Lutja     Meditime    Shtegtimet    Extra    

Rezultat: 544
Nxitje per reflektim dhe lutje
19.08.2010 - Pater Shtjefen

Kthim domethene te kthyerit ne nje drejtim tjeter; te besh nje kthese nga dicka kah dicka tjeter. Kjo mund te perjetohet si gje e vrazhte, e paparashikuar, e dhimbshme, sic i ka ndodhur Palit ne rrugen per ne Damask, apo mund te jete dicka e bute, kthese e hapur ne te cilen gradualisht ia ndryshojme shpejtesine dhe drejtimin. Shpirti Shenjt eshte ai qe shenjteron, na kthen dhe lakon. Eja, o Shpirti Shenjt, mbushi zemrat e besimtareve te tu dhe ndize ne ta flaken e dashurise sate.


O Zot, po me flet sic i ke thene edhe Pjetrit: "Shtyje me thelle barken". Je i gatshem te befasosh me thellesine qe ndodhet ne mua, me veprimin tend qe e ben nepermjet meje. Me liro nga dembelesia, ftohtesia, mosinteresimi dhe rutina e perditshme. Me cile qe te mund ta njoh doren tende ne ndodhite e perditshme.




Nxitje per reflektim dhe lutje gjate festes se Zojes Madhe
14.08.2010 - Pater Shtjefen

Ju pėrbej, o vėllezėr, tė mos ketė pėrēarje ndėr ju (1 Kor 1,10).
Jetojme ne nje bote te ndare, ne krishterim te ndare; gjendjen mund ta permiresojme apo ta perkeqesojme. Ta perkeqesojme mundemi nese qendrojme vetem ne dallime, ndersa ta permiresojme nese perqendrohemi ne ato gjera qe na lidhin. Te gjithe jemi te pagezuar ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Ne lutje, besim, moral, dashuri ndaj Jezusit ndajme shumecka se bashku, duke udhetuar drejt realizimit te deshires se Jezusit qe te jete nje grigj dhe nje bari.



Jezusi flet dhe mendon ne shembelltyra (parabola) qe i merr nga bota rreth vetes. Vecanerisht sherbehet me simbole te jetes dhe rritjes. Nga vogelsia e kokrres se sinapit e deri te pema e fuqishme e madhe. Nga Maria, dymbedhjet nxenesit dhe grate e shenjta eshte bere nje trup nga me te medhate i besimtareve ne planet - Kisha e cdo ngjyre dhe kulture. Nuk jemi te klonuar as te veshur me te njejten veshje - shume lloje zogjesh mund te bejne strofulla nen hijen tone - por te bashkuar ne pranimin e zbulimit te Jezusit si Birin e Zotit.


5 korrik 2010 – E hėnė, Momenti i shenjtė – Lutja e pėrditshme
05.07.2010 - Pater Shtjefen

 

Prania e Hyjit

Jezusi pret qė tė hyjė nė zemrėn time, nė heshtje dhe i papashėm.

Ai vjen me dashuri dhe pushtet tė pamasė.

Tė mė pėrshkojė gėzimi pse jam nė afėrsinė e tij.

 


Liria


Nė realizimin e lirisė sė brendshme mė sė shpeshti mė bllokon prirja ime qė tė lejoj tė robėrohem me frikėsime dhe pritshmėri ēfarė do tė nevojitesha apo duhesha tė isha.

Reagimet e mia tė zakonshme mė pengojnė qė t`i kėrkoj fusha tė ndryshme tė zhvillimit dhe pjekurisė sime.

Do tė lus pėr ndjenjėn mė tė madhe tė lirisė sė brendshme

dhe tė mund tė arrij diēka tė re prej asaj ēfarė Hyji kėrkon nga unė.

 


Ndėrgjegjėsimi


Nė praninė e Krijuesit qė mė do,

i vėshtroj me sinqeritet pėrjetimet e ditės sė kaluar,

majat, fundet dhe atė mesataren e pėrditshme.

A mund ta vėrej ku ka qenė Hyji i pranishėm nė tė gjitha kėto?



Fjala

 

 


Lk 10,1-9

 

1 Pastaj Zotėria i zgjodhi edhe shtatėdhjetė [e dy] nxėnės tė tjerė dhe i dėrgoi nga dy [e dy] pėrpara vetes nė ēdo qytet dhe vend, ku mendonte tė shkonte. 2 U thoshte:

“Tė korrat janė tė mėdha e punėtorė janė pak! Luteni tė zotin e tė korrave tė ēojė punėtorė nė tė korrat e veta. 3 Shkoni! Ja, po ju dėrgoj porsi qengja mes ujqish! 4 Mos merrni me vete as qese, as strajcė, as sandalet e mos pėrshėndetni udhės askėnd! 5 Nė cilėndo shtėpi tė hyni, mė parė thoni: ‘Paqja me kėtė shtėpi!’ 6 Po qe se ėshtė aty ndokush mik i paqes, mbi tė do tė zbresė paqja juaj; po qe se s’ėshtė asnjė, do tė kthehet te ju. 7 Rrini nė atė shtėpi! Hani e pini ēka t’u ketė qėlluar; sepse punėtori ka tagėr nė rrogėn e vet. Mos kaloni prej njė shtėpie nė njė tjetėr!

8 Nė ēdo qytet qė tė hyni e t’ju pranojnė, hani ēka t’ju vėnė pėrpara. 9 Shėroni tė sėmurėt qė janė nė tė e thuajini popullit: ‘U afrua Mbretėria e Hyjit!’

 


Ē`dėshiron tė mė thuash, Zotėri?

 


Disa mendime mbi pasazhin e sotshėm tė Shkrimit shenjtė:

 

·                    Fara e fesė qė e kanė mbjellė nė Ballkan apostujt Cirili dhe Metodi, pėrkundėr kushteve qė mbretėrojnė nė Evropė ku madje edhe pėrmendja e Zotit synohet tė hiqet, ngadalė por nė mėnyrė tė sigurt ėshtė duke u rritur.

·                    Jezusi i paralajmėron tė korrat. Tė korra do tė ketė pa marrė para sysh sasinė; nė fund do tė ndahen llojet e farės qė vlen dhe asaj tė pavlefshme.

Do tė lus Zotin qė tė ma japė njė besim tė fortė, menēurinė dhe urtėsinė nė mėnyrė qė nė jetėn e pėrditshme tė jap frytet e denja pėr Mbretėrinė e Hyjit.

 

 

Biseda


A jam duke i vėrejtur reagimet e mia kur lus pranė Fjalės sė Hyjit?

A ėshtė ajo pėr mua sfidė, ngushėllim apo nuk mė pėlqen?

Ndėrsa e paramendoj Jezusin se si rri ulur apo qėndron pranė meje,

me besim, si mikut mė tė mirė, i flas pėr ndjenjat e mia.

 

 

Pėrfundimi


Tė falėnderoj, o Zot, qė munda t`i kaloj kėto momente vetėm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenė nė fillim, ashtu tash
e pėrgjithmonė e jetės. Amen.

 



4 korrik 2010 – E diela 14 gj.v. C, Momenti i shenjtė – Lutja e pėrditshme
04.07.2010 - Pater Shtjefen

Prania e Hyjit


O Zot, mė ndihmo qė tėrėsisht tė gjallėrohem nė praninė tėnde.

Mė pėrshko me dashurinė tėnde.

Zemra ime u bėftė njė me tėnden.

 


Liria


Hyji nuk ėshtė mish i huaj nė trupin tim.

Pėrkundrazi, Shpirti i tij i jep jetė dėshirave tė mia mė tė thella,

Duke mė nxituar butėsisht nė atė ēfarė ėshtė e mirė.

Lus pėr hirin e shenjtė qė t`i lejoj Shpirtit qė tė mė mbushė.



Ndėrgjegjėsimi


E di se Hyji mė do pa kusht.

Pėr kėtė arsye sinqerisht e vėshtroj ditėn e kaluar, ndodhitė dhe pėrjetimet.

A ekziston diēka pėr se do tė duhej tė isha mirėnjohės? Atėherė do tė falėnderohem.

Diēka pėr se ndjehem fajtor? Atėherė do tė lus pėr falje.

 


Fjala


Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet tė dėgjoj nė mėnyrė qė tė dėgjoj ēfarė dėshiron tė mė thotė.

Do ta lexoj tekstin disa herė, pastaj do tė dėgjoj...

 

 

Lk 10,1-12.17-20

 

Ja, po ju dėrgoj porsi qengja mes ujqish! 4 Mos merrni me vete as qese, as strajcė, as sandalet e mos pėrshėndetni udhės askėnd! 5 Nė cilėndo shtėpi tė hyni, mė parė thoni: ‘Paqja me kėtė shtėpi!’ 6 Po qe se ėshtė aty ndokush mik i paqes, mbi tė do tė zbresė paqja juaj; po qe se s’ėshtė asnjė, do tė kthehet te ju.

 


Ē`dėshiron tė mė thuash, Zotėri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshėm tė Shkrimit shenjtė:

·                    Jezusi i dėrgon nxėnėsit e vet pa mjete: njėherė do tė shkojnė te njerėzit qė janė mė sė afėrmi. Misioni im i parė ndėrlidhet me ata qė janė rreth meje, qė t`u ndihmoj qė ta kuptojnė qė Mbretėria e Hyjit ėshtė afėr.

·                    Asgjė nuk mė kushton nėse tė tjerėve ua dėshiroj tė mirėn. Do tė lus pėr paqe, mirėsi dhe bekim pėr tė gjithė njerėzit qė mund t`i kujtoj.

·                    Jam i dėrguar si qengj midis ujqėrish. Nganjėherė mė shumė mė pėrshtatet qė tė akomodohem dhe tė ndjehem komod. Do tė lus qė tė mėsohem tė vlerėsoj dhe tė dalloj qė me atė rast tė mbetem i gjallė!

 

 

Biseda


Cilat ndjenja janė duke u zgjuar nė mua

ndėrsa lus dhe meditoj Fjalėn e Hyjit.

E paramendoj Jezusin se si qėndron apo rri ulur pranė meje

dhe ia hapė zemrėn time.

 


Pėrfundimi


Tė falėnderoj, o Zot, qė munda t`i kaloj kėto pak minuta vetėm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenė nė fillim, ashtu tash
e pėrgjithmonė e jetės. Amen.

 



Nxitje pėr reflektim dhe lutje pėr javėn 13 gjatė viti C 2010
03.07.2010 - Pater Shtjefen

 

Jezusi nxit t`i afrohen tė gjithė ata qė janė tė lodhur dhe tė ngarkuar. Shprehja “zona e sigurtė” pėrdoret pėr tė treguar gjendjen kur ndjehemi, se jetėn e kemi nėn kontroll dhe qė gjithēka ėshtė nė rregull.

Jezusi i thėrret tė gjithė ata qė nuk janė nė njė zonė tė tillė, tė gjithė ata qė janė tė ngarkuar me brenga dhe pasiguri. Edhe unė shpesh herė jam i/e brengosur, o Zot, dhe e ndjej ngarkesėn e rėndė nė shpinėn time. Kur i shikoj disa tė krishterė duken tė relaksuar dhe ndjehen tė pangarkuar nė shoqėrinė tėnde. Tė tjerėt duken tė shtangur dhe vazhdimisht nė njėfarė lėvizje turravrap dhe nuk ėshtė lehtė tė jesh nė afėrsinė e tyre.

 

Nėse nė lutje ndjehem i ngarkuar diēka nuk ėshtė nė rregull. Ti je prani e butė dhe e mėshirshme. Nėse shpirti im ėshtė i ēlodhur ėshtė shenjė e pranisė sate.



3 korrik 2010 – E shtune, Momenti i shenjtė – Lutja e pėrditshme
03.07.2010 - Pater Shtjefen

 

Prania e Hyjit


Pėr tė hyrė nė praninė e dikujt nevojitet qė me sinqeritet t`i afrohem ashtu siē jam.

Nė kėtė moment, Hyji ėshtė kėtu dhe mė pret.

Hyji gjithmonė mė afrohet i pari, dėshiron tė mė njohė mė shumė se miku im mė i mirė.

Do tė ndalem njė moment dhe do ta pėrshėndes Hyjin qė mė do.



Liria


Lus Hyjin qė tė mė ndihmojė

qė tė lirohem nga tė gjitha ankthet dhe brengosjet,

qė t`i hapem gjatė kėsaj kohe tė lutjes,

nė mėnyrė qė ta dua edhe mė shumė dhe t`i shėrbej.



Ndėrgjegjėsimi

Vetėdijesohem se jam nė praninė e Hyjit.

Do tė kėrkoj strehim nė zemrėn e tij qė mė do.

Ai ėshtė fuqia ime nė momentet e dobėsisė,

ngushėllues nė momentet e hidhėrimit.


Fjala


Gjn 20, 24-29

 

24 Porse Toma, njėri prej tė Dymbėdhjetėve ‑ ai qė quhet Binjak ‑ nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi. 25 I thanė, pra, nxėnėsit e tjerė:

“E pamė Zotėrinė!”

Toma u pėrgjigj:

“Pa e parė nė duart e tij vritiėn e gozhdave e pa e vėnė gishtin tim nė vendin e gozhdave; pa e shtirė vėnė dorėn time nė kraharorin e tij, kurrė nuk besoj.”

26 Pas tetė ditėsh nxėnėsit e tij ishin prapė brenda nė shtėpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithėse dyert ishin tė mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 27 Pastaj i tha Tomės:

“Shtjere gishtin tėnd kėtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorėn tėnde e shtjere nė kraharorin tim dhe mos ji njeri qė s’beson, por besimtar!”

28 Toma iu pėrgjigj:

“Zotėria im dhe Hyji im!”

29 Jezusi i tha:

“Pse po mė sheh, po beson.

Lum ata qė nuk panė e besojnė!”

 


Ē`dėshiron tė mė thuash, Zotėri?


Disa mendime mbi pasazhin e sotshėm tė Shkrimit shenjtė:

·                    Shohim qė Toma nuk u ka besuar vėllezėrve dhe motrave. Pėr shkak tė kokėfortėsisė sė tij ka refuzuar ta pranojė fjalėn e tij duke dėshiruar vetė tė bindet dhe tė sjell njė pėrfundim tė vetin. Nėse dėshiroj tė jem i krishterė jam i thirrur tė jem pjesė edhe e tė tjerėve – nėse dėshiroj tė rritem nė fe ndaj Zotit atėherė duhet rritur edhe nė besim ndaj njerėzve.

·                    Ende nuk shoh dhe nuk besoj. Jezusi flet edhe pėr mua nė kėtė ungjill dhe mė bekon.

 

 

Biseda


Nuk po mė vijnė lehtė fjalėt, o Zot.

Kėqyr nė zemrėn time dhe shih se shumė e dėshiroj paqen.

Mė ruaj, o Zot. E di se gjithmonė je afėr meje.



Pėrfundimi


Tė falėnderoj, o Zot, pėr ēdo nxitje qė ma ke dhuruar gjatė kėsaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenė nė fillim, ashtu tash
e pėrgjithmonė e jetės. Amen.

 



2 korrik 2010 – E premte, Momenti i shenjtė – Lutja e pėrditshme
02.07.2010 - Pater Shtjefen

Prania e Hyjit

Jezusi pret qė tė hyjė nė zemrėn time, nė heshtje dhe i papashėm.

Ai vjen me dashuri dhe pushtet tė pamasė.

Tė mė pėrshkojė gėzimi pse jam nė afėrsinė e tij.



Liria

Shumė vende nė kėtė moment janė duke e kaluar agoninė e luftės.

E pėrkuli kryet nė shenjė mirėnjohjeje pėr lirinė personale

dhe lus pėr tė gjithė tė burgosurit dhe tė robėruarit.



Ndėrgjegjėsimi


Si jam duke e ndjerė veten pėrnjėmend? I pa brengosur? I trishtuar?

Ndoshta jam i qetė, i lumtur pse ekzistoj.

Por ndoshta i frustruar, i brengosur apo i zemėruar.

E pranoj atė ēfarė ndjej pėrnjėmend.

Sepse Hyji mė do pikėrisht tė tillė siē jam pėrnjėmend.



Fjala


Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet tė dėgjoj nė mėnyrė qė tė dėgjoj ēfarė dėshiron tė mė thotė.

Do ta lexoj tekstin disa herė, pastaj do tė dėgjoj...

 

 

Mt 9, 9-13

 

9 Jezusi, si shkoi prej andej, pa njė njeri qė quhej Maté, ndenjur nė doganė. Jezusi i tha: “Eja pas meje!” Ai u ngrit dhe shkoi pas tij.

10 Dhe, kur mė vonė, Jezusi u ul nė tryezė nė shtėpi, ja se ia behėn shumė tagrambledhės e mėkatarė e u ulėn nė tryezė bashkė me Jezusin e me nxėnėsit e tij. 11 Farisenjtė kur e panė kėtė, i pyetėn nxėnėsit e tij:

“Pse mėsuesi juaj ha bukė me tagrambledhės e me mėkatarė?”

12 Jezusi, kur i dėgjoi, u pėrgjigj:

“Mjeku nuk u duhet tė shėndoshėve, por tė sėmurėve! 13 Shkoni e mėsoni ēka do tė thotė: ‘Mė pėlqen mėshira e jo flia!’ Sepse unė nuk erdha tė ftoj tė drejtėt, por mėkatarėt.”

 

Ē`dėshiron tė mė thuash, Zotėri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshėm tė Shkrimit shenjtė
:

·                    Farisenjtė ia kanė bėrė njė pyetje nxėnėsve, mirėpo ata, si duket, nuk janė pėrgjigjur. Jezusi ėshtė ai qė pėrgjigjet.

Do tė mendohem se a janė pėrgjigjet e mia shumė tė shpejta dhe lehtė tė dhėna. Ndoshta do tė ishte mirė qė njėherė tė kthehem kah Jeusi sesa gjithmonė tė them ēka mendoj.

·                    I vetėdijshėm pėr tė qenit tim mėkatar dhe dobėsisė time ndoshta do tė mund tė ndjehesha i padenjė pėr hirin e Zotit. Vetėm kur tė jem i vetėdijshėm se jam mėkatar mund tė jem me Jezusin. Zoti shikon nė mua me dashuri, jo pėr shkak se e pranoj veten mėkatar por pėr shkak se kam nevojė.

 

Biseda


Jezus, po mė flet nė tekstin e Shkrimit Shenjt.

Bėj qė t`i pėrgjigjem thirrjes tėnde tė sotshme.

Mė mėso qė ta njoh dorėn tėnde nė vepėr nė jetėn time tė pėrditshme.



Pėrfundimi


Tė falėnderoj, o Zot, pėr ēdo nxitje qė ma ke dhėnė gjatė kėsaj kohe tė lutjes mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenė nė fillim, ashtu tash
e pėrgjithmonė e jetės. Amen.



1 korrik 2010 – E enjte, Momenti i shenjtė - Lutja e pėrditshme
01.07.2010 - Pater Shtjefen

Prania e Hyjit

Do tė ndalem e mendohem pėr praninė e fshehur tė Hyjit nė sende: nė elemente duke bėrė qė ato tė ekzistojnė;
nė bimė duke u dhuruar jetėn; nė kafshė duke bėrė qė tė ndjejnė;
dhe mė nė fund nė mua, sepse m`i jep tė gjitha kėto dhe mė shumė,
mė bėn tempull, vendbanim tė Shpirtit tė Shenjtė.



Liria


Zoti e njeh lirinė time, ajo pėr tė nuk ėshtė e huaj.

Shpirti i Zotit ėshtė ai qė u jep jetė dėshirave mė tė thella tė zemrės sime,

qė mė udhėheq nė mėnyrėn pa rėnė nė sy drejt tė gjitha tė mirave.

Lus pėr hirin e shenjtė qė tė lejoj tė ēlirohem nėpėrmjet Shpirtit tė Zotit.



Ndėrgjegjėsimi


Duke ditur qė Hyji mė do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes tė jem i sinqertė ndaj asaj ēfarė jam.

Si ėshtė duke mė kaluar dita? Si po e ndjej veten tani?

 


Fjala

Fjala e Zotit na vjen nėpėrmjet Shkrimit Shenjt.

Shpirti Shenjt e ndriēoftė mendjen dhe zemrėn time qė t`i pėrgjigjem porosisė sė ungjillit:

Qė t`i dua tė afėrmit e mi si vetveten dhe qė tė kujdesem pėr vėllezėrit dhe motrat nė Krishtin.

 

 

 

Mt 9,1-8

 

1 Jezusi hipi nė barkė, kaloi nė anėn tjetėr dhe shkoi nė qytetin e vet. 2 Dhe ja, ia sollėn para njė tė paralizuar, tė shtrirė nė vig. Jezusi, kur e pa fenė e tyre, i tha tė paralizuarit: “Guxim, biro! Tė janė falur mėkatet!”

3 Dhe ja, disa prej skribėve menduan me vete:

“Ky po blasfemon!”

4 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:

“Pse mendoni keq nė zemrat tuaja? 5 Ēka ėshtė mė lehtė tė thuhet: ‘Tė janė falur mėkatet’ apo tė thuhet: ‘Ngrihu e ec!?’ 6 ‘Por qė ta dini se Biri i njeriut ka pushtet tė falė mėkatet mbi tokė ‑ i tha atėherė tė paralizuarit ‑ Ēohu nė kėmbė, merre vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde!”

7 I paralizuari u ngrit e shkoi nė shtėpi tė vet.

8 Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit qė u dha njerėzve pushtet kaq tė madh.

 

Ē`dėshiron tė mė thuash, Zotėri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshėm tė Shkrimit shenjtė:

·        Banorėt e qytetit tė Jezusit shumė shpejtė gjykonin dhe ishin tė zellshėm nė mbrojtjen e principeve fetare. E kishin humbur nga shikimi pėrfytyrimin e gjerė qė Jezusi kishte: dėshironte ta ripėrtėrijė shėndetin dhe tėrėsinė e qenies.

·        Jezusi shumė dėshiron qė edhe unė tė jetoj i lirė dhe nė plotėsi. Nė kėtė kohė tė uratės do tė lus pėr lirinė nga gjithė ajo qė mė lidh, qė mė bėn tė varur dhe do t`ia sjell para Zotit dėshirėn time tė madhe pėr tėrėsinė.

 

Biseda


O Zot, e di qė fjalėt nuk janė tė nevojshme kur tė drejtohem ty.

Ti shikon nė thellėsinė e zemrės sime.

I njeh dėshirat dhe nevojat e mia.

Po lėshohem nė duart e tua.

 


Pėrfundimi

Tė falėnderoj, o Zot, qė munda t`i kaloj kėto disa minuta vetėm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenė nė fillim, ashtu tash
e pėrgjithmonė e jetės. Amen.

 



30 qershor 2010 – E mėrkurė, Momenti i shenjte – Lutja e pėrditshme
30.06.2010 - Pater Shtjefen

 

Prania e Hyjit


Ajo qė ėshtė pranė meje ėshtė diēka qė do tė mė formojė dhe udhėheq.

Mendohem pėr praninė e Zotit: nė mua, ai ėshtė gjithmonė kėtu, gjithmonė me dashuri,

nė mesin e shumė ndikimeve qė mė rrethojnė dhe prekin.

Ndalem dhe lus qė Zoti

tė mė formojė dhe udhėheq, tani nė kėtė moment.



Liria


”Jam i lirė”.

Kur i shikoj kėto fjalė tė shkruara, mė duket se krijojnė nė mua njė ndjenjė admirimi.

Po, ndjenja e ēuditshme e lirisė.

Faleminderit, o Zot.



Ndėrgjegjėsimi


Mė ndihmo o Zot qė tė bėhem edhe mė i vetėdijshėm pėr praninė tėnde.

Mė mėso se si tė tė dalloj nė tė tjerėt.

Ma mbush zemrėn me falėnderim pėr tė gjitha ato momente

kur nėpėrmjet njerėzve tė tjerė e ke treguar kujdesin ndaj meje.

 


Fjala

Fjala e Zotit na vjen nėpėrmjet Shkrimit Shenjt.

Shpirti Shenjt e ndriēoftė mendjen dhe zemrėn time qė t`i pėrgjigjem porosisė sė ungjillit:

Qė t`i dua tė afėrmit e mi si vetveten dhe qė tė kujdesem pėr vėllezėrit dhe motrat nė Krishtin.

 

 

Am 5,14-15.21-24

 

14 Kėrkoni tė mirėn e jo tė keqen

qė tė jetoni,

kėshtu qė me ju tė jetė, siē thoni,

Zoti, Hyji i Ushtrive.

15 Urrejeni tė keqen, duani tė mirėn

e rikthejeni nė gjykatore tė drejtėn,

ndoshta Zoti, Hyji i Ushtrive,

do tė ketė dhimbje pėr tepricė tė Jozefit.

21 “I urrej, i pėrbuz festimet tuaja,

nuk u kėnaqem tė kremteve tuaja!

22 Po dhe nė mė kushtofshi fli shkrumbimi,

kushtimoret tuaja s’i pranoj,

as qė i shikon

flitė e majme pėr pajtim.

23 Ma largoni zhurmėn e kėngėve tuaja,

s’dua ta ndiej zėrin e lyrave tuaja!

24 Mė mirė tė rrjedhė si uji e drejta,

si lumi qė s’shter drejtėsia.

 


Ē`dėshiron tė mė thuash, Zotėri?



Disa mendime mbi pasazhin e sotshėm tė Shkrimit shenjtė:

 

·                    Dyert e qytetit paraqesin vendin e pushtetit, vendin ku takohen i zoti i shtėpisė dhe i huaji.

Lutja ime mund tė jetė personale, mirėpo kurrė nuk ėshtė krejt private. Gjithmonė do tė ketė efekt nė mėnyrėn sesi jetoj me tė tjerėt, sesi sillem nė jetėn publike.

·                    Do tė lus pėr tė mirėn personale dhe tė mirėn e atyre me tė cilėt jetoj; qė tė mė tėrheq ajo ēka ėshtė e mirė dhe t`i largohem sė keqes.

 

 

Biseda


Fjalėt nuk po mė vijnė lehtė, o Zot.

Shiko nė zemrėn time dhe shih se sa shumė e dėshiroj paqen.

Mė ruaj, o Zot. E di qė gjithmonė je pranė meje.

 


Pėrfundimi


Tė falėnderoj, o Zot, qė munda t`i kaloj kėto momente vetėm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenė nė fillim, ashtu tash
e pėrgjithmonė e jetės. Amen.

 

 

 

 



29 qershor 2010 – E marte, Sh`Pali e Sh`Pjetri – Lutja e pėrditshme
29.06.2010 - Pater Shtjefen

 

Prania e Hyjit

Ajo ēka mundohem tė bėj kėtu ėshtė qė kohėn ta lė mė njė anė

dhe tė pėrqendrohem nė jetėn time, atė fizike – nė kohė, dhe atė shpirtėrore.

Mundohem ta paramendoj Jezusin si ėshtė ulur pranė meje

dhe bisedoj me tė mbi tė gjitha ēfarė ėshtė duke mė ndodhur nė jetė.

Mundohem ta marr vesh qė nė mundėsi tė panumėrta

Jezusi hyn nė rrethanat e pėrditshme tė jetės sime.

E pra, jeta kalon shpejt dhe shumė gjėra ndodhin.

Ngarkimi dhe obligime tė ndryshme shpesh herė e shmangin kėtė vetėdije mbi praninė e Hyjit nė jetėn time tė pėrditshme. Jam i vetėdijshėm pėr kėtė, dhe dėshiroj tė bėjė diēka.

Sa pėr tash, provoj tė qėndroj i qetė dhe i hapur ndaj asaj ēfarė prania e Tij dėshiron tė mė thotė.



Liria


Po tė donte Hyji pėr tė mė thėnė diēka, a do tė kisha mundur ta dėgjoj?

Po tė kishte dashur pėr tė mė dhėnė zemėr dhe pėr tė mė sfiduar, a do tė kisha mundur kėtė ta vėrej?

Lus pėr hirin e shenjtė tė ēlirimit nga brengosjet personale

dhe ēiltėrisė ndaj asaj ēfarė Hyji dėshiron tė mė njoftojė.



Ndėrgjegjėsimi


Nė praninė e Hyjit qė mė do

i vėshtroj tė gjitha ēfarė mė ka ndodhur ditėn e kaluar,

qė nga momenti i tashėm e nga prapa, hap pėr pah.

I pėrkujtoj tė gjitha ēfarė ka qenė e mirė dhe e bukur, dhe falėnderoj pėr kėtė.

I vėrej edhe hijet/dėshtimet dhe e pyes veten ēfarė po mė tregojnė ato; lus pėr shėrim, guxim, falje.

 


Fjala


O Zot, je bėrė njeri pėr tė biseduar me mua;

ke ecur dhe punuar nė kėtė tokė; ke pėsuar tė nxehtėt dhe tė ftohtėt.

Koha qė e ke kaluar nė tokė ka qenė e plotėsuar me kujdesin pėr njerėz.

Ke shėruar tė sėmurė, ke ringjallur tė vdekur; dhe ajo mė e rėndėsishmja – mė ke shpėtuar nga vdekja.

 

 

Mt 16, 13-19

 

13 “Kur Jezusi arriti nė krahinėn e Cezaresė sė Filipit, i pyeti nxėnėsit e vet:

“Ē’thonė njerėzit, kush ėshtė Biri i njeriut?”

14 Ata u pėrgjigjėn:

“Disa thonė se ėshtė Gjon Pagėzuesi; disa tė tjerė Elia; do tė tjerė Jeremia ose njė ndėr profetėt.”

15 “Po ju ‑ u tha atyre ‑ ē’thoni: kush jam unė?”

16 Iu pėrgjigj Simon Pjetri:

“Ti je Mesia ‑ Biri i Hyjit tė gjallė!”

17 Atėherė Jezusi i tha:

“I lumi ti, o Simon, biri i Jonės, sepse kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiell! 18 Edhe unė po tė them: Ti je Pjetėr‑Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb unė do ta ndėrtoj Kishėn time dhe dyert e ferrit s’do tė ngadhėnjejnė kundėr saj!

19 Ty do tė t’i jap ēelėsat e Mbretėrisė sė qiellit: gjithēka tė lidhėsh mbi tokė, do tė jetė e lidhur edhe nė qiell e gjithēka tė zgjidhėsh mbi tokė, do tė jetė e zgjidhur edhe nė qiell.”

 

 

Ē`dėshiron tė mė thuash, Zotėri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshėm tė Shkrimit shenjtė:

·                    Do tė kujdesem qė asgjė mos ta pengojė bisedėn time me Zotin. Kurrfarė libri shpirtėror, as pikat pėr frymėzim nuk mund t`i pėrgjigjen pyetjes qė ma bėn Jezusi: “Po ti ē`thua kush jam unė (pėr ty)?” Pėrgjigjen duhet ta jap vetė.

·                    Nė pyetjen kush ėshtė Zoti pėr ty do tė pėrgjigjem me jetėn time; tė tjerėt shohin ēfarė flas dhe bėj. Do tė lus qė besimi im nė Zotin tė jetė i dukshėm nė fjalėt dhe veprat e mia.

 

 

Biseda


E filloj bisedėn me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit tė shenjtė tė cilin pikėrisht e lexova.

Ēfarė mė ka nxitur mė sė shumti nė reflektim?

Ndoshta nėpėr kėtė rresht tė tekstit nė sipėrfaqen e vetėdijes sime

ngadalė dalin nga kujtesa fjalėt e mikut, apo ndonjė rrėfim qė e kam dėgjuar para pak ditėsh.

Nėse ėshtė ashtu, a e ndriēon tregimi atė ēfarė teksti i Shkrimit tė shenjtė tenton tė mė thotė.



Pėrfundimi


Tė falėnderoj, o Zot, qė munda t`i kaloj kėto momente vetėm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenė nė fillim, ashtu tash
e pėrgjithmonė e jetės. Amen.

 



  1     2     3     4     5     6     7     8     9     10     11     12     13     14     15     16     17     18     19     20     21     22     23     24     25     26     27     28     29     30     31     32     33     34     35     36     37     38     39     40     41     42     43     44     45     46     47     48     49     50     51     52     53     54     55      


MK Portal / Misioni-Katolik.de - 1.01 (01.09.2008) by Marco Lenz
© 2008 by Marco Lenz / DerEismann.com / Redaktion@DerEismann.com