Lutja     Meditime     Shtegtimet    Extra    

Rezultat: 10
Ushtrimi 2 - Ripėrtėritje shpirtėrore nė Ardhje 2009
19.12.2009 - Pater Shtjefen

Ushtrimi 2

 

Prania e Hyjit

Ia pėrkujtoj vetes se Zoti mė mbron me dashurinė e tij tė pamasė.

Shpirti Shenjt

E lus Shpirtin Shent qė tė lutet nė mua gjatė kohės sė kėtij meditimi dhe lutjeje.

 

Hiri pėr tė cilin lus

Lus qė Zoti tė mė tregojė ēka dėshiron tė mė thotė personalisht gjatė meditimit pėr Gjon Pagėzuesin.

 

Shkrimi i shenjtė

Luka 3,15-18

15 E pasi populli priste me shpresė dhe pasi tė gjithė mendonin nė zemrat e veta pėr Gjonin: a mos ėshtė pikėrisht ky Mesia, 16 kėndej Gjoni mori fjalėn e u tha tė gjithėve:

“Unė, vėrtet, po ju pagėzoj me ujė, por po vjen njė mė i fortė se unė, tė cilit unė nuk jam i denjė as t’ia zgjidh lidhėset e sandaleve tė tij. Ai do t’ju pagėzojė me Shpirt Shenjt e me zjarr. 17 Ai e mban nė dorėn e vet terploten pėr tė pastruar lėmin e vet, pėr tė mbledhur grurin nė grunarin e vet, kurse bykun do ta djegė nė zjarr tė pafikshėm.”

18 E me shumė mėsime tė tjera ia shpallte popullit Ungjillin.

 

 

Pikat pėr lutje

Ēfarė mase e larmishme qė vjen te Gjon Pagėzuesi: tagrambledhės, ushtarė dhe shumė tė tjerė; fjalimi i tij ndėrlidhet me njė rreth tė gjerė njerėzish. Po ndodhte diēka e jashtėzakonshme – pėrnjėmend njė personazh karizmatik.

Ju flet qė tė jenė tė drejtė, qė tė bėjnė drejtėsi dhe t`i respektojnė tė drejtat e tė tjerėve. I jep zemėr popullit qė ta ndajė ushqimin dhe veshmbathjen me tė tjerėt.

Ndėr njerėz ndjehet njė pritshmėri. Dramėn e hasim nė rreshtat e ungjillit. E pyesin veten a mos ėshtė Gjoni Mesia i shumėpritur. A? Njerėzit pyesin pėr identitetin e tij tė vėrtetė.

E pra, Gjoni nuk bėn lojėra. Ai e di mirė se ėshtė duke e pėrgatitur rrugėn pėr njė mė tė madh se ai, qė do tė pagėzojė me Shpirtin Shenjt dhe me zjarr. Ai nuk ėshtė i denjė t`ia zgjidh tė mbathurat e kėmbės.

Gjoni i fliste masės edhe pėr shumė gjėra tjera. A mund ta paramendojmė ēka ju ka thėnė? Na ėshtė thėnė se shpallte Lajmin e gėzueshėm. Ndoshta pak do tė na ēudisė veshja e tij e pazakontė, tė ushqyerit e tij tė ēuditshėm dhe jeta nė shkretėtirė. Mirėpo, tek ai shkonin shumė vetė. Hyji ka folur me anė tė tij para aq shumė vitesh. Ēka mė flet mua Hyji me anė tė Gjonit nė kėtė kohė tė Ardhjes?

 

Meditimi

»Gjoni me kėngė e paralajmėroi ardhjen dhe e tregoi tė pranishėm“ (nga Lutja eukaristike e Ardhjes). Si mund tė na ndihmojė meditimi pėr Gjonin qė tė jemi tė gatshėm pėr ardhjen e Krishtit nė zemrat tona kėtė Krishtlindje? Nė zemrėn time udhėtoj nė Palestinė, nė shekullin e I-rė. Ndodhem ndėr tagrambledhės, ushtarė dhe masėn e popullit. Provoj me syrin e imagjinatės ta shoh Gjonin. Si duket? Si tingėllon? E pėrgjoj fjalėn e tij dhe e dėgjoj se si flet qė duhet t`i ndajmė rrobat dhe tė jemi tė drejtė. A gjejnė jehon kėto fjalė nė botėn bashkėkohore?

E dėgjoj se si flet pėr Krishtin. E vėrej ēuditjen dhe respektin e thellė. Mahnit modestia e tij. Te ai gjejmė njė pėrvujtėri tė shėndosh dhe tė plotė. A nuk ėshtė kjo njė freski? Gjoni e ndjen veten krejt mirė dhe nuk ka nevojė tė shtiret dhe tė ndreqet para masės sė njerėzve.

 

Lutja

O Zot i dashur, Gjon Pagėzuesi po mė mahnit. Pėrnjėmend ai ėshtė njė person mė i ndryshėm. Me shumė qejf ia lėshon vendin e parė kushėririt tė tij dhe fare nuk ėshtė xheloz. Kujdeset pėr ata qė nuk kanė ē`tė hanė as ē`tė veshin. Ma mbush zemrėn time me flakė pėr drejtėsi dhe dhembshuri pėr ata qė vuajnė. Mirėsia e thjeshtė qė e shoh nė Gjonin tė jetė nxitje pėr mua nė jetėn time dhe tė mė ndihmojė qė t`i njoh mėnyrat me tė cilat Krishti ėshtė i pranishėm nė ditėn dhe vendin tonė.

Kėtė po tė lus nėpėr tė njėjtin Krisht Zotin tonė. Amen.

 

Reflektimi

-         Si kaloi lutja?

-         A mė ka nxitur gjė pėr tė menduar?

-         A ekziston njė pjesė e veēantė e lutjes ku do tė dėshiroja mė gjatė tė qėndroj?

 



Ushtrimi 1 - Ripėrtėritje shpirtėrore nė Ardhje 2009
17.12.2009 - Pater Shtjefen

Ushtrimi 1

 

Prania e Hyjit

Ia pėrkujtoj vetes se Hyji mė mbron nė dashurinė e tij tė pamasė.

Shpirti Shenjt

E lus Shpirtin Shent qė tė lutet nė mua gjatė kohės sė kėtij meditimi dhe lutjeje.

 

Hiri pėr tė cilin lus

Lus pėr hirin e shenjtė qė tė dėgjoj sesi Zoti do tė dėshironte qė tė qėndroj zgjuar dhe tė lus nė kėtė fazė tė udhėtimit tim tė jetės.

 

 

Shkrimi i shenjtė

 

Luka 21,34-36

34 “Kini kujdes veten qė zemrat tuaja tė mos kalamenden prej grykėsisė, prej shfrenisė e prej kujdeseve tė jetės qė ajo Ditė tė mos ju vijė papritmas, 35 sepse ajo ditė do tė vijė porsi kurth mbi tė gjithė banorėt e tokės mbarė. 36 Prandaj, rrini zgjuar e lutuni nė ēdo moment qė tė mund t’u shpėtoni tė gjitha kėtyre qė do tė ndodhin e tė mund tė qėndroni para Birit tė njeriut.”

 

Pikat pėr lutje

Fjalėt e Jezusit janė fjalė mirėdashjeje, kėshille miqėsore. Mėsuesi i mirė nė shkollė na jep zemėr qė ta pėrsėrisim lėndėn dhe tė pėrgatitemi pėr provim. Na tėrheq vėrejtjen pėr rreziqet e kohės sė humbur. Zoti na flet qė ta shikojmė pasqyrėn e gjerė tė jetės – planin e Hyjit pėr mbarė botėn. Hyji nuk e mbyt harenė tonė: mund tė kėnaqemi nė sport, teatėr dhe aktivitete tė tjera, mirėpo na nxit pėr njė sjellje tė pėrgjegjshme. Jemi tė thirrur qė tė jetojmė njė jetė nga qendra e qenies sonė, dhe jo vetėm sipėrfaqėsisht, qė pėrnjėmend ėshtė lajm i gėzueshėm.

Nuk mund tė jemi tė gatshėm dhe pavarėsisht t`i pėrgjigjemi ardhjes sė Hyjit. Kemi nevojė pėr forcėn e Hyjit dhe pėr kėtė arsye lusim, kėrkojmė fuqi pėr tė cilėn kemi nevojė. Jezu Krishti do tė kthehet me lavdi, por nuk e dimė kur; duhet qenė tė gatshėm ta presim kur tė vijė nėpėrmjet njerėzve dhe ngjarjeve tė jetės sė pėrditshme. Ėshtė mirė qė gjithmonė tė jemi tė gatshėm nė jetė! A je dakord?

 

Meditimi

Predikimi qė e kam dėgjuar para disa viteve nė tė dielėn I-rė tė Ardhjes po mė kujtohet ēdo vit. Predikuesi na jepte zemėr qė tė shkojmė nė njė shetitje tė gjatė pranė detit, lumit apo kodrės qė ndodhej nė hyrje tė qytetit. Qėllimi i tij ishte qė tė shkojmė nė jetėn tonė sesi ėshtė ajo tani. Si jam duke jetuar? A jam i lumtur? A ekziston diēka qė do ta ndryshoja nė jetė? Ēfarė ėshtė raporti im ndaj Hyjit? A duhet ta ripėrtėrijė? Tė gjej kohė mė shumė? Ēfarė ėshtė raporti im ndaj familjes dhe miqve? A ekziston diēka me ēka do tė vazhdoja kėshtu sepse mė ndihmon? A ekzistojnė fusha nė tė cilat ndryshimi do tė ishte i shėndoshė dhe i domosdoshėm? Ē`po ngjet me punėn? A ėshtė krejt nė rregull? Apo, a ekzistojnė konfliktet? Ndoshta jam i brengosur pėr ardhmėrinė?

I mbėshtjellė nė mantelin e ngrohtė ulem dhe bisedoj me Hyjin pėr jetėn time. Nuk dėshiroj qė kėtė bisedė „ta kaloj shpejt e shpjet“. I flas nga thellėsia e zemrės duke ndarė me tė gėzimet dhe pikėllimet, shpresat dhe frikėn. Lus prej tij ndihmė dhe fuqi.

O Zot Jezu, fjalėt tua nga Shkrimi Shenjt mė nxisin qė ta ngadalėsoj hapin dhe tė marr guxim tė shikoj mė thellė dhe mė seriozisht jetėn time personale. Kėrkon prej meje jo qė tė ma prishėsh disponimin, por tė jetoj jetėn nė plotėsi. Mė ndihmo qė ta dėgjoj thirrjen tėnde dhe t`i pėrgjigjem asaj me shpresė nė zemėr, duke ditur qė mė ēon drejt gėzimit tė vėrtetė dhe paqes sė vėrtetė. Amen.

 

Reflektimi i lutjes

 

  • Si kaluan meditimi dhe lutja?
  • Nė cilėn mėnyrė jam ndjerė i prekur gjatė kohės kur kam lutė?
  • Po tė meditoja dhe lusja sėrishmi mbi kėtė pasazh, cilės fjalė apo shprehje do t`i kthehesha?

 



Ripėrtėritje shpirtėrore nė kohėn e Ardhjes 2009
17.12.2009 - Pater Shtjefen

 

Ripėrtėritja shpirtėrore apo ushtrimet shpirtėrore janė si pushim i vogėl vjetor qė e kalon me Zotin. Dėshiron ta kalosh kohėn me tė duke e dėgjuar ēka tė flet Hyji nė jetė nė kėtė kohė tė Ardhjes. Qofsh bekuar kur tė tėrhiqesh nė heshtje dhe tė presėsh ē` dėshiron tė ndajė Hyji me ty.

Tėrhiqu nė vende tė vetmuara. Provo „tė ikėsh“ nga pėrditshmėria dhe gjithė ajo qė e ke tė afėrme. Shko nė ndonjė vend tjetėr. Gjej njė hapėsirė tė pėrshtatshme, mbylle mobitelin. Posta elektronike mund tė presė dy-tri ditė. Ēka thua? Megjithatė, ti do tė dish ē`ėshtė mė e mira pėr ty nė rrethanat nė tė cilat jeton.

 

Propozime

Tė gjitha ato qė t`i ofroj janė vetėm propozime. Shpirti Shenjt ėshtė udhėheqėsi kryesor. Me udhėheqjen e Shpirtit Shenjt shfrytėzoji edhe propozimet, mirėpo nėse mendon se nuk ke nevojė pėr to, atėherė lėri. E di mirė qė do ta provosh Hyjin se si „po vizaton dhe shkruan“ nėpėr zemrėn tėnde. Hyji shpesh herė na befason kėshtu qė varet prej tij se si do tė befasojė edhe ty.

Si do tė duket dita. Kėtė mund ta bėsh nė njė ditė apo gjatė tri ditėve. Mirė ėshtė t`i planifikosh tė gjitha gjėrat paraprakisht. Po t`i ofroj tri reflektime dhe kohėra pėr lutje. Tė tri kohėrat mund t`i shfrytėzosh nė njė ditė apo ēdo ditė nga njė reflektim. Kėtu po e jap njė program njėditor.

 

Orari i ditės

 

10.00am Pėratitja

10.15am Meditimi i parė - Luka 21,34-36

11. 15am Pauzė

11.45am Meditimi i dytė - Luka 3,10-18

12.45pm Dreka, shetitje e lehtė, pushim

2.30pm Meditimi i tretė - Luka 1,39-45

3.30pm Pauzė: shtriju, relaksohu, ecė pak kėmbė!

4.00pm Reflektimi i ditės sė kaluar

 

 

 

Pėrgatitja

Nė rendin tėnd tė ditės gjithėsesi fute edhe kohėn pėr pushim dhe gjimnastikėn si dhe 10 minutat shtesė pėr reflksionin pas lutjes (shih Reflektimi).

Po tė propozoj tri kohėra pėr lutje dhe meditim. Ėshtė mirė ta caktosh saktė gjatėsinė e kohės para se tė fillosh me lutje. Mund tė vendosėsh pėr 30, 40, 50 apo 60 minuta. Dhe atėherė mbaje vendimin qė e ke bėrė.

 

Ardhja

 

Tė gjithė flasin se sa ditė ende kanė mbetur pėr blerje para Krishtlindjeve. A do t`i dėrgoj letėr-urimet me kohė? Kjo kohė nė vit ėshtė me shtrėngesa tė mėdha pėr shumė vetė. Kohė e stresit! Shumė detyrime por pak kohė! Si ithtarė tė Jezusit kemi fituar dhuratėn e kohės qė quhet Ardhja (Adventi). Kjo ėshtė njė rast qė shkurt t`i shmangemi shpjetimit tė egėr. Ky ėshtė njė rast i mirė qė pak tė tėrhiqemi dhe ta presim Hyji qė vjen. Hyji ka ardhė para dy mijė vjetėve mirėpo vazhdon nė mėnyrė permanente tė vijė nė jetėn tonė dhe nė zemrėn tonė kėtyre ditėve nė muajt nėntor dhe dhjetor. Dėshirojmė tė jemi tė gatshėm pėr kėtė ardhje. Pėr kėtė arsye edhe e ėbjmė kėtė ripėrtėritje shpirėtrore.

Ndėrsa pėrgatitemi pėr lindjen e Jezusit, meditojmė pėr ata qė e kanė pasur njė detyrė tė caktuar nė pėrgatitjen pėr ardhjen e tij. Kėta janė Gjon Pagėzuesi dhe Maria, nėna e Jezusit. A e ndjej veten tė nxitur ndėrsa i vėshtroj jetėt e tyre? A na flasin pėr ēiltėrinė dhe pranimin e Hyjit qė vjen? Tani jam i gatshėm dhe lus Hyjin qė ta bekojė ditėn e sotshme dhe lutjen dhe meditimet e mia.



Nxitje pėr lutje dhe reflektim
19.10.2009 - Pater Shtjefen

 

S`kam nevojė kurrgjė pėr tė dhėnė

S`kam nevojė kurrgjė pėr tė qenė i detyruar

S`kam nevojė kurrgjė pėr tė zotėruar

S`kam nevojė kurrgjė pėr tė zbukuruar

S`kam nevojė kurrgjė pėr tė sjellė

S`kam nevojė kurrgjė pėr tė paraqitur

S`kam nevojė kurrgjė pėr tė bėrė

S`kam nevojė kurrgjė pėr tė mundur

S`kam nevojė kurrgjė …

Thjesht tė jesh kėtu

dhe tė jetosh

te ti

nė ty

unė

po

 

(Autori i panjohur)

 



Kėrkimi i Zotit
10.10.2009 - Pater Shtjefen

KĖRKIMI I ZOTIT

 

 

 

Vėlla i dashur,

ti dėshiron ta kėrkosh Zotin me gjithė

qenien tėnde

dhe ta duash me gjithė zemrėn tėnde.

 

Por, do tė ishte gabim tė shpresosh

se mund ta kapėsh me dorė.

Duart e tua janė tepėr tė shkurta,

sytė e tu tepėr tė dobėt,

zemra e jote dhe mendja tepėr tė vegjėl.

 

Ta kėrkosh Zotin

para sė gjithash do tė thotė

tė lejosh qė tė gjejė Ai ty.

Ai ėshtė Hyji i Abrahamit, Izakut e Jakobit.

Ai ėshtė Hyji i Jezu Krishtit.

Ai ėshtė Hyji yt

jo pėr arsye se ėshtė Ai i yti

por pėr arsye se ti je i tij.

 

Ta zgjedhėsh Hyjin do tė thotė

tė jesh i vetėdijshėm pėr tė vėrtetėn

se Ai tė njeh dhe tė do

nė mėnyrėn qė e tejkalon

gjithė atė qė njerėzit

mund tė mendojnė pėr tė,

se je i dashur

para se ndokush ka menduar nė ty

apo e ka shqiptuar emrin tėnd.

 

Ta zgjedhėsh Hyjin do tė thotė

nė besim ti dorėzohesh.

Ndėrtoje jetėn tėnde nė atė besim

si nė themel tė papashėm.

Lejo qė ai besim tė tė mbart

sikurse nėna

e mbart fėmijėn nė kraharorin e vet.

 

E pėr kėtė arsye

mos flit pėr Zotin pėr sė tepėrmi,

por jeto

nė bindje se Ai e ka shkruar emrin tėnd

nė pėllėmbė tė dorės sė vet.

 

Kryeje detyrėn tėnde njerėzore

nė sigurinė ēliruese

se asgjė nė botė nuk mund tė tė largojė

prej dashurisė sė Hyjit qė ka pėr ty.

 

Nė Jezu Krishtin prej Nazaretit

tregon Hyji nė mėnyrė tė veēantė se

si pa u lodhur e kėrkon njeriun

dhe se i tėri i ėshtė kushtuar

lumturisė sė njeriut.

 

Nė Jezu Krishtin prej Nazaretit

tregon Njeriu

si mundemi krejtėsisht t`i takojmė Hyjit,

sa liri dhe njerėzi,

sa trimėri dhe vetėmohim

mund tė tregojė njeriu

kur ta pėrjetojė se e ka gjetur Hyji

dhe kur t`i dorėzohet Hyjit krejtėsisht.

Nė fatin e Tij

edhe pėr ty ėshtė e shėnjuar rruga nė ardhmėri

nėpėr mėkat dhe vdekje

nė bashkimin e dashurisė,

nė lavdinė e pakalueshme dhe

nė jetė.

 

Me fe do ta njohėsh Hyjin tėnd

nė veprat e duarve tė tija,

nė rend tė parė nė njerėz,

nė njerėz tė krijuar nė shėmbėlltyrėn

dhe pėrngjasimin e Hyjit,

dhe mbi tė gjitha nė dashuri

qė ėshtė Jezusi.

 

Po edhe nėse nuk merr prej Tij

kurrfarė shenje tė jashtme,

asnjė fjalė tė shprehur,

megjithatė do ta njohėsh.

Madje edhe "mosprania" e tij

ėshtė plot me mister tė madhėrisė sė tij

tė pamasė.

 

Ai mund tė tė ndihmojė

qė tė mos shkosh kah veprat e duarve tua

dhe mos t`u shėrbesh atyre.

 

Pėr kėtė arsye mos e humb kurrė guximin,

por edhe mė tej kėrkoje

nė tė gjitha sendet,

nė tė gjithė njerėzit -

tė gjithė ata janė garanci

se do ta gjesh mė nė fund.

 

Le tė merr malli pėr shikimin e Hyjit

fytyrė mė fytyrė.

Si agimi ėshtė e sigurt ardhja e tij,

e besueshme si shiu i vonė i vjeshtės.

E nėse qėndron nė dashuri,

do tė qėndrosh nė Hyjin

dhe nuk do tė ecėsh mė nė errėsirė.

Jeto pra nė gėzim dhe shpresė,

pa ndrojtje dhe frikė,

nė paqe me vetveten dhe botėn,

nė nderim tė thellė dhe falėnderim tė pėrhershėm.

Sepse, mirėsia e Hyjit ndaj teje ėshtė e amshuar.

 

(Brakkenstein Community)

  



Thelbi i Kėrshėndellave ėshtė Dashuria!
24.12.2008 - Pater Shtjefen

 

 Porosia e Jezusit

 

Kur flitet pėr Kėrshėndellat mendohet nė “kohėn e gėzimit” dhe “kohėn e mirėsisė”. Mirėpo me t`u afruar kėto festa njeriu e pėrjeton se disi ėshtė larg nga ky gėzim. Papritmas e ndjen veten tė stėrngarkuar, menjėherė i biejnė ndėr mend shumė gjėra qė ndoshta nuk i ka bėrė apo qė do tė duhej t`i bėnte.

A jeni tė lodhur ndoshta me brengosjet, planifikimet, problemet, vėshtirėsitė qė i keni hasur gjatė kėtij viti qė po e lėmė pas?

A jeni duke i pėrjetuar Kėrshėndellat si njė trysni, diēka qė po ashtu po jua merr kohėn.

 

Ndaluni njė moment!

 

Ndoshta mendoni se nuk keni kohė tė ndaleni, mirėpo pėrnjėmend do tė duhej tė ndaleshit.

 

Dėshiroj qė ta ndjeni paqen pėr kėto Kėrshėndella.

Nė vend qė ta pyesni veten si do t`i mbijetoni kėto festa, dėshiroj qė vėrtet tė jeni tė lumtur. Mirėpo pėr ta arritur kėtė ju duhet tė krijoni njė hapėsirė pėr tė fituar diēka mė tė mirė.

Ndoshta jeni duke u munduar t`i kaloni kėto Kėrshėndella mė mirė se herave tė tjera, dhe ēdo moment jeni duke e shfrytėzuar pėr ta arritur kėtė qėllim. Mirėpo kjo herė ju shkon pėr dore herė jo.

A jeni ndalur ndonjėherė dhe a ju ka shkuar mendja qė ta pyesni veten, a janė tė gjitha kėto tė domosdoshme.

Tė gjitha kėto qė po i bėni a janė duke ju bėrė pėrnjėmend mė tė lumtur, veten dhe tė dashurit e tu? Apo ndoshta jeni duke i lėshuar gjėrat e rėndėsishme nė jetė pėr tė zgjedhur dhurata tė pėrsosura, pėr tė bėrė dekorime tė pėrsosura dhe tė bleni ushqime pėr dreka apo darka tė jashtėzakonshme.

Sa mė pak tė brengoseni se si t`i bėni Kėrshėndellat mė tė pėrsosura aq mė shumė do tė keni kohė qė t`i shijoni ato.

Sa mė pak stres dhe tendosje, aq mė shumė do ta pėrshkojė lumturia dhe gėzimi kohėn qė do ta kaloni me tė afėrmit tuaj.

Kėrshėndellat mė sė miri i pėrjetojmė kur vėmendja jonė ėshtė e drejtuar kah dashuria si gjėja kryesore.

 

Dashuria ėshtė thelbi i Kėrshėndellave!

 

 

Kėrshėndellat do tė duhej tė ishin festim familjar, kremtim kur e kalojmė kohėn me tė dashurit tanė, kremtim i dashurisė qė ia dhurojmė njėri-tjetrit.

Pėr fat, dashuria po humb nė tollovinė e kėsaj feste, me gjėra konsumuese dhe tė kalueshme.

Kėrshėndellat janė kohė festimi, mirėpo domethėnia e saj ėshtė mė shumė se kaq.

Kėrshėndellat janė ditėlindja ime. Kjo ėshtė kohė pėr festimin e dhuratės mė tė mirė qė njerėzimi e ka fituar ndonjėherė.

A mundeni njė moment tani tė ma kushtoni Mua, nė nder tė ditėlindjes sime?

A mundeni pėr Mua ta ndani tė paktėn njė minut, nė mėnyrė qė tė mund t`jua them se sa ju dua?

A mundeni tė ndaleni qė tė mė falenderoni pėr dashurinė Time, dhe ta merrni me mend se edhe ju mundeni tė dhuroni mė shumė dashuri dhe ta pėrhapni atė nėpėr botė?

 

Dashuria pėr ju mė ka shtyrė tė vij ndėr ju, nė kėtė botė para 2000 vjetėve.

 

Dashuria ime ndaj jush mė ka dhėnė fuqi qė tė bėhem njėri prej jush, qė tė jetoj dhe tė vdes pėr ju.

 

Dashuria ka qenė, dhe sot e kėsaj dite ėshtė, thelbi i ekzistimit tim.

 

Tė gjitha veprat e mia nga dashuria pėr ju personalisht dhe nga dashuria pėr mbarė njerėzimin.

 

Aq shumė ju dua!

 

Pėr kėto Kėrshėndella

 

gjej kohė pėr dashuri!

 

Nėse kėtė e bėni, do tė Ma dhuroni dhuratėn mė tė mirė tė mundshme, dhe do tė ma jepni rastin pėr t`ju dhėnė diēka tė veēantė kėtė vit.

 

Tė gjitha kalojnė, por dashuria qė e keni ndarė me tė tjerėt do tė qėndrojė pėrgjithmonė.

 

Ju dua,

 

Jezusi

 

 

 

 

Nėse ende nuk e keni pėrjetuar dashurinė e mrekullueshme tė Jezusit, zemrėn dhe shpirtin e Kėrshėndellave, kėtė mund ta bėni tash. Krejt ēfarė duhet ėshtė qė Jezusin ta thirrni nė zemrėn tuaj dhe nė jetėn tuaj.

Mund t`i shpreheni diēka ngjashėm si kjo:

 

Jezus, tė falėnderoj pėr dashurinė qė ma ke tregu me ardhjen Tėnde nė kėtė Tokė, duke jetuar dhe vdekur pėr mua. Dėshiroj t`i kremtoj kėto Kėrshėndella sė bashku me Ty. Dėshiroj me tė njohtė, dėshiroj me pranu dashurinė Tėnde, dhuratėn e jetės sė pasosur. Tė lutem, preke jetėn time me dashurinė Tėnde dhe mė ndihmo qė kėtė dashuri ta ndaj me tė tjerėt.

 

Pėr shumė mot Kėrshėndellat!

 



Shfaqje pėr Krishtlindje pėr klasėn 1-rė apo 2-tė
01.12.2008 - Pater Shtjefen

Shfaqje pėr Kirshtlindje pėr klasėn 1-rė apo 2-tė

 

 


 

Kėnga “Erna dimni”, strofa 1 dhe 2

 

1. Erna dimni kėndej largonju

Erna vere ambėl ēonju

Krishti i vogėl don me fjet`

Erėna fryni, fryni lehtė”,

 

2. Ndėr do lagj nė kohė dimnore

Ēelin lule pranverore

Krishtit vogėl te shpellin

Ēoni lule jasemina.

 

 

 

Skena 1

 

Tregimtari: Ėshtė ftohtė. Ėshtė errėsirė. Maria dhe Jozefi janė nė udhėtim pėr Betlehem.

 

Maria: Kėtu qenka njė shtėpi!

Jozefi: Po trokas.

Bujtinari 1: Ēka po doni kėtu nė mesnatė?

Jozefi: A keni vend pėr ne?

Maria: Kemi uri dhe etje.

Bujtinari 1: Nuk kemi vend. Shkoni diku tjetėr!

 

Maria: Kėtu qenka edhe njė shtėpi!

Jozefi: Po trokas.

Bujtinari 2: Ēka po doni qė keni ardhė kėtu?

Jozefi: A keni vend pėr ne?

Maria: Ėshtė ftohtė dhe kemi uri.

Bujtinari 2: Nuk kemi vend! Shkoni tjetėrkund!

 

Maria: Ja ku qenka edhe njė shtėpi!

Jozefi: Po trokas.

Bujtinari 3: Ēka po doni tash nė pikė tė mesnatės?

Jozefi: A keni vend pėr ne?

Maria: Ėshtė ftohtė dhe kemi uri e etje. Kurse unė kam me lindė njė fėmijė.

Bujtinari 3: Nuk kam vend nė shtėpi, por e kam njė stallė! Ja kėtu njė mbulesė. Ja edhe njė fener. Ejani me mua t`ju tregoj rrugėn!

 

 

Kėnga “Erna dimni”, strofa 3 dhe 4

 

3. Si pambuku fije-fije,

Banju kashta kėtij fėmije

Zjarri asht` ndez` lagshtinė terė

U ba shpella nxhet` si verė.

 

4. Mos pingroni ēoktha, huta

Tash pėrmallshėm bje lahuta

Krishti vogėl syt po i mbyll

O barij mjaft ma me fyell.

 

 

Skena 2

 

Tregimtari: Nė mesnatė Maria lindi foshnjėn e saj. E vendos atė nė kashtė. Nėpėr fusha ndodhen barinjtė pranė deleve tė tyre. Ata e panė njė yll krejt tė ndritur.

 

Bariu 1: A po e shihni ēfarė ylli i ndritur!

Bariu 2: O sa i mirė qenka!

Bariu 3: E ēfarė domethėnje ka?

Tregimtari: Befasueshėm u afrohet njė engjėll.

 

Bariu 1: Njė engjėll!

Bariu 2: Unė kam frikė!

Bariu 3: Po mė kap frika!

Engjėlli: Mos keni frikė! E kam njė lajm tė gėzueshėm pėr ju! Biri i Zotit ka lindė nė kėtė stallė! Shkoni dhe e pėrshėndetni!

 


Kėnga “Erna dimni”, strofa 5

 

5. Ah, Betlem, po pse ke dashtė

Me lan` Krishtin n`shpellė mbi kashtė

Krishti vogėl a do shtėpi

N`zemrat tona eja rri.

 

 

Skena 3

 

Tregimtari: Tė gjithė barinjtė shkojnė vrap te stalla. Secili ka njė dhuratė pėr fėmijėn e vogėl, vetėm mė i vogėli bari nuk ka asgjė.

 

Bariu 1: Unė tė kam pru njė filxhan me qumėsht!

Bariu 2: Unė tė kam pru bukė!

Bariu 3: Unė tė kam pru vezė!

 

Djali me fyell (lodėr/vegėl muzikore): Unė nuk kam asnjė dhuratė, por po i bie muzikės pėr ty!

 

Kėnga “...” [e zgjedh njė kėngė nga dėshira]

 

 

Kėnga “...” gjendet nė doracakun me kėngė popullore fetare “I kėndojmė Zotit” botuar nga Drita 1999, mirėpo mund tė kėndohet edhe ndonjė kėngė tjetėr e pėrshtatshme pėr Kirshtlindje!

 

 

Bėfshi qejf nė shfaqje!

Innsbruck, dhjetor 2008,

(Pėrktheu dhe pėrshtati: P. Shtjefėn Dodes SJ)

 



Momenti i shenjtė - Lutja e pėrditshme
23.09.2008 - Pater Shtjefen

Tė ftojmė qė nė mėnyrė tė pėrditshme ta sigurosh nė ditėn tėnde njė Moment pėr Shpirtin tėnd, dhe t`i kalosh dhjetė minuta nė lutje tani dhe kėtu - ndėrsa je duke ndenjur pranė kompjuterit tėnd, me ndihmėn e udhėheqjes nė ekran dhe teksteve nga Shkrimi i Shenjtė tė zgjedhur nė mėnyrė tė veēantė pėr secilėn ditė.


Ē`ėshtė Momenti i shenjtė?


Mund tė tė duket e ēuditshme qė tė lutesh para ekranit tė kopjuterit tėnd, veēanėrisht nėse je i/e rrethuar me njerėz tjerė, apo me zhurmė qė ta largon vėmendjen. E pra Zoti ėshtė gjithkund, gjithkah rreth nesh, gjithmonė i arritshėm, nė dispozicion, madje edhe nė rrethanat mė tė pazakonshme. Kur jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė, dhe me pak angazhim, mund tė lusim pa marrė para sysh ku!

Faqet qė vijojnė do tė tė udhėheqin nėpėr rrjedhshmėrinė e lutjes, nė gjashtė hapa, duke pėrfshirė pėrgatitjen e trupit dhe mendjes tėnde qė e arrin kulmin nė pėrsiatjen (meditimin) e tekstit tė shkrimit tė shenjtė tė zgjedhur nė mėnyrė tė veēantė pėr ēdo ditė. Kėta hapa janė:

Prania e Hyjit
Liria
Vetėdija
Fjala
Biseda
Pėrfundimi


Edhe pse janė tė shkruara nė veten e parė - „Unė“ - lutjet nuk janė vetėm pėr tė lexuar, por nxisin nė veprim. Ēdo hap veē e veē ėshtė njė lloj ushtrimi apo meditimi me qėllim qė tė tė ndihmojė tė hysh nė kontakt me Hyjin dhe me praninė e Hyjit nė jetėn tėnde.


Nėse ke nevojė pėr nxitje kėtu poshtė janė disa kėshilla qė mund tė tė ndihmojnė nė pjesėn e caktuar tė lutjes


PRANIA

Vetėdija pėr praninė e Zotit

Nėse dikush tė pyet qė t`i ofrosh njė fjalė tjetėr pėr “Hyjin”, mund ta pėrdorėsh fjalėn “Prani”, sepse Hyji me tė vėrtetė ėshtė. Kur Moisiu e pyeti Hyjin pėr emrin e tij, Hyji i pėrgjigji, “Unė jam ai qė jam”, qė domethėnė “Unė jam ai qė jam i pranishėm”. Hyji flet nė tė vėrtetė, “Do tė jem kėtu pėr ty”. Hyji ėshtė nė mėnyrė intime i pranishėm nė gjithēka, e nė veēanti me ne. Emri i Jezusit ėshtė Emmanuel, qė domethėnė “Hyji me ne”. Ungjilli i Mateut pėrfundon me njė shprehje tė mrekullueshme: “Unė jam me ju nė tė gjitha ditėt - deri nė tė sosur tė botės!” (Nga libri Ta gjesh Hyjin nė gjithēka tė Brian Grogan-it SJ)

Ushtrimi i trupit

(pėrshtatur nga libri “Hyji qė befason” i Gerry W. Hughes SJ)

Ulu me shpinė drejtė dhe nė mėnyrė tė volitshme i/e mbėshtetur nė karrikėn tėnde. Relaksoje trupin tėnd (por pa plogėshti), me kėmbė nė dysheme, me duar pėrmbi kofsha apo tė bashkuara nė prehėr.
Mbylli sytė, ose pėrqėndroji nė njė pikė para teje. Tash tėrė vėmendjen tėnde pėrqėndroje nė atė ēfarė ndjen nė trupin tėnd. Mund tė fillosh nga shpatullat e tua e pėrpjet, dhe lejoju ndjenjave tua qė tė ndalen, tė mbahen ndoshta vetėm disa sekunda, nė cilėndo pjesė tė trupit qė e ndjen, duke e hedhur vėmendjen nga njėra pjesė e trupit te tjetra; aq mė mirė nėse mund tė ndalesh nė njėrėn pjesė tė trupit. Duhesh tė koncentrohesh nė atė ēfarė ndjen, dhe jo nė mendimet pėr ndjenjat. Nėse ndjehesh i parahatshėm, apo pėr shkak diēkasė dėshiron ta ndryshosh pozitėn, thjesht vetėdijėsoja vetes kėtė parahatėsi, binde vetveten se kjo ashtu duhet tė jetė, dhe pa ndryshimin e pozitės vazhdo tė koncentrohesh nė atė ēfarė ndjen nė trup.
Intelekti rrallė na lė rehat, por fillon tė na pushtojė vėmendjen me komentare dhe me pyetje: Kjo ėshtė humbje e kohės sė ēmueshme. Ēfarė lidhje ka kjo me lutje? A ėshtė kjo ndonjė send hinduiste? Ēfarė kuptimi ka e gjithė kjo? Ballafaqohu me kėto pyetje dhe komentare ashtu sikurse me atė parahatėsinė; pranoji, dhe pastaj kthehu nė atė ēfarė ndjen nė trup.
Nėse dėshiron, mund tė kalosh nė njė lutje mė tė drejtpėrdrejt, duke i pėrsėritur fjalėt e shėn Palit: Nė Tė jetoj, lėviz dhe jam.

Ushtrimi i tė marrurit frymė


(pėrshtatur nga libri Hyji qė befason i Gerry W. Hughes SJ)

Ky ushtrim pėrfshin koncentrimin e tėrėsishėm nė ndjenjėn trupore tė tė marrurit frymė dhe tė tė nxjerrurit e frymės, pa ndryshimin e vetėdijshėm tė ritmit tė frymėmarrjes.
Pėrqėndrohu nė ndjenjėn e ajrit tė ftohtė sesi hyn nė vrimat e hundės tėnde, dhe ajrit tė nxehtė me rastin e nxjerrjes sė frymės. Nė fillim mund ta vėresh me vetėdije se frymėmarrja po tė bėhet jo e rregullt, por kjo nuk do tė thotė patjetėr se duhet tė ndodhė, pėr kėtė arsye vazhdo mė tutje. Nėse ndalesh nė vetėdijėn pėr parregullsinė e frymėmarrjes dhe mbetesh pa frymė, atėherė ky ushtrim momentalisht nuk ėshtė pėr ty.
Shumica e njerėzve e vėrejnė se me rastin e kėtij ushtrimi mėnyra e tyre e frymėmarrjes ndryshon, frymėmarrja bėhet mė e thellė dhe mė e ngadalshme, dhe fillojnė tė ndjehen tė pėrgjumshėm. Vetvetiu, ky ėshtė njė ushtrim i mirė i relaksimit, mirėpo nėse dėshiron qė tė jetė pėr ty mė shumė si lutje e drejtpėrdrejtė, atėherė tė marrurit e frymės tė jetė pėr ty e gjithė ajo ēfarė dėshiron nė jetė, sado qė tė duket e pamundur nė praktikė, kurse tė nxjerrurit e frymės tė simbolizojė gjithė atė ēfarė dėshiron t`ia dorėzosh Hyjit, tėrė jetėn tėnde me brengat e saja, mėkatet, ndjenjėn e fajit dhe ankesės.

Ėshtė me rėndėsi qė kėtė ta bėsh pa gjykimin e vetvetes, qoftė tė miratimit apo mosmiratimit. Pėrqėndrohu nė dėshirėn e madhe qė t`ia dorėzosh Hyjit tėrė brengosjen pėr vehten, por mos u lidh pėr kėtė sikur tė ishte thesari mė i madh.

Ushtrimet e tė pėrgjuarit


(pėrshtatur nga libri Tė lutesh nė kreshme i Donal Neary SJ)

Zėr vend dhe drejtohu kėndshėm i/e mbėshtetur me shpinė pėr karrikėn tėnde.
Pėrgjoji rreth vehtes zėrat qė mund t`i dėgjosh, zėrat e largėt. Vetėm pėrgjoji, mos u mundo t`i emėrosh...
Vėreji nė rend tė parė zėrat e largėt, pastaj ata mė afėr. Vetėm pėrgjoji, vetėdijėsohu pėr to...
Edhe zėrat e tė rrahurit tė zemrės sate, zėra tė ulėt, por megjithatė zėrat e jetės sate...
Pastaj zėrin e heshtjes nė hapėsirėn tėnde tė lutjes, heshtjen brenda teje...
Pėrgjo kėshtu disa minuta.


LIRIA

Lutja pėr lirinė

Kjo lutje na ndihmon qė tė vehemi nė dispozicion tė Hyjit. Shėn Injaci e pėrshkruan kėtė “Lutje pėrgatitore” si lutje-lypje pėr hirin qė tė gjitha qėllimet, aktet dhe veprimet e mia tė jenė tė drejtuara kullueshėm dhe plotėsisht nė shėrbim dhe pėrlavdėrim tė Madhėrisė sė tij Hyjnore (Ushtrimet shpirtėrore, nr. 46).

Mund tė provosh me kėto fjalė:

O Zot, dėshiroj qė kėsaj radhe mirė tė pėrgatitem.
Dėshiroj tė jem plotėsisht i gatshėm, i ndjeshėm dhe i disponueshėm pėr ty.
Tė lutem, mė ndihmo qė t`i sqaroj dhe t`i pastroj qėllimet e mia.
Nė mua ekzistojnė aq shumė dėshira kontradiktore.
I lejoj vetes qė tė ngarkohem me sendet qė nuk janė tė vlefshme dhe qė prishen.
E di qė nėse ta dorėzoj zemrėn time, ēkado qė tė bėj, do ta ndjek zemrėn time tė re.
Dhe gjithēka kam bėrė sot, gjithēka ēfarė do tė bėj sot,
tė gjitha takimet, pėrsiatjet - madje edhe frustrimet dhe ndjenjat e mia,
veēanėrisht nė kėtė kohė tė lutjes, nė tėrė jetėn time, mund t`i dorėzoj nė duart e tua.
O Zot, jam i yti/e jotja. Bėj me mua ēfarė tė duash. Amen.


VETĖDIJA - NDĖRGJEGJĖSIMI

Ēfarė ėshtė Provimi i ndėrgjegjės?

Nėse ėshtė e vėrtetė se Zoti ėshtė nė vepėr nė secilin detal tė jetės sonė, si atėherė mund ta njohim veprimin e tij dhe pėrgjigjen tonė?
Nė fund tė ditės, veēanėrisht para shkuarjes pėr tė fjetur, mendja jonė pa kurrfarė mundimi tė mendjes nga ana jonė synon tė kthehet nė disa ngjarje tė ditės sė kaluar nė njė mėnyrė aq tė gjallė saqė nganjėherė e kemi vėshtirė tė na zė gjumi. Dimė psh. ta parafytyrojmė sesi grindemi, mendojmė pėr gjėra mė tė menēura dhe mė ofenduese qė kemi mundur t`i themi po tė kishim pasė qenė mė tė gjetshėm, etj.
Provimi i ndėrgjegjės bazohet nė kėtė synim natyror tė mendjes. Na ndihmon qė tė bėhemi mė tė vetėdijshėm pėr praninė dhe veprimin e Hyjit nė jetėn e pėrditshme, si dhe mė tė vėmendshėm se nė cilat momente bashkėpunojmė me hirin e Hyjit, e nė cilat nuk pranojmė.

Si ta bėsh Provimin e ndėrgjegjės

Mendja jote le t`i kalojė lirisht 24 orėt e fundit duke u pėrmbajtur nga ēfarėdo gjykimi/shqyrtimi i vetvetes, qoftė miratimi apo mosmiratimi. Ji i/e vėmendshėm/e dhe kėnaqu vetėm nė ato ngjarje tė ditės pėr tė cilat mund tė jesh mirėnjohės/e. Madje edhe dita mė e keqe pėrmban disa momente tė mira: mund ta vėshtrojmė vetėm njė problem tė caktuar - sikurse pikėn e shiut kur ėshtė duke rėnė, mirėpo edhe faktin qė fare mund tė vėshtrojė. Kur njerėzit fillojnė me kėtė ushtrim, rėndom janė tė befasuar me nurmin dhe llojllojshmėrinė e momenteve tė mira gjatė ditės qė pėrndryshe do tė ishin harruar shpejtė - tė mjegulluar ndoshta me cilėndo pėrvojė tė dhimbshme nė ditė. Duke i kujtuar tė gjitha kėto momente tė mira, falėnderoje dhe lavdėroje Hyjin.
Hapi tjetėr, pas falėnderimit, ėshtė qė nė mendje t`i thirrėsh disponimet dhe ndjenjat e tua tė brendshme (shkruaji nėse mundesh): cilat janė, ēfarė i ka shkaktuar... mirėpo sėrish duke u pėrmbajtur nga ēfarėdo gjykimi i vetvetes. Qėndro me Krishtin ndėrsa je duke vėshtruar kėto disponime dhe lute qė t`i tregojė qėndrimet qė qėndrojnė nė prapavijėn e tyre. Me rėndėsi ėshtė mos ta analizosh kėtė pėrvojė tėnde, por ta vėshtrosh nė afėrsinė e Krishtit dhe t`i lejosh qė ai ta tregojė ku i jemi hapur qė tė banojė ndėr ne, dhe ku jo. Falėnderoje pėr momentet kur i ke lujuar qė tė pėrlavdėrohet nė ty, ndėrsa lute pėr falje kur ia ke ndaluar qė tė veprojė nė ty. Ai kurrė nuk e dėbon faljen. Ai e njeh dobėsinė tonė mė mirė se ne. Gjithė ajo ēfarė lypset bėrė ėshtė qė t`ia paraqesim dobėsinė tonė ashtu qė ai kėtė dobėsi tė mund ta shndėrrojė nė forcė.

Mund ta pėrfundosh me njė lutje tė shkurtėr qė ėshtė e drejtuar kah dita vijuese dhe ta lutėsh Hyjin pėr ndihmė.
O Zot, mė njeh mė mirė sesa e njoh unė veten.
Shpirti yt pėrshkon secilin moment tė jetės sime.
Tė falėnderoj pėr hirin dhe dashurinė me tė cilėn mė begaton.
Falėminderit pėr thirrjen e vazhdueshme, tė butė qė tė tė lejoj nė jetėn time.

Mė fal pėr tė gjitha ato momente kur e kam dėbuar thirrjen tėnde dhe jam mbyllur para teje.
Mė ndihmo qė nė ditėn qė vjen, ta njoh praninė tėnde nė jetėn tėnde;
Qė tė ēilem ndaj teje dhe tė lejojė qė tė veprosh nė mua, pėr lavdinė tėnde mė tė madhe. Amen.


FJALA

Dėgjimi i Fjalės sė Hyjit

Lexoje pjesėn e Shkrimit tė shenjtė, ngadalė, disa herė, dhe shih a ka ndonjė shprehje qė tė flet nė mėnyrė tė veēantė, dhe qėndro mė atė rast aq gjatė sa tė flet para se tė vazhdosh mė tutje.
Ky ėshtė njė proces sikurse kur lėpin njė bombon tė ėmbėl tė fortė. Mos u mundo ta analizosh vetė shprehjen, sikur qė nuk do ta kafshoje bombonin apo t`ua nėnshtroje proceseve kimike para se ta shijosh/provosh.
Shpesh herė shprehja do ta preokupojė vėmendjen e nevojės sė ndėrdijshme tė mendjes sonė para se vetėdija jonė ta njohė arsyen pėr joshje. Ja pėrse ėshtė mirė tė ndalesh nė atė shprehje sa tė jetė e mundur mė gjatė pa tentuar mė atė rast qė ta analizosh atė.
Ekzistojnė sende tė ndryshme qė mund tė kalojnė nėpėr mendjen time dhe tė ma largojnė vėmendjen, tė mė bėjnė tė parehatshėm; mirėpo disa mendime, qė nuk mė pengojnė fare, mund tė bėhen lėndė e lutjes sime. Ato mund tė jenė reflektor qė hedh dritė nė rrjedhėn e vetėdijės sime, mendimeve, kujtimeve, reflektimeve, fantazive, shpresave, dėshirave, frikave tė mia; kėshtu qė lus i/e pakushtėzuar me pėrzierjen e fjalėve tė Hyjit dhe mendimeve dhe ndjenjave tė mia tė brendshme.

Fjala e Hyjit i reflektor

Fjalėt fillestare tė Biblės - Toka ishte e shkretė dhe e zbrazėt; terri e mbulonte humnerėn dhe fryma e Hyjit endej pėrmbi ujėra - e pėrshkruan gjendjen e tanishme tė sendeve, jo njėfarė ngjarje tė kaluar. Kur lus mbi Shkrimin Shenjt, i lejoj Shpirtit tė Hyjit qė tė endet pėrmbi kaosin dhe errėsirėn e qenies sime.
Kur i lejoj Fjalės sė Hyjit qė tė endet pėrmbi preokupimet e mia, atėherė mund tė ndodhė gjithēka, sepse ai ėshtė Hyj qė befason. Me rėndėsi ėshtė qė mos ta fshehė kaosin tim tė brendshėm nga Fjala e Hyjit dhe nga vetvetja. Shpesh herė jemi ashtu tė ushtruar qė s`guxojmė tė lejojmė qė ndonjė ndjenjė negative tė hyjė nė lutjen tonė, nė veēanti jo ndjenjat negative pėr Hyjin. Nevojitet patjetėr tė mėsohemi ta pėrballojmė njė praktikė tė tillė, duke i shprehur lirisht ndjenjat tona para Hyjit dhe duke besuar qė Ai ėshtė mjaft i madh qė ta marrė mbi vete vullnetin tonė tė keq. Nuk ka kuptim qė tė shtiremi para Hyjit i cili na njeh mė mirė sesa ne e njohim vetveten.
S`ekziston ai mendim, ajo ndjenjė apo ajo dėshirė brende teje qė nuk do tė mund tė bėhej lėndė e lutjes nė dritėn e Fjalės sė Hyjit, kur e di qė Hyji e do kaosin tėnd qė ėshtė nė ty dhe qė Shpirti i tij duke vepruar nė ty mund tė bėjė jashtėzakonisht mė shumė sesa ti mund ta mendosh apo paramendosh.

Si tė sillesh kur je “i parehatshėm”

Nėse mundohesh tė lutesh nė kėtė mėnyrė, mund tė ndodh qė nė mendje tė fillojnė tė shtrohen pyetjet e njė hutimi tė dukshėm: Si e di unė se nuk e kam gabim? Si mund ta di unė se kėto fjalė janė tė vėrteta, se Zoti me tė vėrtetė po mė flet nėpėrmjet tyre? A besoj unė me tė vėrtetė nė Zotin? Kėto janė pyetje tė arsyeshme, mirėpo tash pėr tash lėri me njė anė. Kur fėmija ėshtė i frikėsuar natėn, nėna e ngrit dhe i thotė, “Gjithēka ėshtė nė rregull”, dhe fėmija gradualisht qetėsohet. Mirėpo nėse nė duart e saja mban “mrekullinė” qė thotė: “Po oj nėnė, ēfarė supozimesh epistemologjike dhe metafizike i paraqet nė kėtė shprehje dhe ēfarė prove empirike mund tė ofrosh pėr tė mbėshtetur pohimin tėnd?” atėherė nėna nė duart e saja me tė vėrtetė mban njė problem. Edhe ne nė lutje jemi sikurse fėmija i pamundur nėse kundėrshtojmė ta dėgjojmė Hyjin derisa ai tė mos e pėrcaktoj masėn e kėrkesave tona. Me tė komunkojmė nė rend tė parė me zemėr. Zemra nuk ėshtė e budallaqe: ajo i ka arsyet e saja, mė thellė se qė ne mund ta vėrejmė me vetėdijėn tonė.
Pasi qė i kemi lėnė tė gjitha pyetjet anash, ēfarė tė bėjmė me hutimet tjera qė e vėrshojnė mendjen time? Filloj tė pyes a e kam mbyllur plinin, apo mė bie ndėr mend e-maili tė cilin kam harruar ta dėrgoj. Nėse ėshtė diēka urgjente, sikurse plini, mė se e sigurtė ėshtė tė shkohet dhe tė kontrollohet. Sendet qė mund tė presin mė sė miri ėshtė tė shėnohen qė tė kryhen mė vonė. Tė gjitha tė tjerat qė vijnė nė kujtesė, qė janė larg nga hutia, mund tė bėhen lėndė e lutjes tėnde.


BISEDA

Biseda me Jezusin

Paramendoje Jezusin ulur afėr teje. Duke bėrė kėtė, fantazinė tėnde e vė nė shėrbim tė fesė. Jezusi nuk ėshtė kėtu nė mėnyrėn siē e paramendon, mirėpo me siguri ėshtė kėtu, ndėrsa fantazia jote tė ndihmon qė tė jesh i vetėdishėm/e vetėdijshme pėr kėtė. E tani, foli ... nėse askush nuk ėshtė nė afėrsi, fol me zė tė ulėt ... Dėgjo ēfarė tė pėrgjigjet Jezusi, apo ēfarė e paramendon ti se po tė flet ... Ky ėshtė dallimi ndėrmjet tė menduarit dhe lutjes. Kur mendojmė/reflektojmė, nė pėrgjithėsi i flasim vetvetes. Kur lusim, bisedojmė me Hyjin (Anthony de Mello SJ, Sadhana, 78-79).
Shėn Injaci kėtė bisedė e quan “kolokvium”, dhe thotė: Biseda fillon nė tė vėrtetė me tė folur, ashtu sikurse flet p.sh. shoku me shokun apo shėrbėtori me zotėrinė e tij, kėshtu qė tash e lut pėr ndonjė hir, tash e pranon fajin nė diēka, ndėrsa tash ia paraqet nevojat dhe pyet pėr kėshillė... Nė biseda lypset qė mendimet dhe lutjet (kėrkimet) t`i pėrshtasim sipas lėndės sė preferuar, dmth. varėsisht nga ajo se a gjindem nė tundim apo nė ngushėllim dhe varėsisht nga ajo se a dėshiroj tė arrij kėtė apo atė virtyt, a dėshiroj tė pėsoj apo tė gėzohem pėr gjėnė mbi tė cilėn jam duke menduar. Mė nė fund do tė lus atė ēfarė nė raste veē e veē nė mėnyrė tė veēantė dėshiroj tė arrrij (Ushtrimet shpirtėrore, nr. 54).
Ndoshta tė ndihmon njėra nga ikonat: Krishti - kryqi - Trinia Shenjte - Zoja e Bekuar me Fėmijėn...




Lutje Shpirtit Shenjt
13.09.2008 - Pater Shtjefen

TA PRANOJMĖ DHURATĖN E SHPIRTIT SHENJT

O Atė, ti na jep Shpirtin Shenjt

dhe kurrė nuk ua ndalon atyre qė tė lusin pėr tė,
sepse flaktė dėshiron qė ta marrim.
Na e jep atė dhuratė qė ėshtė gjithmbarėsia dhe plotėsia
e tė gjitha tė tjerave:
dhuratėn nė tė cilėn i ke lėnė qė tė ruhen tė gjitha fshehtėsitė e dashurisė sate dhe
tė gjitha tė mirat e bujarisė sate,
dhuratėn qė paraqet dhuntinė e vet Zemrės sate atėrore
nėpėr tė cilėn na dorėzohesh,
dhuratėn qė e zgjeron zemrėn tonė qė tė bėhet e gjithmbarshme
si e jotja,
dhuratėn e aftė tė na shndėrrojė me rrėnjė,
qė tė na shėrojė prej dobėsive tona, qė tė na bėjė hyjnor,
dhuratėn e fuqisė sate tė gjithpushtetshme, e domosdoshme nė kryerjen e asaj
detyre qė na ke caktuar,
dhuratėn e lumturisė sate nė pėrtėritjen e dashurisė, sepse nėpėr Shpirtin Shenjt
sė bashku na vjen dhurata e gėzimit dhe gėzimi i dhėnies.


O Zot, ti derdh Shpirtin Shenjt
13.09.2008 - Pater Shtjefen

Prej Zemrės sate gurgullojnė pėrrenj tė ujit tė gjallė, tė ndikimit tė Shpirtit Shenjt.
Lavdia e Ringjalljes sate ėshtė ndezja flakė e Shpirtit Shenjt
qė e ka vėrshuar tėrė natyrėn tėnde njerėzore,
kurse lavdia e tė Ngriturit tėnd tregohet nė fuqinė tėnde tė derdhjes sė
Shpirtit Shenjt nė mbarė rruzullin qė prej tij ta formosh Mbretėrinė tėnde.
I tėrė fryti i flisė tėnde shpėrblimtare ėshtė i pėrmbajtur nė dhuratėn e Shpirtit
Shenjt qė na sjell faljen e mėkateve dhe hirin e adoptimit hyjnor.
Na mbush me atė dhuratė qė tė na njohtojė tėrė fuqinė e shenjtėrisė sate dhe
dashurisė sate.
Ai na pėrshkoftė thellėsitė e qenies sonė
qė tė na pastrojė, pėrshpirtėrojė dhe ndezė flakė.
Bėj qė Shpirti yt tė ndikojė nė shpirtin tonė figurėn tėnde
dhe t’i formojė mendimet tona sipas tuave.
Nėpėr Shpirtin tėnd na bėj tė ditur mėsimin tėnd,
dhe bėj qė tė jetojmė tėrėsinė e Ungjillit.
Derdhe Shpirtin tėnd me begati qė tė na pėrshkojė krejtėsisht
dhe gjtihsej tė na fusė nė dashurinė tėnde.




MK Portal / Misioni-Katolik.de - 1.01 (01.09.2008) by Marco Lenz
© 2008 by Marco Lenz / DerEismann.com / Redaktion@DerEismann.com