dhe tė identifikohen me Tė: ja ideali i jetės sė pėrkushtuar, dėshmi e parėsisė absolute tė Hyjit nė jetėn dhe historinė e njerėzve.
Ēdo prift, ēdo i pėrkushtuar dhe e pėrkushtuar, besnikė ndaj thirrjes sė tyre, pėrcjellin gėzimin e tyre qė ndjekin Krishtin dhe i ftojnė tė gjithė tė krishterėt ti pėrgjigjen thirrjes sė gjithmbarshme pėr shenjtėri. Pėr kėtė, pėr tė promovuar thirrjet e posaēme pėr priftėrinė dhe jetėn e pėrkushtuar, pėr ta bėrė mė tė fortė dhe ndikues lajmin thirror, ėshtė i domosdoshėm shembulli i atyre qė i kanė thėnė po Hyjit dhe planit pėr jetėn qė ai ka pėr secilin. Dėshmia personale, qė pėrbėhet nga zgjedhje ekzistenciale dhe konkrete, do tė inkurajojė tė rinjtė qė tė marrin vendime angazhuese, nga ana e tyre, qė investojnė tė ardhmen e tyre. Pėr ti ndihmuar ėshtė i nevojshėm arti i takimit dhe i dialogut i aftė pėr ti ndriēuar dhe shoqėruar, sidomos pėrmes shembullit tė ekzistencės tė jetuar si thirrje. Kėshtu ka vepruar Shenjti Famullitar i Arsit, i cili, gjithnjė nė kontakt me anėtarėt e famullisė sė vet, mėsonte mbi tė gjitha me dėshminė e jetės. Nga shembulli i tij besimtarėt mėsonin tė luteshin (Letėr pėr shpalljen e Vitit Meshtarak, 16 qershor 2009).
Pra kjo Ditė botėrore le tė jetė edhe njė herė akoma njė rast i ēmuar pėr shumė tė rinj qė tė reflektojnė mbi thirrjen e tyre, duke iu pėrgjigjur me thjeshtėsi, besim dhe gatishmėri tė plotė. Virgjėra Mari, Nėna e Kishės, le ta mbrojė edhe farėn mė tė vogėl tė thirrjes nė zemrėn e atyre qė Zoti i thėrret pėr ta ndjekur mė nga pranė; le tė bėjė qė tė kthehet nė njė pemė tė lulėzuar, plot me fryte pėr tė mirėn e Kishės dhe tė mbarė njerėzimit. Pėr kėtė lutem, ndėrsa u jap tė gjithėve Bekimin Apostolik.
Nga Vatikani, 13 nėntor 2009
BENEDIKTI XVI
(Pėrktheu: Irene Margariti)
04.04.2010 - Marte

Porosia e Ipeshkvit
Dodė Gjergjit pėr Pashkė 2010
Drejtuar priftėrinjve,
motrave tė nderit,
besimtarėve dhe
tė gjithė njerėzve vullnetmirė nė Kosovė,
U ngjall Krishti, shpresa ime
Fort tė dashur, nė pritjen e solemnitetit tė Festės sė Pashkės sė Zotit tonė Jezu Krishtit, e ndjej tė nevojshme tė vij prapė tek ju me zemėr tė hapur; qė tė lexoni e tė gjeni nė tė gjithė dashurinė qė kam pėr ju dhe tė shpreh edhe njėherė gėzimin tim qė dua ta ndaj me ju me rastin e Festė sė madhe tė Pashkėve, kur ne festojmė dhe dėshmojmė Ngjalljen e Zotit tonė Jezu Krishtit.
Kremtimi solemn dhe festimi plot gėzim i shpėtimit dhe shpėrblimit tonė manifeston triumfin e dashurisė sė Hyjit tonė ndaj nesh. Vėrtet, Hyji aq fort e deshi botėn sa qė dha njė tė vetmin Birin e vet kėshtu qė, secili qė beson nė tė, tė mos birret, por tė ketė jetėn e pasosur (Gjn 3,16). Hyji, Ati ynė qiellor pėr dashurinė ndaj bijve qė i ka nė botė e flijoi tė Paralindurin. Jemi tė thirrur qė tė gjithė, tė pėrqafojmė me zemėr kėtė Dashuri tė pakufishme qė Ati ka shprehur ndaj nesh dhe ta sodisim deri nė pafundėsitė e thellėsisė sė zemrės, nga e cila pastaj duhet tė burojė pėrgjigjja, me dashuri ndaj Dashurisė qė na u ėshtė zbuluar dhe dhuruar neve.
Kisha, nė festimin e pėrvjetshėm tė Pashkėve kremton, dėshmon dhe e shpallė solemnisht Ngjalljen e Zotit tonė Jezu Krishtit nga tė vdekurit dhe me plot shpresė, gėzueshėm i fton tė gjithė njerėzit, qė tė ecin bashkė me tė drejt paqes sė vėrtetė nė liri dhe drejtėsi. Papa Benedikti i XVI nė porosinė e tij kreshmore na mėson se: falė angazhimit tė Krishtit ne mund tė jemi pjesė e drejtėsisė supreme e cila shfaqet nė dashuri, kurse ne duhet tė angazhohemi qė kjo dashuri, e cila mė shumė dhurohet sesa kėrkon shpėrblim, tė ndjehet nė ēdo zemėr, tė shihet nė ēdo gjė dhe tė jetė e pranishme nė ēdo vend,
Mbėshtetur nė dashurinė vetėmohuese tė Krishtit pėr tė vulosur drejtėsinė e Zotit nė zemrat e njerėzve, ne tė krishterėt besojmė se: Bashkė me tė Ringjallurin, kemi rilindur nė jetėn e re. Kjo vetėdije na shpie pėrpara dhe na nxitė pėr tė dhėnė kontributin tonė nė rindėrtimin e njė shoqėrie qė bazohet nė themelet e sė vėrtetės dhe tė drejtėsisė, ku tė gjithė do tė merrnin tė nevojshmen pėr tė jetua me dinjitet, ku sakrifica dhe vetėmohimi do tė shndėrrohen nė dhurim, e drejtėsia do tė lartėsohet nė dashuri. Kjo do tė na mundėsonte tė gjithėve, qė pa frikė dhe nė paqe tė jetonim pranė njėri-tjetrit.
Kisha ėshtė pėrpjekur gjithmonė ti ngushėllojė njerėzit pėr padrejtėsitė dhe dhunėn e pėrjetuar nė tė kaluarėn nga rrėmbyesit e tė drejtave tona dhe tė tjerėve, nuk duam tė heshtim as tani: 11 vite pas Lirisė dhe 2 vite pas Pavarėsisė, sepse mbjellėsit e padrejtėsive, nxitėsit e konflikteve, rrėmbyesit e lirive dhe shfrytėzuesit e mundėsive tona, edhe pse nuk janė mė tė njėjtit, lindin ndėr ne e po forcohen dita-ditės.
Kjo gjendje, jo qė nuk ndjell mirė pėr njė tė ardhme mė tė rehatshme dhe pėr njė jetė tė re me shpresė, por, ngulfat iniciativėn e tė drejtėve, cungon tė drejtat e tė tjerėve, shuan shpresėn e tė varfėrve dhe i lenė nė mjerimin e tyre tė sėmuarit dhe tė moshuarit.
Me shembullin e drejtėsisė dhe tė dashurisė, ne ftojmė tė gjithė njerėzit vullnetmirė nė Kosovė, pa marrė parasysh se ēfarė roli kryejnė nė shoqėri ose ēfarė pėrgjegjėsish kanė pėr jetėn dhe tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt, ti lejojnė zemrat tė transformohen nėpėrmjet dashurisė sė tė Ringjallurit, qė ėshtė masa mė e mirė pėr drejtėsinė qė mund ta ushtrojmė ose tė drejtat qė duhet ti respektojmė ndaj tė tjerėve.
Me kėto mendime dhe dėshira: Uroj Pashkėt - Ngjalljen e Jezu Krishtit, qė pėr ne ka domethėnien e tė mirės, tė drejtės, tė vėrtetės, drejtėsisė dhe dashurisė, si zgjidhja e vetme pėr ne dhe pėr botėn e sotme.
Pėr shumė mot Pashkėt!
+ Dodė Gjergji
Ipeshkvi i juaj
28.03.2010 - Marte
Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj
pėr tė fituar jetėn e pasosur? (Mk 10,17)
Tė dashur miq,
kėtė vit ėshtė njėzet e pesė vjetori i themelimit tė Ditės Botėrore tė Rinisė, nga i Nderuari Gjon Pali II si takim i pėrvitshėm i tė rinjve besimtarė tė botės mbarė. Qe kjo njė nismė profetike qė ka dhėnė fryte tė bollshme duke bėrė tė mundur qė brezat e rinj tė krishterė tė takoheshin me njėri-tjetrin, tė viheshin nė dėgjim tė Fjalės sė Hyjit, tė zbulonin bukurinė e Kishės dhe tė jetonin pėrvoja tė forta besimi qė shumė vetė i kanė ēuar nė dhurimin e plotė ndaj Krishtit.
Kjo Ditė XXV ėshtė njė etapė drejt Takimit tė ardhshėm Botėror tė tė rinjve qė do tė mbahet nė Madrid nė 2011, ku shpresoj se do jeni tė shumtė pėr ta jetuar kėtė ngjarje hiri.
Pėr tu pėrgatitur pėr kėtė kremtim, do tė doja tju propozoja disa reflektime mbi temėn e kėtij viti: Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur? (Mk 10,17), marrė nga pjesa ungjillore e takimit tė Jezusit me tė riun e pasur; njė temė tė cilėn e ka trajtuar nė vitin 1985 Papa Gjon Pali II nė njė Letėr shumė tė bukur qė pėr herė tė parė u drejtohej tė rinjve.
1. Jezusi takon njė tė ri
Nė atė kohė, kur Jezusi doli nė rrugė tregon Ungjilli i Shėn Markut -, njė njeri u lėshua vrap, ra nė gjunjė para tij dhe e pyeti: Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur?.
Jezusi iu pėrgjigj: Pse mė thua i mirė? Askush sėshtė i mirė pėrveē njė Hyji tė vetėm! Urdhėrimet i di: Mos vrit! Mos the kurorėn! Mos vidh! Mos dėshmo rrejshėm! Mos bėj kurrfarė padrejtėsie! Ndero babėn tėnd e nėnėn!. Ai u pėrgjigj: Mėsues, tė gjitha kėto i kam zbatuar qė prej rinisė sime. Atėherė Jezusi e shikoi ėmbėl, e deshi dhe i tha: Tė mungon edhe njė gjė: shko, shit ēka ke, ndajua skamnorėve e do tė kesh thesar nė qiell; atėherė kthehu e eja pas meje!. Djaloshi u prish kur e dėgjoi kėtė fjalė, dhe, i trishtuar, u largua, sepse kishte prona tė shumta (Mk 10, 17-22).
Ky tregim shpreh shumė saktė vėmendjen e madhe tė Jezusit pėr tė rinjtė, pėr ju, pėr pritshmėritė tuaja, shpresat tuaja, dhe tregon sa e madhe ėshtė dėshira e tij pėr tju takuar personalisht dhe pėr tė ēelur njė dialog me secilin prej jush. Nė fakt, Krishti e ndal ecjen e tij pėr tiu pėrgjigjur pyetjes sė bashkėfolėsit tė tij, duke shfaqur gatishmėri tė plotė kundrejt tė riut qė lėviz i shtyrė nga njė dėshirė e zjarrtė pėr tė folur me Mėsuesin e mirė, pėr tė mėsuar nga Ai si tė pėrshkojė rrugėn e jetės. Me kėtė fragment ungjillor, Paraardhėsi im donte tė nxiste secilin prej jush qė tė zhvillojė bashkėbisedimin e vet me Krishtin njė bashkėbisedim qė ka rėndėsi themelore dhe thelbėsore pėr njė tė ri (Letėr drejtuar tė rinjve, nr. 2).
2. Jezusi e pa dhe e deshi
Nė tregimin ungjillor, Shėn Marku nėnvizon se si Jezusi e shikoi ėmbėl dhe e deshi (khs Mk 10,21). Nė shikimin e Zotit ėshtė zemra e kėtij takimi shumė tė veēantė dhe e gjithė pėrvojės sė krishterė. Nė fakt, krishtėrimi nuk ėshtė kryesisht njė moral, por pėrvoja e Jezu Krishtit, qė na do personalisht, tė rinj e tė moshuar, tė varfėr a tė pasur; na do edhe kur i kthejmė kurrizin.
Duke komentuar skenėn, Papa Gjon Pali II shtonte, duke iu drejtuar ju tė rinjve: Ju uroj tė jetoni njė shikim tė tillė! Ju uroj tė jetoni tė vėrtetėn qė ai, Krishti, ju shikon me dashuri! (Letėr drejtuar tė rinjve, nr. 7). Njė dashuri e shfaqur nė kryq nė mėnyrė kaq tė plotė e tėrėsore, qė e bėn Shėn Palin tė shkruajė me habi: Mė deshi dhe e flijoi vetveten pėr mua (Gal 2,20). Vetėdija se Ati na ka dashur gjithnjė tek i Biri, qė Krishti e do secilin gjithnjė shkruan edhe mė Papa Gjon Pali II -, bėhet njė pikė e fortė mbėshtetjeje pėr mbarė ekzistencėn tonė njerėzore (Letėr drejtuar tė rinjve, nr. 7), dhe na bėn tė mundur qė tė kapėrcejmė tė gjitha provat: zbulimin e mėkateve tona, vuajtjen, zemėrlėshimin.
Nė kėtė dashuri gjendet burimi i gjithė jetės sė krishterė dhe arsyeja themelore e ungjillizimit: nėse e kemi takuar vėrtet Jezusin, nuk mund tė mos e dėshmojmė tek ata qė nuk e kanė ndeshur ende shikimin e tij!
3. Zbulimi i planit tė jetės
Tek i riu i Ungjillit, mund tė shquajmė njė situatė shumė tė ngjashme me atė tė secilit prej jush. Edhe ju jeni tė pasur me cilėsi, me energji, me ėndrra, me shpresa: burime qė i zotėroni me bollėk! Vetė mosha juaj ėshtė njė pasuri e madhe jo vetėm pėr ju, por edhe pėr tė tjerėt, pėr Kishėn dhe pėr botėn.
I riu i pasur e pyet Jezusin: Ēfarė duhet tė bėj?. Stina e jetės nė tė cilėn ndodheni ėshtė koha e zbulimit: tė dhuratave qė Hyji ju ka dhėnė dhe e pėrgjegjėsive tuaja. Ėshtė edhe koha e zgjedhjeve themelore pėr tė ndėrtuar planin tuaj tė jetės. Pra ėshtė ēasti qė tė pyesni veten mbi kuptimin e mirėfilltė tė ekzistencės dhe tė thoni: A jam i kėnaqur me jetėn time? A mos vallė mungon ndonjė gjė?.
Ashtu si i riu i Ungjillit, mbase jetoni edhe ju situata paqėndrueshmėrie, turbullimi apo vuajtjeje, qė ju ēojnė tė aspironi pėr njė jetė jo mediokre dhe tė pyesni veten: nė ēfarė konsiston njė jetė e arrirė? Ēfarė duhet tė bėj? Cili mund tė jetė plani im i jetės? Ēfarė duhet tė bėj qė jeta ime tė ketė vlerė tė plotė dhe kuptim tė plotė? (Ibid., nr. 3).
Mos kini frikė tė pėrballeni me kėto pyetje! Nuk janė pyetje qė ju vėnė pėrposhtė, pėrkundrazi, shprehin aspiratat e mėdha qė janė nė zemrėn tuaj. Pėr kėtė duhen dėgjuar. Ato presin pėrgjigje jo sipėrfaqėsore, por nė gjendje qė tė kėnaqin pritshmėritė tuaja tė mirėfillta tė jetės dhe tė lumturisė.
Pėr tė zbuluar planin e jetės qė mund tju bėjė plotėsisht tė lumtur, vihuni nė dėgjim tė Hyjit qė ka njė plan dashurie pėr secilin prej jush. Me besim, pyeteni: Zot, cili ėshtė plani yt si Krijues dhe Atė pėr jetėn time? Cili ėshtė vullneti yt? Unė dėshiroj ta pėrmbush atė. Jini tė sigurt se ai do ju pėrgjigjet. Mos kini frikė nga pėrgjigjja e tij! Hyji ėshtė mė i madh se zemra jonė dhe njeh gjithēka (1Gjn 3,20)!
4. Eja pas meje!
Jezusi e fton tė riun e pasur qė tė shkojė pėrtej plotėsimit tė aspiratave dhe tė planeve tė tij vetjake, i thotė atij: Eja pas meje!. Thirrja e krishterė lind nga njė propozim dashurie qė bėn Zoti dhe mund tė realizohet vetėm falė njė pėrgjigje dashurie: Jezusi i fton dishepujt e tij ta dhurojnė plotėsisht jetėn e tyre, pa llogari dhe leverdi njerėzore, me njė besim pa rezerva tek Hyji. Shenjtėrit e pranojnė kėtė ftesė kėrkuese, dhe pėrvujtėrisht vihen nė ndjekje tė Krishtit tė kryqėzuar dhe tė ringjallur. Pėrsosmėria e tyre, nė logjikėn e besimit qė ndonjėherė ėshtė e pakuptueshme njerėzisht, qėndron nė faktin qė nuk vendosin mė vetveten nė qendėr, por zgjedhin qė tė shkojnė kundėr rrymės duke jetuar sipas Ungjillit (Benedikti XVI, Homelia me rastin e Shenjtėrimeve: LOsservatore Romano, 12-13 tetor 2009, f. 6).
Sipas shembullit tė shumė dishepujve tė Krishtit, edhe ju, tė dashur miq, pranojeni me gėzim ftesėn pėr ta ndjekur, pėr tė jetuar nė mėnyrė intensive dhe me fryte nė kėtė botė. Nė fakt, me Pagėzimin, ai thėrret secilin pėr ta ndjekur me vepra konkrete, pėr ta dashur mbi gjithēka dhe pėr ti shėrbyer tek vėllezėrit. I riu i pasur, fatkeqėsisht, nuk e pranoi ftesėn e Jezusit dhe shkoi i trishtuar. Nuk e gjeti guximin tė shkėputej nga tė mirat materiale pėr tė gjetur tė mirėn mė tė madhe qė i propozon Jezusi.
Trishtimi i tė riut tė pasur tė Ungjillit ėshtė i njėjti qė lind nė zemrėn e secilit kur nuk kemi guximin tė ndjekim Krishtin, tė bėjmė zgjedhjen e duhur. Por nuk ėshtė asnjėherė tepėr vonė pėr tiu pėrgjigjur!
Jezusi nuk lodhet kurrė sė drejtuari shikimin e tij tė dashurisė dhe sė thirruri pėr tė qenė dishepuj tė tij, por Ai disave u propozon njė zgjedhje mė rrėnjėsore. Nė kėtė Vit Meshtarak do tė doja tju ftoja ju tė rinj qė tė jeni tė vėmendshėm nėse Zoti ju fton pėr njė dhurim mė tė madh, nė udhėn e Meshtarisė shėrbestare, dhe tė jeni tė gatshėm qė ta pranoni me bujari dhe entuziazėm kėtė shenjė tė pėrzgjedhjes sė posaēme, duke ndėrmarrė me njė prift, me njė drejtues shpirtėror udhėn e nevojshme tė shoshitjes. Dhe mė pas, mos kini frikė, tė dashur tė rinj e tė dashura tė reja, nėse Zoti ju thėrret nė jetėn rregulltare, murgjėrore, misionare apo tė pėrkushtimit tė posaēėm: Ai di ti dhurojė njė gėzim tė thellė atij qė i pėrgjigjet me guxim!
Pėrveē kėsaj, i ftoj ata qė ndiejnė thirrjen ndaj martesės qė ta pranojnė me besim, tė angazhohen qė tė vendosin baza tė shėndosha pėr tė jetuar njė dashuri tė madhe, besnike dhe tė ēelur ndaj dhuratės sė jetės, qė ėshtė pasuri dhe hir pėr shoqėrinė dhe pėr Kishėn.
5. Tė orientuar kah jeta e pasosur
Ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur?. Kjo pyetje e tė riut tė Ungjillit duket larg shqetėsimeve tė shumė tė rinjve bashkėkohės, pasi, siē vėrente Paraardhėsi im, a nuk jemi ne brezi tė cilit bota dhe pėrparimi kohor ia mbushin plotėsisht horizontin e ekzistencės? (Letėr drejtuar tė rinjve, nr. 5). Por pyetja mbi jetėn e pasosur del nė pah nė ēaste tė veēanta tė dhimbshme tė ekzistencės, kur pėsojmė humbjen e njė njeriu tė afėrt apo kur jetojmė pėrvojėn e mossuksesit.
Por ēfarė ėshtė jeta e pasosur, sė cilės i referohet i riu i pasur? Na e tregon Jezusi, kur me shikimin kah dishepujt e vet, pohon: Prapė do tė vij tju shoh e zemra juaj do tė galdojė dhe askush sdo tjua marrė gėzimin tuaj (Gjn 16,22). Janė fjalė qė tregojnė njė propozim qė tė ngre peshė, pėr njė lumturi tė pafund, pėr gėzimin e mbushjes me dashurinė hyjnore pėr amshim.
Pyetja mbi tė ardhmen vendimtare qė e pret secilin prej nesh i jep kuptim tė plotė ekzistencės, pasi e orienton planin e jetės kah horizonte jo tė kufizuara e kalimtare, por tė gjera e tė thella, qė tė shpien ta duash botėn, qė vetė Hyji aq shumė e do, ti kushtohesh zhvillimit tė saj, por gjithmonė me lirinė dhe gėzimin qė lindin nga feja dhe nga shpresa. Janė horizonte qė na ndihmojnė tė mos i absolutizojmė realitetet tokėsore, duke ndier se Hyji na pėrgatit njė perspektivė mė tė madhe dhe tė pėrsėrisim me Shėn Agustinin: Dėshirojmė sė bashku atdheun qiellor, presim atdheun qiellor, le tė ndihemi shtegtarė kėtu poshtė (Koment Ungjillit tė Shėn Gjonit, Homelia 35, 9). Duke e ngulitur shikimin tek jeta e pasosur, i Lumturi Pier Giorgio Frassati, i vdekur nė v. 1925, nė moshėn njėzet e katėr vjeēare, thoshte: Dua tė jetoj dhe jo tė gjalloj! dhe mbi fotografinė e njė ngjitjeje nė mal, qė ia pati dėrguar njė miku, shkruante: Drejt lartėsisė, duke nėnkuptuar pėrsosmėrinė e krishterė, por edhe jetėn e pasosur.
Tė dashur tė rinj, ju bėj thirrje tė mos e harroni kėtė perspektivė nė planin tuaj tė jetės: jemi tė thirrur pėr pėrjetėsinė. Hyji na ka krijuar pėr tė qėndruar me Tė pėrgjithmonė. Kjo do ju ndihmojė qė ti jepni njė kuptim tė plotė zgjedhjeve tuaja dhe ti jepni njė cilėsi ekzistencės suaj.
6. Urdhėrimet, rruga e dashurisė sė mirėfilltė
Jezusi i kujton tė riut tė pasur dhjetė urdhėrimet, si kusht i nevojshėm pėr tė marrė si trashėgimi jetėn e pasosur. Ato janė pika referimi thelbėsore pėr tė jetuar nė dashuri, pėr tė dalluar qartė tė mirėn nga e keqja dhe pėr tė ndėrtuar njė projekt pėr jetėn tė fortė e tė qėndrueshėm. Edhe juve, Jezusi ju pyet nėse i njihni urdhėrimet, nėse pėrpiqeni ta ndėrtoni ndėrgjegjen tuaj sipas ligjit hyjnor dhe nėse i zbatoni ato.
Sigurisht, bėhet fjalė pėr pyetje kundėr rrymės nė lidhje me mendėsinė e sotme, qė propozon njė liri tė ēliruar nga vlerat, rregullat, normat objektive dhe na fton tė refuzojmė ēdo kufi ndaj dėshirave tė ēastit. Por ky lloj propozimi nė vend se tė ēojė nė lirinė e vėrtetė, e ēon njeriun tė bėhet skllav i vetvetes, i dėshirave tė tij tė ēastit, i idhujve si pushteti, paraja, kėnaqėsia e pafre dhe joshjet e botės, duke e bėrė tė paaftė pėr tė ndjekur thirrjen e tij tė lindur pėr dashurinė.
Hyji na i jep urdhėrimet sepse do tė na edukojė pėr lirinė e vėrtetė, sepse do tė ndėrtojė me ne njė Mbretėri dashurie, drejtėsie dhe paqeje. Ti dėgjojmė dhe ti vėmė nė jetė nuk do tė thotė tė tjetėrsohemi, por tė gjejmė rrugėn e lirisė dhe tė dashurisė sė mirėfilltė, sepse urdhėrimet nuk e kufizojnė lirinė por tė tregojnė se si mund ta gjesh. Jezusi nė fillim tė dialogut me tė riun e pasur, kujton se ligji i dhėnė nga Hyji ėshtė i mirė, sepse Hyji ėshtė i mirė.
7. Kemi nevojė pėr ju
Kush e jeton sot rininė e gjen veten tė pėrballur me shumė probleme qė janė pasojė e papunėsisė, e mungesės sė pikave tė sigurta tė referimit dhe perspektivave konkrete pėr tė ardhmen. Ndonjėherė mund tė ndiheni tė pafuqishėm pėrballė krizave dhe rravgimeve tė sotme.
Megjithė vėshtirėsitė, mos e lini veten tju lėshojė zemra dhe mos hiqni dorė nga ėndrrat tuaja! Ushqeni nė zemrat tuaja dėshira tė mėdha tė vėllazėrisė, tė drejtėsisė e tė paqes. E ardhmja ėshtė nė duart e atij qė di tė gjejė arsye tė forta pėr jetėn dhe shpresėn. Nėse do tė doni e ardhmja ėshtė nė duart tuaja, sepse dhuratat dhe pasuritė qė Zoti ka vendosur nė zemrėn e secilit prej jush, tė mbrujtura nga takimi me Krishtin, mund ti sjellin shpresėn e vėrtetė botės! Ėshtė besimi nė dashurinė e tij qė, duke ju bėrė tė fortė dhe bujarė, do ju japė guximin pėr tė pėrballuar me qetėsi rrugėn e jetės dhe pėr tė marrė pėrgjegjėsi familjare e profesionale. Angazhohuni pėr ta ndėrtuar tė ardhmen tuaj pėrmes ecjeve serioze tė formimit personal dhe tė studimit, pėr ti shėrbyer nė mėnyrė kompetente dhe bujare tė mirės sė pėrbashkėt.
Nė Letrėn time enciklike tė kohėve tė fundit mbi zhvillimin njerėzor tėrėsor, Caritas in veritate, kam listuar disa nga sfidat e mėdha tė kohės sė sotme, qė janė urgjente dhe thelbėsore pėr jetėn e kėsaj bote: pėrdorimi i burimeve tė tokės dhe respektimi i ekologjisė, ndarja e drejtė e tė mirave dhe kontrolli i mekanizmave financiarė, solidariteti me Vendet e varfra nė gjirin e familjes njerėzore, lufta kundėr urisė nė botė, promovimi i dinjitetit tė punės sė njeriut, shėrbimi ndaj kulturės sė jetės, ndėrtimi i paqes mes popujve, dialogu ndėrfetar, pėrdorimi i mirė i mjeteve tė komunikimit shoqėror.
Janė sfida tė cilave jeni tė thirrur tu pėrgjigjeni pėr tė ndėrtuar njė botė mė tė drejtė e vėllazėrore. Janė sfida qė kėrkojnė njė plan pėr jetėn kėrkues dhe apasionues, ku tė vini gjithė pasurinė tuaj sipas planit qė Hyji ka pėr secilin prej jush. Nuk bėhet fjalė pėr tė kryer gjeste heroike apo tė jashtėzakonshme, por pėr tė vepruar duke pėrdorur secili talentet e veta dhe mundėsitė e veta, duke u angazhuar qė tė pėrparoni nė mėnyrė tė qėndrueshme nė besim dhe nė dashuri.
Nė kėtė Vit Meshtarak, ju ftoj tė njihni jetėn e shenjtėrve, nė veēanti atė tė shenjtėrve meshtarė. Do tė shihni se Hyji i ka udhėhequr dhe se kanė gjetur rrugėn e tyre ditė pas dite, pikėrisht nė besim, nė shpresė dhe nė dashuri. Krishti e thėrret secilin prej nesh tė angazhohet me Tė dhe tė marrė pėrgjegjėsitė e veta pėr tė ndėrtuar qytetėrimin e dashurisė. Nėse do tė ndiqni Fjalėn e tij, edhe rruga juaj do tė ndriēohet dhe do ju ēojė nė vendmbėrritje tė larta, qė i japin gėzim dhe kuptim tė plotė jetės.
Virgjėra Mari, Nėna e Kishės, ju shoqėroftė me mbrojtjen e saj. Ju siguroj se do ju kujtoj nė lutje dhe me shumė dashuri ju bekoj.
Nga Vatikani, 22 shkurt 2010 BENEDICTUS PP. XVI
(Pėrktheu: Irene Margariti)
21.03.2010 - Marte
Drejtuar priftėrinjve,motrave tė nderit,
besimtarėve dhe
tė gjithė njerėzve vullnetmirė nė Kosovė
Pas tre viteve tė shėrbimit dhe tė pėrpjekjeve pėr tė mbėshtetur njėri-tjetrin nė zbatimin e pėrgjegjėsive tona qė burojnė nga detyrimi ungjillor dhe nga bashkimi ynė sakramental nė Pagėzim e Meshtari, po pėrgatitem shpirtėrisht tė shtegtoj drejt Jush nė Vizitėn time Baritore.
Gjatė kėtyre tre viteve, qė kur mu besua kujdesi pėr Kishėn nė Kosovė, shpeshherė ju kam takuar nė bashkėsitė tuaja famullitare, nė shėrbesat e pėrbashkėta liturgjike, po edhe nė takimet personale qė kemi pasur, Megjithatė, dėshiroj tė shtegtoj drejt jush, si Bari i grigjės pėr tju takuar atje nė vreshtin e Zotit, qė tju falėnderoj pėr punėn e madhe qė bėni; pėr tju takuar nė ushtrimin e hirit sakramental, qė tė gėzohem me Ju pėr dhuratat qė nxjerrin besimtarėt tanė dhe tju bashkohem nė kėtė shėrbim.
Dėshiroj tė vij pėr tė bashkėndarė me ju vėshtirėsitė qė i hasni gjatė pėrhapjes sė Ungjillit nė mėnyrė qė tė bėhem i dobishėm nė misionin tuaj, pėr ti sjellė nė dėgjesė tė fesė tė gjithė bijtė tanė (krh. Rom 1, 5b). Dėshiroj tė shtegtoj drejt jush me zemėr nė dorė, qė tė mund tė shihni brenda saj tėrė dashurinė e mallin qė kam pėr ju, pres qė tė mė pritni dhe tė mė pranoni me atė dashuri qė tė gjithėve na bashkon nė Krishtin Jezus.
Mbėshtetur nė pėrvojėn biblike tė Popullit tė Zgjedhur, mėsojmė, se, pėr tė gjetur tė mirėn, tė cilėn Hyji e ka pėrgatitur pėr bijtė e vet, nevojitet pėr tė shtegtuar prej gjendjes aktuale drejt kėrkimit me sakrificė tė asaj qė na ėshtė premtuar. Ky lloj shtegtimi drejt njėri-tjetrit, nuk ėshtė ecje e pakuptimtė nė shkreti drejt realizimit tė njė qėllimi, por ecje kuptimplote nėn pėrcjelljen e pranisė dhe dashurisė sė Zotit (krh. Dal 14-18), qė, me vuajtje dhe sakrificė, tė meritojmė dhuratėn e premtuar.
Krishti, Biri i Hyjit tė gjallė, ėshtė figura mė e pėrkryer e Atit tonė qiellor qė shtegton nė dashuri, nga gjendja e Tij hyjnore drejt nesh, nė mėnyrė qė tė mos na mungojė prania e Zotit e mbėshtetja e Tij, gjatė shtegtimit tonė drejt Qiellit.
Me zell tė kėsaj pėrvoje, duam tė zbulojmė nė njėri-tjetrin figurėn e Krishtit, rėndėsinė e misionit qė na ėshtė besuar, si dhe dhuratėn qė na ėshtė premtuar, nė mėnyrė qė tė arrijmė tė mbėshtesim njėri-tjetrin nė dashuri, gjatė shtegtimit tonė nė Kishė. Nėn drejtimin e saj, ne ecim drejt qiellit, duke mbėshtetur grigjėn e Atit tonė qiellor, qė tė dijė tė mbėrrijė atje.
Pėrvoja e shėrbimit apostolik na mėson ēfarė duhet tė jetė dashuria dhe kujdesi i Bariut pėr Kishėn dhe si duhet nga ajo tė rrezatojė dashuria pėr tė. Kjo dashuri duhet tė burojė nga zemra e zemrės sė Krishtit, e, me ndikimin e Shpirtit Shenjt, tė derdhet pėrsėri nė Tė. Ėshtė e drejtė ti kemi kėto ndjenja pėr ju! Pėr tė vėrtetė, unė ju mbaj nė zemrėn time, sepse ju tė gjithė jeni pjesėtarėt e hirit tim nė prangat e mia, nė mbrojtjen e nė pėrforcimin e Ungjillit. (Fil 1, 7)
Jam i lumtur qė do tė takohem me ju, qė mė mbėshtetni nė uratė, ky do tė jetė njė moment hiri kur nė uratė me Ju do tė mund tė shpreh tėrė dashurinė nė Krishtin. Bashkė me Ju do tė lutem, qė dashuria juaj tė shkojė duke u rritur pėrherė e mė me forcė nė tė njohur e nė kuptim tė plotė, qė tė keni mundėsi tė dalloni ēka ėshtė mė e mirė, qė tė jeni tė pastėr si dielli dhe pa farė tė mete pėr Ditėn e Krishtit, tė jeni pėrplot me fryt drejtėsie qė vjen nėpėr Jezu Krishtin pėr lavdi e nder tė Hyjit. (krh. Fil 1, 9-11).
E dini mirė qė ipeshkvi nė Kishė e ushtron detyrėn e trefishtė. Prandaj, Ju ftoj tė pėrgatitni bashkėsinė tuaj famullitare dhe tė gjitha gjymtyrėt e saj, qė tė jetė e gatshme tė mė presė si:
- munus docenti - Shpallės i Ungjillit, dhe shi pėr kėtė, pėrgjegjės pėr ungjillėzim dhe riungjillėzim, pėr mėsimin e Kishės , pėr katekizmim etj;
- munus santificandi - Shenjtėrues i Popullit tė Zotit, sė bashku me tė gjithė tė kushtuarit, duke qenė pėr besimtarė shembull shenjtėrie dhe shenjtėrues me fjalė, me shėrbim e me jetė.
- munus regendi - Atė dhe Bari i grigjės, e cila mė ėshtė besuar dhe tė cilės duhet tia dėshmoj, e pastaj edhe ta ruaj tė pastėr fenė dhe moralin, sjelljen dhe veprimin e meshtarėve dhe tė besimtarėve.
Pėr tė arritur kėtė, domethėnė tė kuptojmė sa mė mirė porosinė e Fjalės, pėrforcimin nė fe, ngjalljen nė shpresė, nxitjen nė dashuri, na nevojitet njė pėrgatitje sa mė e mirė personale e vėllezėrve meshtarė, po edhe e mbarė strukturave pėrbėrėse tė bashkėsisė famullitare: e motrave, tė Kėshillit pastoral, e familjeve, e fėmijėve, e rinisė, e tė moshuarve, e tė sėmurėve dhe e tė varfėrve. Me ju tė gjithė dėshiroj tė bashkėndaj fenė, ungjillin, kryqin dhe shpresėn nė tė Ringjallurin.
Me anė tė kėsaj vizite, Kishėn tonė tė ndėrtuar nė themelet e Apostujve (krh. Ef 2, 20), dėshiroj ta frymėzoj me Fjalėn e Zotit, ta begatoj me kremtimet liturgjike, ta nxis tė angazhohet nė bamirėsi, dhe, nėpėrmjet bashkėndarjes sė gjithė kėsaj, tė thellohemi nė fe e dashuri.
Mbi tė gjitha, dėshiroj tė jap kontribut pėr tė pėrforcuar gjithė bashkėsinė kishtare nė paqe e nė bashkim. Shpeshherė dėgjohen zėrat e atyre qė shkaktojnė pėrēarje dhe shkanduj nė dėm tė mėsimit nė tė cilin jeni mėsuar (Rom 16, 17). Prandaj dėshiroj tė vij e tju them sy mė sy e me zemėr tė sinqertė se ...dėshiroj tė jeni tė urtė pėr sa i pėrket sė mirės e tė jeni tė pastėr nga ēdo e keqe (Rom 16, 19b), qė tė mos bėhemi shkandull e tė mos poshtėrohet shėrbesa jonė. Pėrkundrazi, nė ēdo gjė e dėftojmė veten si mbarėshtues tė Hyjit nė Shpirtin Shenjt, nė dashuri tė ēiltėr, me fjalė tė vėrtetė, me fuqi tė Hyjit, duke sulmuar e duke u mbrojtur vetėm me armė tė drejtėsisė (2 Kor 6, 4-7), flas porsi me fėmijėt e mi hapeni edhe ju plotėsisht zemrėn tuaj! (2 Kor 6, 13).
Paqja brenda nesh na bėn tė shėrbejmė, tė shpallim dhe tė jetojmė me gėzim dhe e gjithė vepra jonė tė jetė mė bindėse, si pėr ata qė na binden nė fe, po ashtu edhe pėr ata qė janė nė kėrkim tė saj. Kurse bashkimi na e krijon mundėsinė qė tė jemi mė tė fortė pėrballė botės dhe mė tė sigurt nė pėrballjen tonė me sfidat e jetės qė na presin. Mbi tė gjitha, bashkimi slė nė vuajtje trupin e Krishtit dhe e vė nė shėrbim tė shenjtėrimit tė botės ēdo gjymtyrė tė Tij. Sigurisht, edhe ju keni shumė gjėra pėr tmi thėnė nė kėtė drejtim, e mezi pres tju dėgjoj e tė pėrtypė nė zemrėn time ēdo shqetėsim, sugjerim apo kėshillė qė ju doni tė mė jepni si kontribut i juaj pėr tė mirėn tonė nė Krishtin.
Sė fundi, o vėllezėr e motra nė Krishtin, gjatė kėtij takimi me ju do tė kemi mundėsi tė mirė tė pėrgatitemi pėr ta pėrmbyllur Vitit Meshtarak, gjatė tė cilit jemi pėrpjekur tė pėrtėrijmė besnikėrinė ndaj thirrjes, tė pėrmirėsojmė shėrbimin tonė nė meshtari dhe tė rrisim besnikėrinė tonė ndaj Krishtit dhe Kishės sė tij.
Tė dashur vėllezėr e motra, kremtimi i Vitit Meshtarak ėshtė rast i volitshėm pėr tu thelluar nė vlerat e misionit tė Meshtarit nė jetėn e Kishės dhe tė botės. Prandaj, ju ftoj qė tė vazhdojmė tė frymėzohemi nga shembulli i shenjtėrve, pėr tė cilėt Kisha ditė pėr ditė, nė pėrkujtimin e tyre, na i ofron si dritė qė duhet tė ndriēojė realitetin e kohės tonė e nė tė cilėn duhet tė gjejmė forca tė reja pėr tė ushtruar veprėn e shėlbimit, qė edhe ne tė kemi pjesė nė shoqėrinė e shenjtėrve nė Krishtin.
Pastaj gjatė kėtij viti do tė ecim sipas shembullit tė sė Lumes Nėna Tereze dhe do tė pėrpiqemi qė sa mė shumė tė mbjellim nė Zemrėn e tė gjithėve shembullin e dashurisė ndaj Zotit, kujdesin nė dashuri pėr tė afėrmin dhe gatishmėrinė pėr shėrbim besnik nė Kishė.
Nė fund e pėrshėndes famullitarin, i cili me zell vazhdon tė jetė shėrbyes i tė gjithėve dhe nė shėrbim tė nevojave tuaja; pėrshėndes po ashtu motrat e nderit, rregulltaret, qė veprojnė brenda bashkėsisė suaj me pėrkushtim dhe me jetėn e tyre dėshmojnė se ia vlen tia kushtosh tėrėsisht jetėn Zotit. Pėrshėndes bijtė dhe bijat e bashkėsisė suaj famullitare, tė cilėt nė mėnyrė tė organizuar dėshirojnė tė kontribuojnė nė rritjen e fesė dhe nė ushtrimin e saj nė jetėn familjare. Pėrshėndes Kėshillin e kishės qė kujdeset pėr tė pėrkrahur famullitarin nė drejtimin e famullisė, korin e kishės qė me gėzim ia bėn tė mundur bashkėsisė ti kėndojė lavde Zotit dhe e zmadhon ēdo shėrbesė liturgjike nė kishėn tuaj; pėrshėndes tė rinjtė, fėmijėt dhe ministrantėt qė i japin jetė lterit dhe oborrit tė kishės, e, nė veēanti, pėrshėndes tė moshuarit qė vazhdojnė tė jenė shembull i mirė brenda bashkėsisė suaj, sidomos gjatė meshės sė pėrditshme dhe lutjes sė rruzares, nė Kishė. (krh. Rom 16, 1-16).
Prizren, 22 shkurt 2010
Nė tė Kremten e Katedres sė Shėn Pjetrit
Dodė Gjergji
15.02.2010 - Marte

MESAZHI I ATIT TĖ SHENJTĖ BENEDIKTI I XVI
ME RASTIN E KREZHMEVE 2010
Drejtėsia e Hyjit u shfaq nėpėrmjet besimit nė Krishtin
(shih Rm 3,21-22)
Tė dashur vėllezėr e motra,
Ēdo vit, me rastin e Krezhmeve, Kisha na fton nė njė rishikim tė sinqertė tė jetės sonė nėn dritėn e mėsimeve ungjillore. Kėtė vit do tė doja tju propozoja disa reflektime mbi temėn e gjerė tė drejtėsisė, duke u nisur nga pohimi i shėn Palit: Drejtėsia e Hyjit u shfaq nėpėrmjet besimit nė Krishtin (shih Rm 3,21-22).
Drejtėsia: dare cuique suum
Po ndalem nė radhė tė parė mbi domethėnien e termit drejtėsi, qė nė gjuhėn e pėrbashkėt nėnkupton ti japėsh secilit tė tijnė - dare cuique suum, sipas shprehje sė njohur tė Ulpianos, juristit romak tė shekullit III. Por nė realitet, njė pėrkufizim i tillė klasik nuk pėrcakton me saktėsi nė ēfarė qėndron ajo i tiji pėr tia siguruar secilit. Ajo pėr ēfarė njeriu ka nevojė nuk mund ti garantohet me ligj.
Pėr tu gėzuar pėr njė egzistencė nė plotėsi, i duhet diēka shumė mė e thellė qė mund ti jepet vetėm falas: do tė mund tė thonim se njeriu jeton me atė dashuri qė vetėm Hyji mund tia komunikojė, pėrderisa e krijoi nėn shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e vet. Janė sigurisht tė dobishme dhe tė nevojshme tė mirat materiale edhe vetė Jezusi ėshtė kujdesur pėr tė shėruar tė sėmurėt, pėr tė ngopur turmat qė e ndiqnin e sigurisht dėnon indiferencėn qė edhe sot detyron qindra e mijėra qėnie njerėzore tė vdesin pėr shkak tė mungesės sė ushqimit, tė ujit dhe tė ilaēeve, por drejtėsia shpėrndarėse nuk i jep qėnies njerėzore gjithēka tė tijėn qė i takon.
Mė shumė se sa pėr bukė, ai nė fakt ka nevojė pėr Hyjin. Shėn Agustini nėnvizon: nėse drejtėsia ėshtė virtyti qė i shpėrndan secilit tė tijnė... nuk ėshtė drejtėsi e njeriut ajo qė e largon njeriun nga Hyji i vėrtetė (De civitate Dei, XIX, 21).
Nga vjen padrejtėsia?
Ungjilltari Marku na sjell fjalėt e mėposhtme tė Jezusit, tė cilat pėrfshihen nė debatin e atėhershėm rreth asaj se ēfarė ėshtė e pastėr e ēfarė nuk ėshtė e pastėr: Nuk ka asgjė jashtė njeriut qė, duke hyrė nė tė, mund ta bėjė tė papastėr. Por janė gjėrat qė dalin prej njeriut ato qė e bėjnė atė tė papastėr... Pra, ajo qė del prej njeriut ėshtė ajo qė e bėn tė papastėr njeriun. Nga brenda nė fakt, domethėnė nga zemra e njerėzve, dalin mendimet e sė keqes (Mk 7,14-15.20-21).
Pėrtej ēėshtjes sė menjėhershme qė i pėrket ushqimit, mund tė dallojmė nė reagimin e farisenjve njė tundim tė vazhdueshėm tė njeriut: atė pėr tė zbuluar origjinėn e sė keqes nė njė shkak tė jashtėm. Shumė nga ideologjitė moderne, nėse e vėrejmė me kujdes, kanė kėtė parim: meqė padrejtėsia vjen nga jashtė, pėr tė bėrė tė mbretėrojė drejtėsia, ėshtė e mjaftueshme tė zhduken shkaqet e jashtme qė ndalojnė zbatimin e saj . Kjo mėnyrė tė menduari - paralajmėron Jezusi ėshtė naive e miope. Padrejtėsia, fryt i sė keqes, nuk ka rrėnjė vetėm tė jashtme; ka origjinėn nė zemrėn njerėzore, aty ku gjenden embrionet e njė bashkėjetese misterioze me tė keqen. E pranon nė mėnyrė tė hidhur psalmisti: Ja, nė faj unė linda, nė mėkat mė ngjizi nėna ime (Ps 51,7).
Po, njeriu ėshtė bėrė i brishtė nga njė forcė e thellė, qė e bllokon nė aftėsinė pėr tė hyrė nė bashkim me tjetrin. I hapur si natyrė ndaj rrymės sė lirė tė bashkėndarjes, ndjen brenda vetes njė force tė ēuditshme graviteti qė e ēon tė pėrulet mbi vetveten, tė vetėdeklarohet mbi dhe kundėr tė tjerėve: ėshtė egoizmi, pasojė e fajit tė rrjedhshėm.
Adami dhe Eva, tė mashtruar nga gėnjeshtra e Djallit, duke kapur frutin misterioz nė kundėrshtim me urdhrin hyjnor, kanė zėvendėsuar logjikėn e tė besuarit nė Dashuri me logjikėn e dyshimit dhe tė garės; logjikėn e tė marrurit, e pritjes plot besim nga Tjetri, me logjikėn plot ankth tė tė rrėmbyerit e tė bėrit tė gjėrave vetė (shih Zan 3,1-6), duke arritur si rezultat njė lloj shqetėsimi dhe paqartėsie. Si mundet njeriu tė ēlirohet nga kjo force egoiste dhe tė hapet drejt dashurisė?
Drejtėsi dhe Sedaqah
Nė zemėr tė urtisė sė Izraelit gjejmė njė lidhje tė thellė mes besimit nė Hyjin qė ēon nga pluhuri tė dobėtin (Ps 113,7) e drejtėsi ndaj tė afėrmit. Vetė fjala me tė cilėn nė hebraisht tregohet virtyti i drejtėsisė, sedaqah, e shpreh shumė mirė. Sedaqah nė fakt domethėnė, nga njėra anė, pranim i plotė i vullnetit tė Hyjit tė Izraelit; nga ana tjetėr, drejtėsi ndaj tė afėrmit (shih Dal 20,12-17), nė mėnyrė tė veēantė ndaj tė varfėrit, tė ardhurit, tė jetimit e tė vejushės (shih Lp 10,18-19).
Por dy domethėniet janė tė lidhura, sepse ti japėsh tė varfėrit, pėr izrealitėt, nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē se shkėmbim qė duhet tia japim Hyji, qė ka patur mėshirė pėr mjerimin e popullit tė tij. Jo rastėsisht dhurata e gurėve tė Ligjit dhėnė Moisiut, mbi malin Sinaj, vjen pas kalimit tė Detit tė Kuq. Dėgjimi i Ligjit, presupozon besimin nė Hyjin qė i pari ka dėgjuar ankimin e popullit tė tij dhe ka zbritur pėr ta ēliruar nga pushteti i Egjiptit (shih Dal 3,8). Hyji ėshtė i vėmendshėm ndaj britmės sė tė mjerit e si pėrgjigjje kėrkon qė tė dėgjohet: kėrkon drejtėsi ndaj tė varfėrit (shih Sir 4,4-5.8-9), tė ardhurit (shih Dal 22,20), skllavit (shih Lp 15,12-18). Pėr tė hyrė nė botėn e drejtėsisė ėshtė sidoqoftė e nevojshme tė dalim nga ai iluzion i vetėmjaftueshmėrisė, nga ajo gjendje e thellė mbylljeje, qė ėshtė vetė origjina e padrejtėsisė. Duhet, me fjalė tė tjera, njė dalje mė e thellė se ajo qė Hyji ka kryer me Moisiun, njė ēlirim i zemrės, qė vetėm fjala e ligjit ėshtė ėshtė e pafuqishme pėr ta realizuar. A ka pra pėr njeriun shpresė pėr drejtėsi?
Krishti, drejtėsia e Hyjit
Lajmi i krishterė i pėrgjigjet pozitivisht etjes sė drejtėsisė sė njeriut, ashtu siē pohon apostulli Pal nė Letrėn drejtuar Romakėve: por tashmė, e pavarur nga Ligji, ėshtė shfaqur drejtėsia e Hyjit... nėpėrmjet besimit nė Jezu Krishtin, pėr tė gjithė ata qė besojnė. Nė fakt nuk ka dallim, sepse tė gjithė kanė mėkatuar e janė tė pėrjashtuar nga lavdia e Hyjit, por janė tė shpėtuar falas nėpėrmjet hirit tė tij, nėpėrmjet shpėtimit qė ėshtė nė Jezu Krishtin. Ėshtė Ai qė Hyji e ka caktuar hapur si instrument tė shlyerjes sė fajit, nėpėrmjet besimit, nė gjakun e tij (3,21-25).
Cila ėshtė pra drejtėsia e Krishtit? Ėshtė para sė gjithash drejtėsia qė vjen nga hiri, ku nuk ėshtė njeriu qė riparon, shėron vetveten dhe tė tjerėt. Fakti qė shlyerja ndodh nė gjakun e Jezusit domethėnė qė nuk janė sakrificat e njeriut qė e ēlirojnė nga pesha e fajit, por gjesti i dashurisė sė Hyjit qė hapet deri nė ekstrem, derisa tė bėjė tė kalojė nė veten e tij mallkimi qė i takon njeriut, pėr ti transmetuar nė kėmbim bekimin qė i takon Hyjit (shih Gal 3,13-14). Por ky fakt bėn tė lindė menjėherė njė kundėrshtim: ēfarė drejtėsie ka atje ku i drejti vdes pėr fajtorin e fajtori merr nė kėmbim bekimin qė i takon tė drejtit? A nuk merr secili prej nesh tė kundėrtėn e tė tijnė? Nė tė vėrtetė, kėtu zbulohet drejtėsia hyjnore, thellėsisht e ndryshme nga ajo njerėzore.
Hyji ka paguar pėr ne nė Birin e vet ēmimin e shpėrblimit, njė ēmim me tė vėrtetė tepėr i lartė. Pėrballė drejtėsisė sė kryqit njeriu mund tė rebelohet, sepse kryqi vė nė dukje qė njeriu nuk ėshtė njė qėnie autarkik, por ka nevojė pėr njė Tjetėr pėr tė qenė plotėsisht vetvetja. Tė kthehesh nė Krishtin, ti besosh Ungjillit, domethėnė nė fund tė fundit pikėrisht kėtė: tė dalėsh nga iluzioni i vetėmjaftueshmėrisė pėr tė zbuluar e pėr tė pranuar varfėrinė tėnde nevojėn pėr tė tjerėt e pėr Hyjin, kėrkesėn pėr faljen e tij dhe miqėsinė e tij.
Kuptohet atėherė se si besimi ėshtė mė shumė mė tepėr se njė fakt natyral, i rehatshėm, i qartė: duhet pėrvujtėri pėr tė pranuar se kemi nevojė qė njė Tjetėr tė mė ēlirojė nga e imja, pėr tė mė dhėnė falas tė tijnė. Kjo ndodh nė mėnyrė tė veēantė nė sakramentet e Rrėfimit e tė Eukaristisė. Falė veprės sė Krishtit, ne mund tė hymė nė drejtėsinė mė tė madhe, qė ėshtė ajo e dashurisė (shih Rm 13,8-10), drejtėsia e atij qė ndjehet nė ēdo rast gjithnjė e mė shumė borxhli se sa kreditor, sepse ka marrė mė shumė se sa mund tė pritej.
Pikėrisht, i fortė nga kjo pėrvojė, i krishteri ėshtė i nxitur tė kontribuojė pėr tė formuar shoqėri tė drejta, ku tė gjithė marrin aq sa ėshtė e nevojshme pėr tė jetuar sipas vetė dinjitetit tė njerėzve dhe aty ku drejtėsia ėshtė gjallėruar nga dashuria.
Tė dashur vėllezėr e motra, Krezhma arrin kulmin nė Treditėshin e Pashkėve, nė tė cilin edhe kėtė vit do tė kremtojmė drejtėsinė hyjnore, qė ėshtė plotėsi bamirėsie, dhurate, shpėtimi. Qė kjo kohė pendese tė jetė pėr ēdo tė krishterė kohė kthimi tė vėrtetė dhe njohje e thellė e misterit tė Krishtit, qė ka ardhur pėr tė kryer ēdo drejtėsi. Me ndjenja tė tilla, ju dėrgoj nga zemra tė gjithėve Bekimin Apostolik.
Nga Vatikani, 30. tetor 2009
BENEDICTUS PP. XVI
21.12.2009 - Marte

Meshtarėve, rregulltarėve dhe rregulltareve, besimtarėve katolikė, si dhe tė gjithė njerėzve vullnetmirė.
Populli qė ecte nė errėsirė pa njė dritė tė madhe (Is 9, 1)

Imzot Dodė Gjergji
Tė dashur vėllezėr e motra nė Krishtin!
Nė prag tė festės sė Kėrshėndellave, lindjes sė Zotit tonė Jezu Krishtit, po vij te Ju edhe njėherė, pėr tė shprehė falėnderimet e mia pėr gjithė dashurinė dhe mbėshtetjen Tuaj gjatė kėtij viti. Njėkohėsisht dėshiroj, qė, sė bashku me Ju, tė falėnderoj Zotin pėr tė gjitha dhuratat qė na i ka dhėnė, pėr tėrė hirin qė e ka derdhur nė ne dhe pėr gjithė dashurinė qė ka treguar ndaj tė tjerėve nėpėrmjet nesh, gjatė kėtij viti qė po e lėmė pas. Shpresoj shumė qė, gjatė kohės sė Pritjes (Adventit), me fuqinė e fesė dhe tė besimit, kemi arritur tė zbulojmė misterin e ngjarjes mė tė madhe tė historisė sė qiellit dhe tė tokės: Mishėrimin e Fjalės, Lindjen e Zotit tonė Jezu Krishtit nė Betlehem.
Nga dėshmia e shkrimeve tė Shenjta, pėrvoja e fesė sė Popullit tė Zgjedhur dhe nga dėshmia e Kishės sė Krishtit, zbulojmė se: Ngjarja e Betlehemit ishte momenti mė vetėmohues i Hyjit dhe mė fatlumi pėr njeriun. Vetėmohues, sepse Krishti ishte me natyrė Hyj, e barazinė e vet me Tė nuk e ēmoi si njė visar qė smundėt pa tė, por ia mohoi vetvetes kėtė, e mori natyrėn e shėrbėtorit dxhe u bė i ngjashėm me njerėzit, qė ne nėpėrmjet pėrvujtėrisė sė Tij tė fitojmė faljen e mėkateve, trashėgiminė e shenjtėrve, bijėsinė hyjnore (krh. 1 Kol 3, 12-20).
Krishtlindja, pra, ėshtė festa dhe ngjarja kur Zoti hyri nė pėrvojėn tonė njerėzore tė tokės, dhe nga kjo pėrvojė na mėsoi dhe na ftoi tė hyjmė nė pėrvojėn hyjnore tė Qiellit. Kjo pėrvojė e vajit tė Tij njerėzor nė djep, si dhe ajo e kėngės sonė hyjnore nė Kryq, mundėson shkėlqyeshėm pajtimin e pėrheshmė mes Zotit dhe njeriut, mes Qiellit e tokės.
Prandaj, jemi pėrgatitur me gėzim pėr tė festuar Natėn e Krishtlindjes, festėn e njė fillimi tė ri dhe njė jetė tė re me Zotin.
Me ardhjen e Tij nė botė, Jezu Krishti na e zbuloi dashurinė e Hyjit pėr ne dhe nė mėnyrė tė pėrjetshme e mishėroi atė nė zemrat e atyre qė i besuan dhe nėpėrmjet tyre vazhdon tė rrezatojė dashuria e Tij mbi tokė dhe ti ndriēojė zemrat e tė gjithė njerėzve vullnetmirė.
Pra, Krishtlindja ėshtė misteri, i cili na zbulon fytyrėn e vėrtetė tė Hyjit, dhe njėkohėsisht ėshtė edhe misteri qė zbulon fytyrėn e vėrtetė tė njeriut, sepse ia rikthen atij dinjitetin e humbur.
Kisha e pėrgjithshme e shpėrndarė nė katėr anėt e botės, duke dėshmuar ngjarjen e Betlehemit dhe duke dhuruar dashurinė, qė Zoti i dha asaj nė Jezu Krishtin, ėshtė sot Shpella e Betlehemit dhe vendshenjtėrimi i tė gjithė atyre qė besojnė dhe ushtrojnė dashurinė ndaj Zotit dhe ndaj tė afėrmit.
Dimensioni tjetėr i Festės sė Krishtlindjes shfaqet gjatė ushtrimit tė dashurisė dhe shejtėrimit pėr tė mbajtur gjallė shpresėn, se: Ai do tė vijė pėrsėri pėr tė gjykuar tė gjallėt dhe tė vdekurit! E, kur do tė vijė, dėshirojmė tė na gjejė duke iu lutur Atij e duke e lavdėruar Atė.
Krishtlindja na mėson se gėzimin duhet ta kėrkojmė atje ku nuk presim ta gjejmė. Jo nė njė pallat, por nė njė shpellė; jo nė njė njeri tė pushtetshėm, por nė njė Foshnjė tė brishtė, jo nė gjėra materiale, por nė hirin qė na u shfaq ne nėpėr Jezu Krishtin i cili na mundėson qė tė jetojmė njė jetė plot me urtėsi, drejtėsi dhe dashuri me Hyjin (krh. Tit 2, 12).
Mos ki frikė! Mos kini frikė! Kėto fjalė i dėgjojmė shpesh nė liturgjinė e Krishtlindjes. I dėgjojmė nga goja e Isaisė pėr njė popull tė dėshpėruar, nga goja Engjėllit Lajmėtar pėr Marinė, qė tė pranonte tė bėhej Nėna e Zotit, e mė vonė edhe nga kori i engjėjve pėr barinjtė nė Betlehem, qė ti japin lavdi Hyjit nė mė tė lartin qiell . Kėtė mision e ka Kisha qė ta ftojė njeriun e shekullit XXI tė mos ketė frikė, sepse si e kaluara, si e sotmja dhe e ardhmja, i takojnė vetėm Zotit, e ne mund tė jemi trashėgimtarė tė kohėrave, vetėm nėpėrmjet Tij.
Fort tė dashur vėllezėr dhe motra, me tė njėjtėn fe dhe dashuri dėshiroj tju ftoj tė gjithė juve qė bashkė me ne kremtoni ose na uroni qė tė kremtojmė sa mė mirė, tė mos keni frikė nga askush dhe nga asgjė, sepse nėpėr Krishtin jemi bėrė trashėgimtarė tė Pronarit tė Qiellit dhe tė tokės, prandaj, gjithēka e tij na takon edhe neve. Ju tė varfėr mos keni frikė tė vuani varfėrinė tuaj, ashtu siē Krishti skishte frikė tė vuante mundimin e Kryqit. Ju tė rinj mos keni frikė nga e kaluara, sepse ajo mund tė pėrmirėsohet sot dhe mos keni frikė nga e ardhmja, sepse ajo ju takon juve. Ju mund ta humbni atė, ose tia dhuroni plot fryte gjeneratave tė ardhshme. Mos ke frik ti qė tė urrejnė, sepse ėshtė dashuria e Zotit qė tė gjithėve na krijon mundėsinė tė duam pa kufi dhe tė jemi tė gatshėm tė falim ēdoherė, pa shpėrblim e pa kusht.
Tė dashur, nga pėrvoja shumėshekullore e fesė, ne tė krishterėt kemi dėshmuar se gjatė miqėsisė me Krishtin, kemi mėsuar ti mbetemi besnikė fesė dhe tė mos lejojmė qė asnjė pasuri tokėsore, asnjė fuqi dhe asnjė pushtet tė mos na ndajė nga dashuria e Tij dhe qė dashuria e jonė pėr tė afėrmin duhet tė rrezatohet njėkohėsisht pėr tė gjithė njerėzit pa dallim, si pėr tė vegjėl, ashtu edhe pėr tė mėdhenjė, si pėr tė varfėr, ashtu edhe pėr tė pasur, si pėr njerėz tė ditur, ashtu edhe pėr tė paditurit, si pėr tė mirė, ashtu edhe pėr tė keqinjė. Nėse ndonjėherė vėrehet ēfarėdolloj ndasie, ajo kurrė nuk guxon tė burojė nga mungesa e dashurisė sė tė krishterėve. Ne duhet dhe duam ti duam tė gjithė, pa dallim, edhe pse ata qė i duam shpeshherė ndahen nė ata qė na pėrgjigjen me dashuri dhe nė ata qė na pėrgjigjen me urrejtje.
Vėllezėr dhe motra, tė dashur miq dhe ju njerėz vullnetmirė, nė fund dėshiroj tė Ju siguroj lutjet e mia tė pėrzemėrta dhe plot dashuri pėr ju, qė tė jeni tė gatshėm pėr tė pranuar hiret dhe bekimet qė Zoti i ka bėrė gati pėr ne dhe nėpėrmjet nesh ia dhuron botės.
Edhe njėherė Pėr shumė mot Krishtlindja dhe urime pėr vitin e Ri 2010.
Ipeshkvi Juaj, Dodė Gjergji
03.05.2009 - Marte

MESAZH I ATIT TĖ SHENJTĖ
PĖR DITĖN XLVI BOTĖRORE
TĖ LUTJES PĖR THIRRJET
3 MAJ 2009 E DIELA IV E PASHKĖS
Tema: «Besimi nė nismėn e Hyjit dhe pėrgjigjja njerėzore»
Tė nderuar Vėllezėr nė Ipeshkvi dhe nė Meshtari, tė dashur vėllezėr e motra!
Me rastin e Ditės Botėrore tė lutjes pėr thirrjet nė meshtari dhe nė jetėn e pėrkushtuar, qė do tė kremtohet mė 3 maj 2009, nė tė Dielėn e katėrt tė Pashkės, me ėndje ftoj mbarė popullin e Hyjit qė tė reflektojė mbi temėn: Besimi nė nismėn e Hyjit dhe pėrgjigjja njerėzore. Kumbon e pėrjetshme nė Kishė thirrja e Jezusit drejtuar dishepujve tė vet: Lutjuni, pra Zotėrisė sė tė korrave, tė dėrgojė korrtarė nė tė korrat e veta (Mt 9, 38). Lutuni! Thirrja e ngutshme e Zotit nėnvizon se si lutja pėr thirrjet duhet tė jetė e pandėrprerė dhe besimplotė. Nė fakt, vetėm nėse ėshtė e gjallėruar nga lutja, bashkėsia e krishterė mundet vėrtet qė tė ketė mė shumė besim dhe shpresė nė nismėn hyjnore (Thirrja ap. postsinodale Sacramentum caritatis, 26).
Thirrja nė meshtari dhe nė jetėn e pėrkushtuar ėshtė njė dhuratė e veēantė hyjnore qė ndėrfutet nė planin e gjerė tė dashurisė dhe tė shpėtimit qė Hyji ka pėr ēdo njeri dhe pėr mbarė njerėzimin. Apostulli Pal, tė cilin e kujtojmė nė mėnyrė tė posaēme gjatė kėtij viti kushtuar atij nė dymijė vjeēarin e lindjes sė tij, duke u shkruar efesianėve pohon: Qoftė bekuar Hyji, Ati i Zotit tonė Jezu Krishtit, i cili na bekoi me ēdo bekim shpirtėror nė qiell nė Krishtin. Nė Tė na zgjodhi para krijimit tė botės qė tė jemi tė shenjtė e tė papėrlyer para Tij nė dashuri (Ef 1, 3-4). Nė thirrjen e gjithėmbarshme ndaj shenjtėrisė del nė pah nisma e veēantė e Hyjit, me anė tė sė cilės zgjedh disa qė ta ndjekin mė nga pranė Birin e tij Jezu Krishtin, dhe pėr tė qenė shėrbestarė e dėshmitarė tė tij tė privilegjuar. Mėsuesi hyjnor i thirri personalisht Apostujt qė tė jenė me tė e ti dėrgojė tė predikojnė, e ta kenė pushtetin ti dėbojnė djajtė (Mk 3, 14-15); ata, nga ana e tyre, u bashkuan me dishepuj tė tjerė, bashkėpunėtorė besnikė nė shėrbesėn misionare. Dhe nė kėtė mėnyrė, duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Zotit dhe tė pėrkulshėm ndaj veprimit tė Shpirtit Shenjt, aradhė tė panumėrta priftėrinjsh dhe personash tė pėrkushtuar, gjatė shekujve nė Kishė, e kanė vendosur veten nė shėrbim tė plotė tė Ungjillit. I falemi nderit Zotit qė edhe sot vazhdon tė thėrrasė punėtorė pėr vreshtin e vet. Edhe pse ėshtė e vėrtetė qė nė disa zona tė tokės ka njė mungesė shqetėsuese priftėrinjsh, dhe qė vėshtirėsitė dhe pengesat e shoqėrojnė ecjen e Kishės, na mbėshtet siguria e patundshme qė nė rrugėt e kohės drejt pėrmbushjes pėrfundimtare tė Mbretėrisė e udhėheq Ai, Zoti, qė me liri zgjedh dhe fton ta ndjekin persona nga ēdo kulturė dhe moshė, sipas planeve tė pashqyrtueshme tė dashurisė sė tij tė mėshirshme.
Pra detyra jonė e parė ėshtė ta mbajmė gjallė, me lutje tė paprerė, kėtė thirrje tė nismės hyjnore nė familje dhe nė famulli, nė lėvizjet dhe nė shoqatat e angazhuara nė apostullim, nė bashkėsitė rregulltare dhe nė tė gjitha shtjellimet e jetės dioqezane. Duhet tė lutemi qė mbarė populli i krishterė tė lutet nė besimin tek Hyji, i bindur se i zoti i tė korrave nuk rresht sė kėrkuari nga disa qė ta angazhojnė lirisht ekzistencėn e tyre pėr tė bashkėpunuar me tė mė nga afėr nė veprėn e shpėtimit. Dhe nga ana e atyre qė janė tė thirrur kėrkohet njė dėgjim i vėmendshėm dhe njė shoshitje e kujdesshme, pjesėmarrje bujare dhe e menjėhershme ndaj planit hyjnor, njė pėrthellim serioz i asaj ēka i pėrket thirrjes meshtarake dhe rregulltare pėr tiu pėrgjigjur nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe tė bindur. Katekizmi i Kishės Katolike kujton me vend se nisma e lirė e Hyjit kėrkon pėrgjigjen e lirė tė njeriut. Njė pėrgjigje pozitive qė presupozon gjithmonė pranimin dhe bashkėndarjen e planit qė Hyji ka pėr secilin; njė pėrgjigje qė e pranon nismėn e dashurisė sė Zotit dhe bėhet pėr atė qė ėshtė i thirrur njė nevojė morale shtrėnguese, njė nderim mirėnjohės ndaj Hyjit dhe njė bashkėpunim tėrėsor me planin qė Ai pėrmbush nė histori (khs nr. 2062).
Duke kundruar misterin eukaristik, qė shpreh nė mėnyrėn mė tė plotė dhuratėn e lirė qė bėn Ati nė Personin e Birit tė Njėlindur pėr shpėtimin e njerėzve, dhe gatishmėrinė e plotė dhe tė bindur tė Krishtit pėr ta pirė deri nė fund kelkun e vullnetit tė Hyjit (khs Mt 26, 39), kuptojmė mė mirė se besimi nė nismėn e Hyjit formėzon dhe i jep vlerė pėrgjigjes njerėzore. Nė Eukaristi, dhurata e pėrkryer qė realizon planin e dashurisė pėr shėlbimin e botės, Jezusi flijohet lirisht pėr shpėtimin e njerėzimit. Kisha ka shkruar paraardhėsi im i dashur Gjon Pali II e ka marrė Eukaristinė nga Krishti Zoti i saj jo si njė dhuratė, edhe pse e ēmuar mes shumė tė tjerash, por si dhuratėn e shkėlqyer, sepse ėshtė dhuratė e vetvetes, e personit tė tij, nė njerėzimin e tij tė shenjtė, si dhe e veprės sė tij tė shpėtimit (Enc. Ecclesia de Eucharistia, 11).
Priftėrinjtė, qė pikėrisht nė Krishtin eukaristik mund tė kundrojnė modelin e rrallė tė njė dialogu thirror mes nismės sė lirė tė Atit dhe pėrgjigjes besimplotė tė Krishtit, kanė detyrėn pėr ta pėrjetėsuar kėtė mister shpėtimsjellės nė shekuj, deri nė kthimin e lavdishėm tė Zotit. Nė kremtimin eukaristik ėshtė vetė Krishti qė vepron tek ata qė Ai zgjedh si meshtarė tė tij; i mbėshtet qė pėrgjigjja e tyre tė zhvillohet nė njė pėrmasė tė besimit dhe mirėnjohjes qė fshin ēdo frikė, edhe kur bėhet mė e fortė pėrvoja e dobėsisė vetjake (khs Rom 8, 26-30), apo bėhet mė i ashpėr konteksti i moskuptimit apo deri edhe i pėrndjekjes (khs Rom 8, 35-39).
Vetėdija se jemi shpėtuar nga dashuria e Krishtit, qė ēdo Meshė e Shenjtė ushqen tek besimtarėt dhe veēanėrisht tek priftėrinjtė, nuk mund tė mos nxisė nė ta njė braktisje besimplotė nė Krishtin qė ka dhėnė jetėn pėr ne. Besimi tek Zoti dhe pranimi i dhuratės sė tij, tė ēon nė besimin ndaj Tij me shpirt mirėnjohės duke marrė pjesė nė planin e tij shpėtimsjellės. Nėse kjo ndodh, i shpėtuari braktis me shumė dėshirė gjithēka dhe ulet nė bankat e shkollės sė Mėsuesit hyjnor; atėherė nis njė dialog pjellor mes Hyjit dhe njeriut, njė takim i mistershėm mes dashurisė sė Zotit qė thėrret dhe lirisė sė njeriut qė nė dashuri i pėrgjigjet, duke dėgjuar ti kumbojnė nė shpirt fjalėt e Jezusit: Ju nuk mė zgjodhėt mua, por unė ju zgjodha ju dhe ju caktova tė shkoni e tė jepni fryt e fryti juaj tė qėndrojė (Gjn 15, 16).
Ky gėrshetim dashurie mes nismės hyjnore dhe pėrgjigjes njerėzore ėshtė i pranishėm, nė mėnyrė tė admirueshme, edhe nė thirrjen pėr jetėn e pėrkushtuar. Na kujton Koncili II i Vatikanit: Kėshillat ungjillore tė dėlirėsisė sė pėrkushtuar Hyjit, tė varfėrisė dhe tė bindjes, pasi qė janė tė bazuara nė fjalėt dhe shembujt e Zotit, dhe na janė porositur nga Apostujt, nga Etėrit, nga doktorėt dhe nga barinjtė e Kishės, janė njė dhuratė hyjnore, qė Kisha ka marrė nga Zoti i saj dhe me hirin e tij i ruan gjithmonė (kusht. Lumen gentium, 43). Akoma edhe njė herė, ėshtė Jezusi modeli shembullor i pjesėmarrjes tėrėsore dhe besimplotė ndaj vullnetit tė Atit, qė duhet tė shohė ēdo person i pėrkushtuar. Tė tėrhequr prej tij, qė nė shekujt e parė tė krishtėrimit, shumė burra dhe gra kanė braktisur familjen, pronat, pasuritė materiale dhe gjithēka qė njerėzisht mund tė dėshirohet, pėr tė ndjekur bujarisht Krishtin dhe pėr tė jetuar pa kompromise Ungjillin e tij, qė pėr ta ėshtė bėrė shkollė e shenjtėrisė rrėnjėsore. Edhe sot shumė vetė e pėrshkojnė tė njėjtin itinerar kėrkues tė pėrsosmėrisė ungjillore, dhe e realizojnė thirrjen e tyre me shpalljen e kėshillave ungjillore. Dėshmia e kėtyre vėllezėrve e motrave tona, nė manastiret e jetės kundruese si edhe nė institutet dhe kongregatat e jetės apostolike, i kujton popullit tė Hyjit misterin e Mbretėrisė sė Hyjit qė vepron nė histori, por qė pret realizimin e plotė nė qiej (Thirrja ap. postsinodale Jeta e pėrkushtuar, 1).
Kush mund tė ndihet i denjė pėr tiu afruar meshtarisė? Kush mund ta pėrqafojė jetėn e pėrkushtuar duke u mbėshtetur thjesht nė burimet e veta njerėzore? Akoma edhe njė herė, ėshtė me dobi tė theksojmė se pėrgjigjja e njeriut ndaj thirrjes hyjnore, kur jemi tė vetėdijshėm se ėshtė Hyji ai qė e ndėrmerr nismėn dhe ėshtė sėrish ai qė e pėrfundon planin e tij shpėtimsjellės, nuk mvishet kurrė me llogarinė e ndrojtur tė shėrbėtorit pėrtac qė nga frika e fshehu nėn dhé talentin qė iu besua (khs Mt 25, 14-30), por shprehet nė njė pjesėmarrje tė menjėhershme ndaj ftesės sė Zotit, siē bėri Pjetri kur nuk ngurroi ti hidhte sėrish rrjetat edhe pse ishte munduar gjithė natėn pa zėnė asgjė, duke i besuar fjalės sė tij (khs Lk 5, 5). Pa hequr aspak dorė nga pėrgjegjėsia personale, pėrgjigjja e lirė e njeriut ndaj Hyjit bėhet nė kėtė mėnyrė bashkėpėrgjegjėsi, pėrgjegjėsi nė dhe me Krishtin, falė veprimit tė Shpirtit tė tij tė Shenjtė; bėhet bashkim me Atė qė na bėn tė aftė tė japim shumė fryte (khs Gjn 15, 5).
Pėrgjigje njerėzore emblematike, plot me besim nė nismėn e Hyjit, ėshtė Amen-i bujar dhe i plotė i Virgjėrės sė Nazaretit, shqiptuar me pjesėmarrje tė pėrvujtur dhe tė vendosur ndaj planeve tė Gjithė tė Lartit, qė Asaj iu pėrcollėn nga lajmėtari qiellor (khs Lk 1, 38). Po-ja e saj e menjėhershme bėri tė mundur qė Ajo tė bėhej Nėna e Hyjit, Nėna e Shpėtimtarit tonė. Marisė, pasi tha pėr herė tė parė kėtė fiat, shumė herė tė tjera iu desh ta pėrsėrisė, deri nė ēastin kulmor tė kryqėzimit tė Jezusit, kur qėndronte pranė kryqit, siē vė re ungjilltari Gjon, bashkėpjesėmarrėse e dhimbjes mizore tė tė Birit tė pafajshėm. Dhe pikėrisht nga kryqi, Jezusi duke vdekur na e ka dhėnė si Nėnė dhe na ka besuar tek Ajo si bij (khs Gjn 19, 26-27), Nėnė posaēėrisht e priftėrinjve dhe e personave tė pėrkushtuar. Asaj do tė doja tia besoja ata qė kuptojnė thirrjen e Hyjit pėr tu vėnė nė udhė nė rrugėn e meshtarisė apo tė jetės sė pėrkushtuar.
Tė dashur miq, mos tju lėshojė zemra pėrballė vėshtirėsive dhe dyshimeve; besojini Hyjit dhe ndiqni besnikėrisht Jezusin dhe do tė jeni dėshmitarė tė gėzimit qė shpėrthen nga bashkimi i thellė me Tė. Duke imituar Virgjėrėn Mari, qė brezat e shpallin tė lumtur, sepse ka besuar (khs Lk 1, 48), angazhohuni me ēdo energji shpirtėrore pėr tė realizuar planin shpėtimsjellės tė Atit qiellor, duke kultivuar nė zemrėn tuaj, porsi Ajo, aftėsinė pėr tu habitur dhe pėr tė adhuruar Atė qė ka pushtetin pėr tė bėrė gjėra tė mėdha sepse Shenjt ėshtė emri i tij (khs po aty 1, 49).
Nga Vatikani, 20 janar 2009
BENEDIKTI XVI
(Pėrktheu: Irene Margariti)
20.01.2009 - Marte

Mesazh i Papės Benedikti XVI
pėr Ditėn Botėrore tė Rinisė 2009
01. 01. 2009
"Shpresojmė nė Hyjin e gjallė" (1 Tim 4, 10)
Tė dashur miq,
tė dielėn e ardhshme tė Larit do tė kremtojmė, nė rrafsh dioqezan, Ditėn XXIV Botėrore tė Rinisė. Ndėrsa pėrgatitemi pėr kėtė rast tė pėrvitshėm, mendoj me mirėnjohje tė gjallė pėr Zotin pėr takimin qė u mbajt nė Sydney, korrikun e vjetshėm: takim i paharrueshėm, gjatė tė cilit Shpirti Shenjt ka ripėrtėrirė jetėn e tė rinjve tė shumtė qė u mblodhėn aty nga e gjithė bota. Gėzimi i festės dhe entuziazmi shpirtėror i jetuar gjatė atyre ditėve, qenė njė shenjė shprehėse e pranisė sė Shpirtit Shenjt. Dhe tani jemi mbudhur drejt takimit ndėrkombėtar qė do tė mbahet nė Madrid nė vitin 2011, qė do tė ketė si temė fjalėt e apostullit Pal: tė rrėnjosur e tė themeluar nė Krishtin, tė fortė nė fe" (khs Kol 2,7). Nė shikim tė kėtij takimi botėror tė tė rinjve, dėshirojmė tė kryejmė sė bashku njė rrugėtim formues, duke reflektuar gjatė vitit 2009 mbi pohimin e shėn Palit: "Shpresojmė nė Hyjin e gjallė" (1 Tim 4, 10), dhe nė vitin 2010 mbi pyetjen e djaloshit tė pasur drejtuar Jezusit: Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur? (Mk 10,17).
Rinia, koha e shpresės
Nė Sydney, vėmendja jonė u pėrqendrua mbi atė ēka Shpirti Shenjt u thotė sot besimtarėve, dhe nė veēanti juve, tė dashur tė rinj. Gjatė Meshės sė Shenjtė pėrmbyllėse, ju ftova qė ta lini veten tė merrni formė prej Tij pėr tu bėrė lajmėtarė tė dashurisė hyjnore, tė aftė pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme shprese pėr mbarė njerėzimin. Nė tė vėrtetė, ēėshtja e shpresės ėshtė nė qendėr tė jetės sonė si qenie njerėzore dhe tė misionit tonė si tė krishterė, veēanėrisht nė ditėt e sotme. Tė gjithė ne ndiejmė nevojėn pėr tė patur shpresė, por jo njė shpresė dosido, por njė shpresė tė qėndrueshme dhe tė besueshme, siē kam dashur tė theksoj nė Enciklikėn Spe salvi. Rinia nė veēanti ėshtė kohė shprese, sepse sheh kah e ardhmja me pritshmėri tė ndryshme. Kur jemi tė rinj ushqejmė ideale, ėndrra e plane; rinia ėshtė koha nė tė cilėn piqen zgjidhje vendimtare pėr gjithė pjesėn tjetėr tė jetės. Dhe mbase edhe pėr kėtė ėshtė stina e ekzistencės nė tė cilėn lulėzojnė fuqishėm pyetjet themelore: pėrse gjendem nė tokė? ēkuptim ka tė jetosh? ēdo bėhet me jetėn time? Dhe mė: si ta arrij lumturinė? pėrse ekzistojnė vuajtja, sėmundja dhe vdekja? ēfarė ka pėrtej vdekjes? Pyetje qė bėhen tė ngutshme kur duhet tė masim forcat me pengesa qė duken tė pakapėrcyeshme: vėshtirėsi nė studime, mungesa e punės, moskuptime nė familje, kriza nė marrėdhėniet e miqėsisė apo nė ndėrtimin e njė mirėkuptimi nė ēift, sėmundje apo paaftėsi, mungesa e burimeve tė mjaftueshme si rrjedhojė e krizės ekonomike dhe sociale aktuale tashmė tė pėrhapur. E pra pyesim veten: ku duhet gjetur dhe si ta mbajmė gjallė nė zemėr flakėn e shpresės?
Nė kėrkim tė "shpresės sė madhe
Pėrvoja tregon se cilėsitė vetjake dhe tė mirat materiale nuk mjaftojnė pėr tė siguruar atė shpresė qė kėrkon vazhdimisht shpirti njerėzor. Siē kam shkruar nė Enciklikėn e cituar tashmė Spe salvi, politika, shkenca, teknika, ekonomia dhe ēdo burim tjetėr material tė vetėm nuk ia dalin qė tė ofrojnė shpresėn e madhe qė tė gjithė ne aspirojmė. Kjo shpresė mund tė jetė vetėm Hyji, qė rrok gjithėsinė dhe mund tė na ofrojė e tė na japė atė ēka, tė vetėm, nuk mund tė arrijmė (n. 31). Ja pse njė nga pasojat kryesore tė harresės sė Hyjit ėshtė pėrhumbja qė shenjon shoqėritė tona, qė pėrkthehet me vetmi dhe dhunė, pakėnaqėsi dhe humbje besimi qė jo rrallė shpėrthejnė nė dėshpėrim. Ėshtė e qartė dhe e fortė thirrja qė na vjen nga Fjala e Hyjit: Qoftė mallkuar ai njeri qė nė njeriun shpreson, ai qė mbėshtjetjen e vet e ka nė njeriun e zemra e tij largohet prej Zotit. Ai do tė jetė porsi marena nė shkretėtirė: nuk sheh kurrė asnjė tė mirė" (Jer 17,5-6).
Kriza e shpresės prek mė lehtė brezat e rinj qė, nė kontekste shoqėroro-kulturore pa siguri, vlera dhe pika tė qėndrueshme referimi, gjenden pėrballė vėshtirėsive qė duket se i kapėrcejnė fuqitė e tyre. Po mendoj, tė dashur miq tė rinj, pėr shumė nga bashkėmoshatarėt tuaj tė lėnduar nga jeta, tė kushtėzuar nga njė papjekuri vetjake qė shpesh ėshtė rrjedhojė e njė zbrazėtie familjare, e zgjedhjeve edukuese tė lira dhe gjithėlejuese dhe e pėrvojave negative e traumatizuese. Pėr disa dhe fatkeqėsisht nuk janė tė pakėt rrjedha gati e detyrueshme ėshtė njė ikje tjetėrsuese drejt sjelljeve tė rrezikshme dhe tė dhunshme, drejt vartėsisė nga drogat dhe alkooli, dhe drejt shumė formave tė tjera tė halleve rinore. E megjithatė, edhe tek ata qė e gjejnė veten nė kushte tė mjerueshme sepse kanė ndjekur kėshillat e mėsuesve tė kėqinj, nuk shuhet dėshira pėr dashurinė e vėrtetė dhe pėr lumturinė e mirėfilltė. Por si tia kumtosh shpresėn kėtyre tė rinjve? Ne e dimė se vetėm nė Hyjin qenia njerėzore gjen realizimin e vet tė vėrtetė. Angazhimi parėsor qė na pėrfshin tė gjithėve ėshtė ai i njė ungjillizimi tė ri, qė ti ndihmojė brezat e rinj qė tė rizbulojnė fytyrėn e vėrtetė tė Hyjit, qė ėshtė Dashuri. Juve, tė dashur tė rinj, qė jeni nė kėrkim tė njė shprese tė qėndrueshme, ju drejtoj tė njėjtat fjalė qė shėn Pali u drejtonte tė krishterėve tė pėrndjekur nė Romėn e asaj kohe: Hyji, nė tė cilin e kemi shpresėn, ju mbushtė me ēdo gėzim e paqe nė besimin tuaj qė, nė saje tė fuqisė sė Shpirtit Shenjt, kurrė tė mos ju mungojė shpresa! (Rom 15,13). Gjatė kėtij viti jubilar kushtuar Apostullit tė popujve, me rastin e dymijėvjeēarit tė lindjes sė tij, le tė mėsojmė nga ai si tė bėhemi dėshmitarė tė besueshėm tė shpresės sė krishterė.
Shėn Pali, dėshmitar i shpresės
Duke u gjendur i zhytur nė vėshtirėsi dhe prova tė ndryshme, Pali i shkruante dishepullit tė tij besnik Timote: Shpresojmė nė Hyjin e gjallė (1 Tim 4,10). Si kishte lindur tek ai kjo shpresė? Pėr tiu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje duhet tė nisemi nga takimi me Jezusin e ringjallur rrugės sė Damaskut. Nė atė kohė Sauli ishte njė i ri si ju, rreth njėzet a njėzet e pesė vjeēar, ndjekės i Ligjit Moisiut dhe i vendosur pėr tė luftuar me ēdo mjet ata qė ai i mbante si armiqtė e Hyjit (khs Vap 9, 1). Ndėrsa po shkonte nė Damask pėr tė arrestuar ndjekėsit e Krishtit, u verbua nga njė dritė e mistershme dhe dėgjoi ta thėrrisnin nė emėr: Saul, Saul, pse po mė salvon?. Si rrėzohet pėrdhe, pyet: Kush je ti, Zotėri?. Dhe ai zė u pėrgjigj: Unė jam Jezusi qė ti e salvon! (khs Vap 9, 3-5). Pas kėtij takimi, jeta e Palit ndryshoi rrėnjėsisht: mori Pagėzimin dhe u bė Apostull i Ungjillit. Rrugės sė Damaskut, ai u shndėrrua brendėsisht nga Dashuria hyjnore e takuar nė personin e Jezu Krishtit. Njė ditė shkruante: Kėtė jetė qė tani e jetoj nė trup, e jetoj nė fenė e Birit tė Hyjit, i cili mė deshi dhe e flijoi vetveten pėr mua (Gal 2,20). Pra, nga pėrndjekės u bė dėshmitar dhe misionar; themeloi bashkėsi tė krishtera nė Azinė e Vogėl dhe nė Greqi, duke pėrshkuar me mijėra kilometra dhe duke u pėrballur me ēdo peripeci tė mundshme deri nė martirizimin nė Romė. Gjithēka pėr dashurinė e Krishtit.
Shpresa e madhe ėshtė nė Krishtin
Pėr Palin shpresa nuk ėshtė vetėm njė ideal apo njė ndjenjė, por njė person i gjallė: Jezu Krishti, Biri i Hyjit. I pushtuar thellėsisht nga kjo siguri, ai do mund ti shkruajė Timoteut: Shpresojmė nė Hyjin e gjallė (1 Tim 4,10). Hyji i gjallė ėshtė Krishti i ringjallur dhe i pranishėm nė botė. Ėshtė ai shpresa e vėrtetė: Krishti qė jeton me ne dhe nė ne dhe qė na thėrret tė marrim pjesė nė vetė jetėn e tij tė pasosur. Nėse nuk jemi vetėm, nėse Ai ėshtė me ne, madje nėse Ai ėshtė e tashmja jonė dhe e ardhmja jonė, pėrse tė kemi frikė? Shpresa e tė krishterit ėshtė pra tė dėshirojė Mbretėrinė e qiejve dhe jetėn e pasosur si lumturinė tonė, duke e vendosur besimin tonė nė premtimet e Krishtit dhe duke u mbėshtetur jo nė fuqitė tona, por nė ndihmėn e hirit tė Shpirtit Shenjt (Katekizmi i Kishės Katolike, 1817).
Udha drejt shpresės sė madhe
Ashtu siē takoi njė ditė tė riun Pal, Jezusi do tė takojė edhe secilin prej jush, tė dashur tė rinj. Po, para se tė jetė njė dėshirė juaja, ky takim ėshtė njė dėshirė e gjallė e Krishtit. Por ndonjėri nga ju mund tė mė pyesė: si mund ta takoj unė, sot? Apo mė saktė, nė ēmėnyrė mė afrohet Ai? Kisha na mėson se dėshira pėr tė takuar Zotin ėshtė fryt i hirit tė tij. Kur nė lutje shprehim besimin tonė, edhe nė errėsirė e takojmė Atė sepse Ai na ofrohet neve. Lutja kėmbėngulėse e ēel zemrėn pėr ta pritur, siē shpjegon shėn Agustini: Zoti Hyji ynė do qė nė lutje tė ushtrohet dėshira jonė, nė mėnyrė qė ne tė bėhemi tė aftė tė marrim prej tij atė ēka ai ka ndėr mend tė na japė (Letra 130,8,17). Lutja ėshtė dhuratė e Shpirtit, qė na bėn burra dhe gra tė shpresės, dhe lutja e mban botėn tė ēelur ndaj Hyjit (khs Enc. Spe salvi, 34).
Bėjini vend lutjes nė jetėn tuaj! Tė lutemi vetėm ėshtė mirė, akoma mė bukur dhe mė frytdhėnėse ėshtė tė lutemi sė bashku, sepse Zoti na ka siguruar qė do jetė i pranishėm aty ku dy ose tre janė tė mbledhur nė emrin e tij (khs Mt 18,20). Ka shumė mėnyra pėr tu familjarizuar me Tė: ekzistojnė pėrvoja, grupe e lėvizje, takime dhe rrugėtime pėr tė mėsuar si tė lutemi dhe tė rritemi nė kėtė mėnyrė nė pėrvojėn e besimit. Merrni pjesė nė liturgji nė famullitė tuaja dhe ushqehuni me bollėk me Fjalėn e Hyjit dhe me pjesėmarrjen aktive nė Sakramente. Siē e dini, kulmi dhe qendra e ekzistencės dhe misionit tė ēdo besimtari dhe tė ēdo bashkėsie tė krishterė ėshtė Eukaristia, sakrament i shpėtimit nė tė cilin Krishti bėhet i pranishėm dhe jep si ushqim shpirtėror vetė Trupin dhe Gjakun pėr jetėn e pasosur. Mister vėrtet i patregueshėm me gojė! Pėrreth Eukaristisė lind dhe rritet Kisha, familja e madhe e tė krishterėve, nė tė cilėn hyjmė me Pagėzimin dhe pėrtėrihemi vazhdimisht falė sakramentit tė Pajtimit. Mė pas tė pagėzuarit, pėrmes Krezmimit, pėrforcohen nga Shpirti Shenjt pėr tė jetuar si miq tė mirėfilltė dhe dėshmitarė tė Krishtit, ndėrsa sakramentet e Urdhrit dhe Martesės i bėjnė tė aftė pėr tė realizuar detyrat e tyre apostolike nė Kishė dhe nė botė. Nė fund, Vajimi i tė sėmurėve na bėn tė jetojmė ngushėllimin hyjnor nė sėmundje dhe nė vuajtje.
Tė veprosh shpresėn e krishterė
Nėse ushqeheni me Krishtin, tė dashur tė rinj, dhe jetoni tė zhytur nė Tė si apostulli Pal, nuk mund tė mos flisni pėr Tė dhe ta bėni tė njohur e tė dashur nga shumė miq dhe bashkėmoshatarė. Pasi tė bėheni dishepuj besnikė, do tė jeni nė kėtė mėnyrė nė gjendje tė jepni kontribut pėr tė krijuar bashkėsi tė krishtera tė ngopura me dashuri si ato pėr tė cilat flet libri i Veprave tė Apostujve. Kisha mbėshtetet tek ju pėr kėtė mision angazhues: mos e lėshoni veten para vėshtirėsive dhe provave qė ndeshni. Jini tė durimshėm dhe kėmbėngulės, duke mundur prirjen e natyrshme qė kanė tė rinjtė kah nguti, qė duan gjithēka dhe menjėherė.
Tė dashur miq, ashtu si Pali, dėshmoni Krishtin! Bėjani tė njohur bashkėmoshatarėve dhe tė rriturve qė janė nė kėrkim tė shpresės sė madhe qė tu japė kuptim ekzistencės sė tyre. Nėse Jezusi ėshtė bėrė shpresa juaj, thuajani edhe tė tjerėve me gėzimin tuaj dhe me angazhimin tuaj shpirtėror, apostolik dhe shoqėror. Tė jetuar nga Krishti, pasi ta keni vendosur tek ai fenė tuaj dhe ti keni dhėnė gjithė besimin tuaj, pėrhapeni kėtė shpresė pėrreth jush.
Bėni zgjedhje qė shfaqin besimin tuaj; tregoni se i keni kuptuar tinėzitė e idhujtarisė sė parasė, tė tė mirave materiale, tė karrierės dhe tė suksesit, dhe mos e lini veten tju tėrheqin kėto ėndrra tė rreme. Mos bini pre e logjikės sė interesit egoist, por lėvroni dashurinė pėr tė afėrmin dhe pėrpiquni tė vini veten tuaj dhe aftėsitė tuaja njerėzore dhe profesionale nė shėrbim tė sė mirės sė pėrbashkėt dhe tė sė vėrtetės, gjithmonė tė gatshėm pėr tiu pėrgjigjur gjithsecilit qė prej jush kėrkon arsyen e shpresės qė ėshtė nė ju (1 Pjt 3,15). I krishteri i mirėfilltė nuk ėshtė kurrė i trishtuar, edhe pse gjendet pėrballė provave tė ndryshme, sepse prania e Jezusit ėshtė sekreti i gėzimit tė tij dhe i paqes sė tij.
Maria, Nėna e shpresės
Model i kėtij rrugėtimi tė jetės apostolike qoftė pėr ju shėn Pali, qė e ka ushqyer jetėn e tij me fe dhe shpresė tė vazhdueshme duke ndjekur shembullin e Abrahamit, pėr tė cilin shkruan nė Letrėn drejtuar Romakėve: Duke shpresuar kundėr ēdo shprese, ai besoi qė tė bėhet kėshtu ati i shumė popujve" (Rom 4,18). Po nė kėto gjurmė tė popullit tė shpresės popull i formuar nga profetėt dhe nga shenjtėrit e tė gjitha kohėve ne vazhdojmė tė pėrparojmė drejt realizimit tė Mbretėrisė, dhe nė ecjen tonė shpirtėrore na shoqėron Virgjėra Mari, Nėna e Shpresės. Ajo qė ka mishėruar shpresėn e Izraelit, qė i ka dhėnė botės Shpėtimtarin dhe ka qėndruar, e fortė nė shpresė, nė kėmbėt e Kryqit, ėshtė pėr ne model dhe mbėshtetje. Mbi tė gjitha Maria ndėrhyn pėr ne dhe na udhėheq nė errėsirėn e vėshtirėsive tona nė agimin rrezatues tė takimit me tė Ringjallurin. Do tė doja ta pėrfundoja kėtė mesazh, tė dashur miq tė rinj, duke pėrdorur si timen njė thirrje tė njohur tė shėn Bernardit tė frymėzuar nga titulli Maria Stella maris, Ylli i detit: Ti qė nė paqėndrueshmėrinė e vazhdueshme tė jetės sė tashme, kupton se je i hedhur andej kėtej nga stuhitė mė shumė se sa ecėn me kėmbė nė tokė, ngulite vėshtrimin tėnd nė shkėlqimin e kėtij ylli, nėse nuk do tė tė fshijnė nga faqja e dheut uraganėt. Nėse ngrihen erėrat e tundimeve dhe ngec mes gumave tė mundimeve, shiko yllin, thirr Marinė ... Nė rreziqe, nė angėshti, nė ngurrime, mendo Marinė, thirr Marinė ... Duke ndjekur shembujt e saj nuk do ta humbasėsh rrugėn; duke e thirrur atė nuk do ta humbasėsh shpresėn; duke menduar pėr tė nuk do tė biesh nė gabim. Duke u mbėshtetur tek ajo nuk do tė rrėshqasėsh; nėn mbrojtjen e saj nuk do tė kesh frikė nga asgjė; me udhėheqjen e saj nuk do tė lodhesh; me mbrojtjen e saj do tė arrish nė vendmbėrritje (Homeli nė lavd tė Virgjėrės Nėnė, 2,17).
Maria, Ylli i detit, udhėhiqi ti tė rinjtė e botės mbarė drejt takimit me Birin tėnd hyjnor Jezus, dhe ji ti mbrojtėsja qiellore e besnikėrisė sė tyre ndaj Ungjillit dhe e shpresės sė tyre.
Ndėrsa siguroj kujtimin tim tė pėrditshėm nė lutje pėr secilin prej jush, tė dashur tė rinj, nga zemra ju bekoj ju dhe tė dashurit tuaj.
Nga Vatikani, 22 shkurt 2009
BENEDICTUS PP. XVI
24.12.2008 - Marte

ADMINISTRATURA APOSTOLIKE E PRIZRENIT
ADMINISTRATIO APOSTOLICA PRISRIANENSIS
Rr. Gjon Pali II, nr. 1, 20000 Prizren/KOSOVĖ
Tel: + 381 29 241 933; 625 938; Faks: 29 241 232
E-mail:
Porosia pėr Krishtlindje 2008
Meshtarėve, rregulltarėve e rregulltareve,
vėllezėrve nė fe dhe tė gjithė njerėzve vullnetmirė!
Tė dashur vėllezėr e motra,
Jam i lumtur qė mund tė bashkėndaj me ju dhe me tė gjithė qytetarėt e Kosovės kėtė kohė shprese dhe gėzimi qė sjellė Festa e Krishtlindjes. Kėto ditė tė bekuara dhe tė shenjta janė mundėsi e mirė qė, ti lartėsojmė sytė tanė drejt dritės qė shndritė errėsirėn e zemrave, drejt dashurisė hyjnore qė, e pėrkryen nė mėnyrė absolute dashurinė tonė dhe e bėnė atė vepruese nėpėr Zotin tonė Jezu Krishtin, Fjalėn e Mishėruar.
1. Thellimi ynė nė rėndėsinė e ngjarjes sė Krishtlindjes nuk ėshtė njė pėrpjekje jona, pėr ti ikur realitetit tė hidhur tė vėshtirėsive tė jetės, por pėr tiu gėzuar shpresės, se nė gjithė kėtė: Hyji sna ka lėnė tė vetmuar, por, nėpėrmjet mishėrimit tė Tij, ėshtė bėrė pjesė e vuajtjeve dhe e mjerimit tonė. Mishėrimi i Fjalės, si dikur ashtu edhe sot, ėshtė dhuratė e pėrkryer e qiellit qė krijon mundėsinė ti jepet kahe e re jetės sonė njerėzore, historisė sė popujve dhe fatit tė mbarė njerėzimit. Kjo ėshtė dhunti e Dashurisė mėshirėplote, dritės qė rrezaton e shndrit dhe e jetės qė jeton pėr amshim. E gjithė kjo bėhet, qė njeriu vėrtet tė jetė i lirė dhe i mirė, i lumtur dhe shpresėplotė, qė tė dijė tė jetojė nė paqe dhe bashkėpunim me Hyjin Krijues dhe me vėllain njeri.
2. Populli qė ecte nė errėsirė pa njė dritė tė madhe, pėr banorėt qė banonin nė krahinėn e hijes sė vdekjes, zbardhi drita plot shkėlqim ( Is 9, 1). Krishtlindja ėshtė realizimi i premtimit hyjnor dhe i pritjes shumė shekullore tė popullit tė Zotit. Mu pėr kėtė arsye e kuptojmė se nuk e kremtojmė njė festė imagjinare ose njė kėrkim religjioz pėr ti dhėnė kuptim festimit tonė. Lindja e Krishtit, pra, ėshtė njė ngjarje reale, kur hyjnorja vendosi tė marrė natyrėn tonė njerėzore, kur Hyji bėhet Njeri. E gjithė kjo ngjarje ka njė kontekst historik kur ndodhte, njė kontekst gjeografik i ngjarjes, dhe njė kontekst jetėsor si lindte; nė njė popull, nė njė kulturė dhe nė njė familje konkrete. Kjo ngjarje nuk ndodhi papritmas, as nė njė mėnyrė spektakulare, por nėn zhurmėn e njė ngjarjeje politike tė regjistrimit tė popullit, duke shfrytėzuar qetėsinė e njė nate, realizohej premtimi i profetėve, se do tė vijė Mesia, Shėlbuesi dhe Shpėtimtari i botės! Nė mungesė tė lirisė sė brendshme shpirtėrore, Hyjit iu deshtė ti anashkalonte tė pushtetshmit, tė pasurit, tė diturit, mėsuesit e ligjit e kryepriftėrinjtė, por ua mundėsoi barinjve shpirtdėlirė e zemėrēiltėr tė Betlehemit, tė dėgjojnė zėrin e kėngės engjėjve: Mos kini frikė! Ja, po ju sjell njė lajm tė mirė: gėzim tė madh pėr mbarė popullin! Sot, nė qytetin e Davidit ju lindi Shėlbuesi Krishti Zot! ( Lk 2, 10 -11).
3. Ky lajm, shprese dhe gėzimi, nuk iu ėshtė dhėnė vetėm tė krishterėve por mbarė botės, e sidomos njerėzve vullnetmirė qė jetojnė nė tė. Pėr kėtė arsye, askush nuk ėshtė i pėrjashtuar, por tė gjithė janė tė ftuar tė bėhen pjesė e kėsaj ngjarjeje. Veēoria jonė si tė krishterė qėndron nė faktin se kemi besuar nė kėtė ngjarje, kemi pranuar qė Zoti tė bėhet protagonist i jetės sonė. Ne iu bindem mėsimit tė Tij me dashuri dhe ecim gjurmėve tė Tij me dritėn e fesė. Nė kėtė ecje, jete me Zotin, jemi mbushur me shpresė e dashuri, kėshtu vazhdojmė tė shpallim me gėzim e pa frikė lajmin e Mirė tė Ungjillit. Ne nuk bėjmė gjė tjetėr pėrveē se i bashkohemi korit tė engjėjve nė kėngėn e tyre dhe vazhdojmė tė thėrrasim vullnetmirėt, zemėrbutėt e tė pėrvuajturit, tė mos kenė frikė pėr ti dhėnė Lavdi Hyjit nė mė tė lartin qiell, e tė kontribuojnė qė tė ketė paqe tė vėrtetė pėr tė gjithė njerėzit mbi tokė, qė Hyji i ka pėr zemėr (Krh. Lk 2, 14).
4. Kėnga e lutjes sonė tė pėrditshme, kujdesi pėr njėri-tjetrin, sidomos pėr ata qė kanė nevojė, bashkimi nė tryezėn familjare, zbukurimi dhe ndriēimi i ambienteve, kishave, rrugėve, fshatrave dhe qyteteve; qirinjtė e ndezur, shfaqjet e pėrgatitura, poezitė e thurura, gėzimi dhe buzėqeshja nė fytyrat e fėmijėve, tė rinisė, tė tė rriturve, ėshtė njė himn bukurie dhe dashurie qė thuret dhe kėndohet nė Natėn e Shenjtė plot shkėlqim dhe dashuri. Nė kėtė Natė shpirti ynė e kupton dhe pėrjeton, se kjo festė ėshtė vėrtet lavdi, bukuri paqeje dhe dashuri qė na ngushėllon; pas njė vuajtjeje tė gjatė e tė padurueshme qė e arriti kulmin nėnēmues dhe mohimit tė tė drejtės pėr tė jetuar dhe punuar tė lirė nė shtėpitė dhe trojet tona.
Kemi arsye dhe tė drejtė tė gėzojmė dhe tė festojmė kėto Krishtlindje nė Kosovėn tonė tė lirė dhe tė pavarur por, ėshtė e domosdoshme tė braktisim njeriun e vjetėr tė mėkatit dhe tė pėrtėrihemi nė njeriun e ri tė Hirit, i aftė pėr falur dhe pėr tė dashur. Dėshiroj tė dėshmoj me fjalėt e Shėn Luanit tė Madh, se nė ditėn nė tė cilėn lind jeta, nuk ka vend frika. Ajo ėshtė jetė, e cila i shkatėrron frikėn, errėsirėn, mėkatin, vdekjen dhe dhuron gėzimin e premtimeve tė amshuara. Askush nuk ėshtė i pėrjashtuar nga ky gėzim. Tė gėzohet i drejti, sepse po i afrohet shpėrblimi; tė gėzohet mėkatari, sepse i dhurohet falja; tė marrė guxim i patenzoni, sepse ėshtė i thirrur nė jetėn e re me Zotin, ndėr ne ka zbritur dashuria e Zotit e cila na lejon dhe na fton tė jetojmė nėn hijen e dritės sė re.
5. Foshnja hyjnore e Betlehemit edhe sot e kėsaj dite dėshiron tė vijė nė jetėn dhe zemrėn tonė pėr tė na zgjuar dhe liruar nga mashtrimet dhe nga fuqitė e sė keqes qė koha e sotme po na i imponon. Nėn shkėlqimin e hyjnores zbulojmė nė shpirtrat tanė tė vėrtetėn, se Zoti nuk i do urrejtjen, hakmarrjen, vėllavrasjen e vetėvrasjen, asgjė qė i kundėrshton apo e dėmton jetėn e njeriut prej zanafillės e deri nė kalimin e tij nė amshim.
6. U shfaq mirėsia e Zotit dhe dashuria e Tij pėr njerėzit (Tmt. 3,4). Duke festuar me gėzim, thellė shpresoj, se, me ndihmėn e Zotit, do tė shohim ditė mė tė mira duke dhėnė kontributin tonė nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore dhe nė bashkėndarjen e tė gjitha flijimeve, qė ajo bart me vete. Kėtė vit, sė bashku me Shėn Palin, Apostullin e shumė popujve, ndėr ta, edhe tė popullit tonė, tė pėrtėrijmė fenė nė Atė qė besuam, nė Jezusin e lindur nė Betlehem, Princin e paqes dhe Shpėtimtarin e njerėzimit. Shėn Pali na fton tė gjithėve kur thotė: Gėzohuni pėrherė nė Zotin, rishtas po ju them gėzohuni! Mirėsinė tuaj le ta njohin tė gjithė njerėzit! Zoti ėshtė afėr! Pėr asgjė mos u shqetėsoni, por gjithēka me lutje dhe me urata tė pėrcjella me falėnderim paraqitni Hyjit nevojat tuaja!/Fil 4, 4-6/. Kėto fjalė, qė burojnė nga njė zemėr, qė nė vuajtje qėndroi e pathyeshme, janė fjalė gėzimi dhe nxitjeje pėr ne, tė cilėt qėndruam besnikė dhe tė tillė duam tė mbesim. Gjithnjė tė ndershėm, bujarė dhe falėnderues ndaj Zotit qė na ka ngushėlluar, ndaj botės e cila na ka kuptuar, ndaj njėri-tjetrit dhe vėllazėrisė tonė me flijime dhe martirizim.
7. Shkolla e Betlehemit na mėson se pasuria, suksesi, shkenca, fuqia e, as pushteti politik, nuk do tė jenė tė mjaftueshme vetvetiu qė ta shpėtojnė botėn dhe njeriun, pėr ti siguruar atij jetėn e lumtur mbi tokė, gjė kjo qė nuk mund tė arrihet pa Zotin. Vendi dhe populli ynė ka nevojė pėr zemra, tė cilat janė tė hapura ndaj dashurisė sė Zotit, qė tė kthehen dhe ta pranojnė stilin e Foshnjės hyjnore duke i vėnė nė shėrbim tė njeriut dhe tė mirės sė pėrbashkėt tė gjitha kapacitetet tona. Kjo ėshtė pėrgjegjėsia e secilit dhe e tė gjithėve, pėrkushtim i cili na aftėson nė marrjen dhe zbatimin e pėrgjegjėsive personale, familjare, profesionale dhe shoqėrore. Vetėm kėshtu do tė pėrmbushim borxhin qė kemi para tė parėve tanė martirė, para tė tashmes dhe ardhmėrisė, sa mė tė mirė dhe tė lumtur, pėr tė gjithė ne.
8. Tė dashur vėllezėr dhe motra, lutjet e mia dhe tuajat, dua tia drejtoj Zotit qė vendit tonė, tė vuajtur dhe tė martirizuar ndėr shekuj, ti jep paqen dhe bekimin gjatė rrugėtimit tė tij drejt zhvillimit tė gjithmbarshėm. Veēmas i lutem Zotit pėr meshtarėt dhe rregulltarėt, tė cilėt kanė pėrgjegjėsi nė pėrvujtėri tua kumtojnė tė gjithėve Lajmin e Gėzueshėm me fjalė dhe me vepra, pėr prindėrit qė kanė pėrgjegjėsi nė edukimin dhe formimin e familjes sė tyre, pėr pėrgjegjėsit politikė qė punojnė dhe veprojnė nė Kosovėn tonė. Kosova jonė ka nevojė mė shumė se kurrė pėr burra tė shenjtė dhe gra tė shenjta, qė me punėn dhe sakrificėn e tyre ta bėjnė mė tė bukur dhe mė tė lumtur jetėn e njerėzve, nė veēanti atė tė tė varfėrve, tė tė pėrbuzurve, tė tė sėmurėve, tė tė papunėve.
9. Nė kėto ditė feste dhe gėzimi dėshiroj tė jem afėr tė gjithė atyre qė vuajnė pėr arsye tė ndryshme. Kisha gjithmonė do tė solidarizohet dhe do tė kontribuojė nė zbutjen e vuajtjeve tė tė gjithė atyre qė pėsojnė pėr shkaqe tė llojllojshme, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre kombėtare apo fetare. Jezu Krishti erdhi nė botė pėr tė gjithė, prandaj edhe ne sipas shembullin tė Tij duhet tė jetojmė, tė mėsojmė dhe tė ndihmojmė, tė gatshėm pėr bashkėpunim dhe dialog me tė tjerėt e pėr tė mirėn e tė gjithėve.
10. Me kėto porosi ua uroj tė gjithė besimtarėve tanė brenda dhe jashtė Kosovės, si dhe tė gjithė njerėzve vullnetmirė Krishtlindjen, me dėshirė qė tė kenė paqe dhe bekim nga Foshnja hyjnore nė Vitin e Ri qė po fillojmė.
Gėzuar!
Ipeshkvi Juaj, Dodė Gjergji
Prizren, 22 dhjetor 2008
17.10.2008 - Marco

MESAZH I SHENJTĖRISĖ SĖ TIJ BENEDIKTI XVI
PĖR DITĖN MISIONARE BOTĖRORE 2008
"Shėrbėtorė dhe apostuj tė Krishtit Jezus"
Tė dashur vėllezėr e motra,
Me rastin e Ditės Misionare Botėrore, do tė doja tju ftoja tė reflektojmė mbi urgjencėn e shpalljes sė Ungjillit edhe nė kohėn tonė. Mandati misionar vazhdon tė jetė njė pėrparėsi absolute pėr tė gjithė tė pagėzuarit, tė thirrur pėr tė qenė shėrbėtorė dhe apostuj tė Krishtit Jezus nė kėtė fillim shekulli. Paraardhėsi im i nderuar, Shėrbėtori i Hyjit Pali VI, pohonte qė nė Thirrjen apostolike Evangelii nuntiandi qė ungjillizimi ėshtė hiri, thirrja e posaēme e Kishės, identiteti i saj mė i thellė (n. 14). Si model tė kėtij angazhimi apostolik, mė pėlqen tė pėrmend veēanėrisht shėn Palin, Apostullin e Popujve, pasi kėtė vit ne kremtojmė njė jubile tė veēantė kushtuar atij. Ėshtė viti i Palit qė na jep mundėsinė tė familjarizohemi me kėtė Apostull tė shquar, qė mori thirrjen pėr tu shpallur Ungjillin paganėve, sipas asaj ēka i kishte parashpallur Zoti: Shko, unė po tė dėrgoj larg, nė mes tė paganėve! (At 22,21). Si tė mos pėrfitojmė nga mundėsia qė u ofron ky jubile Kishave vendore, bashkėsive tė krishtera dhe ēdo besimtari, pėr ta pėrhapur deri nė kufijtė e skajshėm tė botės shpalljen e Ungjillit, fuqi e Hyjit pėr shpėtimin e kujtdo qė beson (Rom 1,16)?
1. Njerėzimi ka nevojė pėr ēlirim
Njerėzimi ka nevojė tė ēlirohet dhe tė shėlbohet. Vetė krijimi thotė shėn Pali vuan dhe shpreson tė hyjė nė lirinė e bijve tė Hyjit (khs Rom 8, 19-22). Kėto fjalė janė tė vėrteta edhe nė botėn e sotme. Krijimi vuan. Njerėzimi vuan dhe pret lirinė e vėrtetė, pret njė botė ndryshe, mė tė mirė; pret shėlbimin. Dhe nė fund e di qė kjo botė e re qė pritet supozon njė njeri tė ri, supozon disa bij tė Hyjit. E shohim mė nga afėr situatėn e botės sė sotme. Panorama ndėrkombėtare, nėse nga njėra anė paraqet perspektiva tė njė zhvillimi ekonomik e shoqėror premtues, nga ana tjetėr i ofron vėmendjes sonė disa shqetėsime tė forta pėr sa i pėrket vetė tė ardhmes sė njeriut. Dhuna, jo nė pak raste, shenjon marrėdhėniet mes individėve dhe popujve; varfėria shtyp me miliona banorė; diskriminimet dhe ndonjėherė deri edhe pėrndjekjet pėr arsye racore, kulturore e fetare, shtyjnė shumė njerėz tė ikin nga Vendet e tyre pėr tė kėrkuar gjetkė strehė dhe mbrojtje; progresi teknologjik, kur nuk ka si qėllim dinjitetin dhe tė mirėn e njeriut dhe kur nuk ėshtė pėr njė zhvillim solidar, humbet fuqinė e vet si faktor shprese dhe rrezikon tė theksojė mė tepėr mungesėn e ekuilibrit dhe padrejtėsitė ekzistuese. Pėrveē kėsaj ekziston njė kėrcėnim pėr sa i pėrket marrėdhėnies njeri-mjedis lidhur me pėrdorimin e tepruar tė burimeve, me pasoja nė vetė shėndetin fizik dhe mendor tė qenies njerėzore. E ardhmja e njeriut ėshtė edhe e rrezikuar nga atentatet qė i bėhen jetės sė tij, atentate qė marrin forma dhe mėnyra tė ndryshme.
Pėrballė kėtij skenari ndiejmė peshėn e shqetėsimit, tė trazuar nga shpresa dhe ankthi Kusht. Gaudium et spes, 4) dhe tė turbulluar pyesim veten: ēdo bėhet me njerėzimin dhe me krijimin? Ka shpresė pėr tė ardhmen, apo mė mirė, a ka njė tė ardhme pėr njerėzimin? Dhe si do tė jetė kjo e ardhme? Pėrgjigjja e kėtyre pyetjeve na vjen ne besimtarėve nga Ungjilli. Ėshtė Krishti e ardhmja jonė dhe, siē kam shkruar nė Letrėn enciklike Spe salvi, Ungjilli i tij ėshtė komunikim qė tė ndryshon jetėn, jep shpresėn, hap tej e tej derėn e errėt tė kohės dhe ndriēon tė ardhmen e njerėzimit dhe tė gjithėsisė (khs. n. 2.).
Shėn Pali e kishte kuptuar mirė se vetėm nė Krishtin njerėzimi mund tė gjejė shėlbim dhe shpresė. Pėr kėtė ai e ndiente si shtytės dhe urgjent misionin pėr tė shpallur jetėn e premtuar qė ėshtė nė Krishtin Jezus (2 Tim 1,1), "shpresėn tonė" (1 Tim 1,1), qė tė gjithė njerėzit tė mund tė marrin pjesė nė tė njėjtėn trashėgimi dhe tė jenė pjesėmarrės tė premtimit pėrmes Ungjillit (khs Ef 3,6). Ishte i vetėdijshėm se pa Krishtin, njerėzimi ėshtė pa shpresė e pa Hyj nė botė (khs. Ef 2,12) pa shpresė sepse pa Hyj (Spe salvi, 3). Nė fakt, kush nuk e njeh Hyjin, edhe pse mund tė ketė shpresa tė ndryshme, nė tė vėrtetė ėshtė pa shpresė, pa shpresėn e madhe qė mbėshtet gjithė jetėn (Ef 2,12)" (po aty, 27).
2. Misioni ėshtė ēėshtje dashurie
Pra ėshtė njė detyrė shtytėse pėr tė gjithė tė shpallin Krishtin dhe mesazhin e tij shpėtimsjellės. I mjeri unė thoshte shėn Pali - nėse nuk e predikoj Ungjillin! (1 Kor 9,16). Rrugės sė Damaskut ai kishte eksperimentuar dhe kuptuar se shėlbimi dhe misioni janė vepėr e Hyjit dhe dashurisė sė tij. Dashuria e Krishtit e ēoi tė pėrshkonte rrugėt e Perandorisė Romake si lajmėtar, apostull, tellall, mėsues i Ungjillit, i dėrguar nė pranga i tė cilit ai vetėshpallet (Ef 6,20). Dashuria hyjnore e bėri pėr tė gjithė gjithēka qė, tė kushtojė sa tė kushtojė, por ta shpėtoj ndonjėrin (1 Kor 9,22). Duke parė pėrvojėn e shėn Palit, kuptojmė se veprimtaria misionare ėshtė pėrgjigje ndaj dashurisė me tė cilėn Hyji na do. Dashuria e tij na shėlbon dhe na shtyn drejt njė missio ad gentes; ėshtė energjia shpirtėrore e aftė pėr tė shtuar brenda familjes njerėzore harmoninė, drejtėsinė, bashkimin mes personave, racave dhe popujve, qė janė aspiratė e tė gjithėve (khs. Enc. Deus caritas est, 12). Ėshtė pra Hyji, qė ėshtė dashuri, qė e ēon Kishėn drejt kufijve tė njerėzimit dhe thėrret ungjillizuesit qė tė shuajnė etjen nė atė burim tė parė origjinal qė ėshtė Jezu Krishti, nga zemra e shporuar e tė cilit buron dashuria e Hyjit (Deus Caritas est, 7). Vetėm nga ky burim mund tė marrim vėmendjen, butėsinė, dhembshurinė, pranimin, gatishmėrinė, interesimin pėr problemet e njerėzve, dhe virtytet e tjera tė nevojshme pėr lajmėtarėt e Ungjillit nė mėnyrė qė tė lėnė gjithēka dhe tė kushtohen plotėsisht dhe pa kushte pėr tė shpėrndarė nėpėr botė aromėn e dashurisė sė Krishtit.

3. Tė ungjillizosh gjithnjė
Ndėrsa mbetet i nevojshėm dhe urgjent ungjillizimi nė jo pak rajone tė botės, mungesa e klerit dhe mungesa e thirrjeve brengosin sot Dioqeza tė ndryshme dhe Institute te jetės sė pėrkushtuar. Ėshtė e rėndėsishme tė theksojmė se, edhe pse nė prani tė vėshtirėsive nė rritje, mandati i Krishtit pėr tė ungjillizuar tė gjithė njerėzit mbetet njė pėrparėsi. Nuk ka arsye qė tė justifikojė ngadalėsimin apo amullinė, pasi mandati pėr tė ungjillizuar tė gjithė njerėzit pėrbėn jetėn dhe misionin thelbėsor tė Kishės (Pali VI, Thirrja ap. Evangelii nuntiandi, 14). Mision qė ėshtė akoma nė fillimet e veta dhe ne duhet tė angazhohemi me tė gjitha fuqitė nė shėrbim tė tij (Gjon Pali II, Enc. Redemptoris missio, 1). Si tė mos kujtojmė kėtu maqedonasin qė iu shfaq Palit nė ėndėrr dhe bėrtiste: Kalo nga Maqedonia dhe na ndihmo? Sot janė tė panumėrt ata qė presin lajmėrimin e Ungjillit, ata qė janė tė etur pėr shpresė dhe dashuri. Ata qė e dėgjojnė deri nė fund kėtė kėrkesė pėr ndihmė qė ngrihet nga njerėzimi, lėnė gjithēka pėr Krishtin dhe u pėrcjellin njerėzve besimin dhe dashurinė pėr Tė! (khs. Spe salvi, 8).
4. I mjeri unė nėse nuk e predikoj Ungjillin (1 Kor 9,16)
Tė dashur vėllezėr e motra, "duc in altum"! Le tė dalim nė detin e hapur tė botės, duke ndjekur ftesėn e Jezusit, le tė hedhim pa frikė rrjetat, me besim nė ndihmėn e tij tė vazhdueshme. Na kujton shėn Pali se nuk ėshtė njė mburrje tė predikosh Ungjillin (khs 1 Kor 9, 16), por ėshtė njė detyrė dhe njė gėzim. Tė dashur vėllezėr Ipeshkvinj, duke ndjekur shembullin e Palit secili tė ndihet i burgosuri i Krishtit pėr paganėt (Ef 3,1), duke e ditur se nė vėshtirėsi dhe nė prova mund tė mbėshtetemi tek fuqia qė na vjen prej tij. Ipeshkvi ėshtė i shuguruar jo vetėm pėr dioqezėn e tij, por pėr shpėtimin e tė gjithė botės (khs. Enc. Redemptoris missio, 63). Ashtu si apostulli Pal, ėshtė i thirrur tė priret drejt atyre qė janė larg qė nuk e njohin akoma Krishtin, apo nuk e kanė provuar akoma dashurinė ēliruese; angazhimi i tij ėshtė ta bėjė misionare tė gjithė bashkėsinė dioqezane, duke kontribuar sipas mundėsive, me dėrgimin e priftėrinjve dhe laikėve nė Kisha tė tjera pėr shėrbimin e ungjillizimit. Missio ad gentes bėhet nė kėtė mėnyrė parim bashkues dhe konvergjent i mbarė veprimtarisė sė tij baritore dhe bamirėse.
Ju, tė dashur priftėrinj, bashkėpunėtorė tė parė tė Ipeshkvinjve, jini barinj bujarė dhe ungjillizues entuziastė! Jo pak prej jush, nė kėta dhjetė vjeēarė, kanė shkuar nė toka misioni pas Enciklikės Fidei donum, 50 vjetorin e sė cilės kemi kremtuar sė fundmi, dhe me tė cilėn Paraardhėsi im i nderuar Shėrbėtori i Hyjit Piu XII, i dha fillesė bashkėpunimit mes Kishave. Unė kam besim se do vazhdojė tė jetė kjo prirje misionare nė Kishat vendore, megjithėse nė shumė prej tyre kleri ėshtė i pakėt.
Dhe ju, tė dashur rregulltarė e rregulltare, tė shenjuar nė sajė tė thirrjes nga njė tipar i thellė misionar, ēojani lajmėrimin e Ungjillit tė gjithėve, sidomos atyre qė janė mė larg, pėrmes njė dėshmie koherente tė Krishtit dhe njė ndjekjeje rrėnjėsore tė Ungjillit tė tij.
Nė pėrhapjen e Ungjillit jeni tė thirrur tė merrni pjesė, nė mėnyrė gjithnjė e mė tė rėndėsishme tė gjithė ju, tė dashur besimtarė laikė, qė veproni nė fushat e ndryshme tė shoqėrisė. Ēelet nė kėtė mėnyrė para nesh njė aeropag i pėrbėrė dhe shumėformėsh pėr tu ungjillėzuar: bota. Dėshmoni me jetėn tuaj qė tė krishterėt i pėrkasin njė shoqėrie tė re, drejt sė cilės janė nė ecje dhe qė, nė shtegtimin e tyre, hershohet (Spe salvi, 4).
5. Pėrfundime
Tė dashur vėllezėr e motra, kremtimi i Ditės Misionare Botėrore ju dhėntė tė gjithėve guximin qė tė ripėrtėrini vetėdijen e nevojės urgjente pėr tė shpallur Ungjillin. Nuk mund tė mos vė re dhe tė vlerėsoj kontributin e Veprave Papnore Misionare nė veprėn ungjillizuese tė Kishės. I falėnderoj pėr mbėshtetjen qė u japin tė gjitha Bashkėsive, sidomos mė tė rejave. Ato janė mjeti i vlefshėm pėr tė gjallėruar dhe formuar nė mėnyrė misionare Popullin e Hyjit dhe ushqejnė bashkimin e personave dhe tė mirave mes pjesėve tė ndryshme tė Trupit mistik tė Krishtit. Paratė qė mblidhen nė Ditėn Misionare Botėrore nė tė gjitha famullitė qofshin shenjė bashkimi dhe pėrkujdesi tė ndėrsjelltė mes Kishave. Dhe, nė fund, le tė shumėfishohet gjithnjė e mė tepėr tek populli i krishterė lutja, mjet i domosdoshėm shpirtėror pėr tė pėrhapur tek tė gjithė popujt dritėn e Krishtit, dritė pėr antonomazi qė ndriēon errėsirėn e historisė (Spe salvi, 49). Ndėrsa i besoj Zotit punėn apostolike tė misionarėve, tė Kishave tė pėrhapura nė botė dhe tė besimtarėve tė angazhuar nė veprimtaritė e ndryshme misionare, duke kėrkuar ndėrmjetėsimin e apostullit Pal dhe tė Marisė sė Shenjtė, Arka e gjallė e Besėlidhjes, Yll i ungjillizimit dhe shpresės, tė gjithėve u jap Bekimin tim Apostolik.
Nga Vatikani, 11 maj 2008
BENEDICTUS PP. XVI
1 2
|



