Lutje   Lutje përditë   Lutje bekimi   Liturgia    Rruzarja    Udha e kryqit   Lutje shenjtërve   Këngë   Për Fëmi   Enciklopedi   Enciklopedi-Shtoj   

Rezultat: 4
NĖNTĖ DITĖSHI I MBRETĖRESHĖS - SĖ SHENJTES RRUZARE
15.05.2009 - Marco

Nėntė ditėshi i MBRETĖRESHĖS sė Shenjtes RRuzare

 

 

 

 

CHARLES V. LACEY

 

 Parathėnie

 

(REV. RAYMOND P. LAWRENCE)

 

Shkrimtari francez BENSON nė njėrin prej romaneve tė tij tė parė sjell njė shpjegim tė jashtėzakonshėm tė rruzares. Mėsuesja e vjetėr, motra Margaretė, ia sqaron lutjen e rruzares nxėnėses sė vet tė re protestante Izabellės. Vajza e pyet: "A thua mund tė jetė e mirė lutja nė tė cilėn vazhdimisht pėrsėritet e njėjta gjė?" Rregulltarja kishte heshtur njė moment pastaj ishte pėrgjigjur: "Javėn e kaluar e pashė zonjėn Martinė me vajzėn e saj qė po e mbante me duar. Vogėlushja e kishte rrokur nėnėn me duart rreth qafės dhe ēdo herė kur e lėkundte andej kėndej do ta pėrsėriste vetėm njė gjė: 'mama'". Izabella filloi tė mendoj pastaj vėrejti: "Kjo ka ndodhė ashtu kur vajza ishte e vogėl." Motra pastaj ia pėrkujtoi fjalėt e Jezusit: "Nėse nuk do tė bėheni si fėmijė nuk do tė hyni nė mbretėrinė e qiellit" dhe shtoi: "E sheh, Izabella ime, pėr Zotin dhe Nėnėn e Jezusit nuk jemi tjetėr veēse fėmijė. Ta pėrsėritėsh 'Tė falemi Mari' ėshtė njė mėnyrė e shkėlqyeshme me tė cilėn mund t'i themi se e duam. Duke kaluar nėpėr kokrra tė rruzares dhe duke i pėrsėritur Atynat dhe Tė falemimaritė, i rendisim ngjarjet nga jeta e Jezu Krishtit, mendojmė pėr misteret e shėlbimit hap pėr hap, nė mėnyrė qė ta njohim edhe vendin tonė nė atė histori tė shėlbimit.

Prej rruzares kanė dobi ata qė e kuptojnė. Ata sė bashku me Marinė lusin dhe i meditojnė misteret e shėlbimit nė tė cilat gjithmonė zbulojnė njė gjė tė re pėr situata tė reja tė jetės sė tyre. Prandaj, duke i renditur para syve tė gjitha figurat e mistereve tė rruzares, kthehen sėrish nė fillim."

Ky libėrth dėshiron tė ndihmojė nė kėtė. Para secilės dhjetėshe ėshtė hyrja e cila drejton vėmendjen nė misterin pėr tė cilin nė tė lutet. Nė renditjen e Tė falemimarive Maria ėshtė pranė nesh qė tė na ēelė sytė pėr mė tė rėndėsishmen dhe mė tė pashmangshmen nė secilin mister. Meditimi ynė i njė misteri tė veēantė ka pėr qėllim arritjen e njė virtyti qė ai mister e lajmėron. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė e lutjes sė rruzares.

Devocioni i rruzares qė e nxit ky libėrth i bėn bashkė tri sende: nxit nė kungim tė shpeshtė, ka pėr qėllim arritjen e virtyteve tė veēanta dhe kultivon devocionin ndaj Nėnės sė Zotit.

R.P.L.

 


 

Prejardhja dhe mėnyra e tė luturit

 

DEVOCIONI, tė cilin pėrpiluesi i kėtij libėrthi e quan "Nėntė ditėshi i Mbretreshės Rruzare", ėshtė i datės sė re. Nė njė dėftim nė Pompei nė vitin 1884 nė shtėpinė e komandantit Agrelli, Nėna e Zotit bėri tė njohur edhe mėnyrėn  me tė cilėn dėshironte qė t'i lutet. Fortuna Agrelli, bija e komandantit Agrelli, plot trembėdhjetė muaj tmerrėsisht po pėsonte dhe mundohej nė ngėrēe: Prej saj ēuan duart edhe mjekėt mė tė njohur tė asaj kohe. Vajza e munduar dhe farefisi i saj e filluan me 16 shkurt 1884 nėnēin e rruzares sė Nėnės sė Zotit. Mbretėresha e Shenjtės Rruzare i lajmėrohet me 3 mars. E ulur nė fron dhe e shndritur me dritė mbante nė prehėr fėmijėn Jezu ndėrsa nė dorė rruzaren. Tė dy ishin tė veshur me petka tė arta. Bashkė me ta qėndronin Shėn Dominiku dhe Shėn Katarina e Sienės. Froni ishte i zbukuruar me lule ndėrsa fytyra e Marisė reflektonte njė bukuri tė mrekullueshme. Maria e shikoi tė vuajturėn me butėsi amnore dhe e sėmura e thirri nė ndihmė me fjalėt: "Mbretėresha e Shenjtės Rruzare, ki mėshirė pėr mua, ma kthe shėndetin. T'u kam lutur nė nėntė ditėsh, por ende nuk e kam ndjerė ndihmėn tėnde. Aq kam dėshirė tė shėrohem!"

"Bija ime, ishte pėrgjigjur Virgjėra e Lume, ti mė ke thirrur me emra tė ndryshėm dhe ke fituar prej meje hire. Meqenėse mė thirre tani me njė emėr pėr mua aq tė dashur "Mbretėresha e Shenjtes Rruzare", s'mund ta refuzoj hirin qė po e lyp. Ky emėrtim pėr mua ėshtė shumė i dashur. Luti tri nėntė ditėshe dhe do tė dėgjohet lutja jote."

Edhe njė herė ėshtė dėftuar Mbretėresha e Shenjtes Rruzare dhe ka thėnė: "Kushdo dėshiron prej meje tė fitojė ndonjė hir, le t'i lutė tre nėntė ditėsha tė rruzares dhe pėrveē kėsaj edhe tri nėntė ditėsha pėr falėnderim". Kjo ngjarje i la pėrshtypje papės Luanit XIII dhe ky nė qarkoret e tija do t'i nxitė besimtarėt qė me afsh ta lusin rruzaren.

Nėntė ditėshi pėrbėhet prej lutjes sė pesė dhjetėsheve pandėrprerė gjatė 27 ditėve pėr arritjen e hirit, e menjėherė pastaj pesė dhjetėshe gjatė 27 ditėve rresht pėr falėnderim, pa marrė para sysh a ėshtė dėgjuar lutja apo jo. Pėr ēdo ditė meditohet misteri tjetėr: tė parėn ditė misteri i gėzimit, tė dytėn misteri i mundimit dhe tė tretėn ai i lavdisė - dhe kėshtu me radhė gjatė 54 ditėve.

Nėntė ditėshi ėshtė i rėndė, por kush dėshiron tė arrijė qė t'i dėgjohet lutja nuk do t'i duket i vėshtirė. Nė qoftė se nuk e arrin hirin qė e kėrkoni, jini tė sigurt se Mbretėresha e Shenjtes Rruzare, e cila e di se kush ēka ka nevojė, e ka dėgjuar uratėn tuaj. Nuk do tė luteni mė kot, sepse kurrė njėherė nuk ka mbetur njė lutje pa u dėgjuar. Virgjėra e Lume kurrė nuk ka tradhtuar. Secila Tė falemimari le tė jetė njė trėndafil tė cilin e vendosni para kėmbėve tė saja. Kėto lutje tė gėrshetuara nė kurorė, tė lidhura me kungimin shpirtėror, do tė jetė njė dhuratė e dashur, qė do t'ju sjell hire tė posaēme. Kėshtu do ta prekni zemrėn e saj dhe ajo do t'ju ēelė pasurinė e hireve tė saja.

 

Shėnim

Duke respektuar dekretin e papės Urbanit VIII dhe papėve tjerė, dėshiroj tė pėrmendi se gjithēka ėshtė thėnė kėtu nuk ka vlerė tė ndonjė autoriteti mė tė lartė, por vetėm dėshmi njerėzore.

 

 

Premtimet

 

tė cilat Virgjėra e Lume ia ka dhėnė Shėn Dominikut dhe tė lumit Alan

 

1. Tė gjithėve qė do ta lusin me besnikėri rruzaren, u premtoj mbrojtjen time tė veēantė dhe hire me begati.

2. Ata qė do tė qėndrojnė nė lutje tė rruzares, do tė fitojnė njė hir tė veēantė.

3. Rruzarja do tė jetė armė e fuqishme kudėr ferrit, do t'i asgjėsojė mėkatet dhe do t'i largojė herezitė (mashtrimet).

4. Rruzarja do tė ndihmojė rritjen nė virtyte dhe vepra tė mira, do tė sjellė dhurata tė shumta tė Hyjit pėr shpirtin, do ta kthejė dashurinė pėr botėn nė dashuri pėr Zotin, do t'i lartėsojė zemrat qė tė dėshirojnė tė mirat hyjnore dhe tė amshuara. Nė kėtė mėnyrė kėta shpirtra do tė shenjtėrohen.

5. Ata qė do tė mė besohen nėpėrmjet rruzares, nuk do tė humbin.

6. Ata qė do ta lusin me devocion rruzaren time, duke medituar mbi misteret e shėlbimit nuk do tė thėrrmohen me fatkeqėsi as s'do tė vdesin me vdekje tė keqe. Mėkatarėt do tė kthehen, tė drejtėt do tė rriten nė hir dhe do tė bėhen tė denjė pėr jetėn e pasosur.

7. Ata qė janė sinqerisht besnikė ndaj lutjes sė rruzares sime nuk do tė vdesin pa ngushėllimin e Kishės apo pa hir.

8. Ata qė do ta lusin rruzaren, do ta gjejnė gjatė jetės dhe nė fill tė vdekjes dritėn e Hyjit, plotėsinė e hirit tė tij dhe do t'u bashkėngjiten tė lumturve.

9. Shpejt do t'i liroj nga purgatori shpirtrat tė kushtuar lutjes sė rruzares.

10. Fėmijėt e vėrtetė tė rruzares sime do tė gėzojnė lavdi tė madhe nė qiell.

11. Atė qė kėrkoni nėpėrmjet rruzares, do ta fitoni.

12. Ata qė pėrhapin rruzaren time, do tė fitojnė nėpėrmjet meje ndihmė nė tė gjitha nevojat e tyre.

13. Kam arritur prej Birit tim qė tė gjithė miqtė e rruzares tė kenė shenjtėrit e qiellit pėr vėllezėr tė tyre nė jetė dhe vdekje.

14. Ata qė besnikėrisht e lusin rruzaren, janė fėmijėt, vėllezėrit dhe motrat e mia tė dashura tė Jezu Krishtit.

15. Besnikėria ndaj rruzares sime ėshtė shenjė e veēantė e paracaktimit.


 

 

 

MISTERET (SHENJAT) E GĖZIMIT

† Shenja e kryqit

Tė falemi Mari.

 

Pėr uratė

 

Tė falem Mbretėresha e Shenjtes Rruzare, Nėna ime Mari, tė falem! Me pėrvujtėri po bie nė gjunjė para kėmbėve tė tua qė ta dhuroj kurorėn e lutjes prej sythave tė bardha bore qė do t'i pėrkujtojnė gėzimet tua - ēdo syth tė pėrkujton njė mister tė shenjtė. Ēdo dhjetė prej tyre ėshtė gėrshetuar nė lutjen pėr hir tė veēantė.

Mbretėreshė e shenjtė, ndėrmjetėsuese e hirit dhe Nėna e tė gjithė atyre qė tė thėrrasin. Ti e sheh dhuratėn time dhe e di si ėshtė e gėrshetuar. Duke e pranuar dhuratėn time, pranoje edhe uratėn time. Me mirėsinė tėnde do tė ma dėgjosh uratėn qė aq pėrzemėrsisht dhe me besim po ta drejtoj. Fort shpresoj se do ta arrijė atė qė kėrkoj. Tregohu se je nėnė!

 

Nė falėnderim

 

Tė falem Mbretėresha e Shenjtes Ruzare, Nėna ime Mari, tė falem! Po bie nė gjunjė nė mėnyrė mirėnjohėse para kėmbėve tė tua qė ta dhuroj kurorėn e uratės prej sythave tė bardha bore, qė do t'i pėrkujtojnė misteret e tua tė gėzimit - ēdo syth tė pėrkujton njė mister tė shenjtė. Ēdo dhjetė prej tyre janė tė gėrshetuar pėr falėnderim pėr hir tė veēantė.

Mbretėreshė e shenjtė, ndėrmjetėsuese e hirit dhe Nėna e tė gjithė atyre qė tė thėrrasin. Ti e sheh dhuratėn time dhe e di si ėshtė e gėrshetuar. Duke e pranuar dhuratėn time, pranoje edhe mirėnjohjen time. Me mirėsinė tėnde ma ke dėgjuar uratėn qė aq pėrzemėrsisht dhe me besim ta kam drejtuar. Nuk kam dyshuar se do ta arrijė atė qė kėrkoj. Je treguar se je nėnė!

 

Besoj, Ati ynė, 3 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.


 

I.

LAJMĖRIMI

 

Virgjėr e Lume, duke medituar mbi misterin e lajmėrimit, kur Engjėlli Gabriel ta sjelli lajmin se do tė bėhesh Nėna e Zotit duke tė pėrshėndetur me pėrshėndetjen e lartėsuar "Tė falem, hirplote, Zoti me ty" dhe kur me gatishmėri iu pėrgjigje vullnetit tė Atit duke thėnė: "Ja shėrbėtorja e Zotit, le tė mė ndodhė sipas fjalės sate",

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta sytha tė lutjes tė bardha bore nė lutjen pėr virtytin e

PĖRVUJTĖRISĖ

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tua.

 

 

II.

 VIZITA E ELIZABETĖS

 

Virgjėr e Lume Mari, duke medituar mbi misterin e vizitės, kur kushėrira jote Elizabeta tė pėrshėndeti me fjalėt profetike "E bekuar je mbi tė gjitha gratė dhe i bekuar ėshtė fryti i kraharorit tėnd" ndėrsa ti i pėrgjigje me kėngėn e kėngėve "Shpirti im e madhėron Zotin",

me besim po tė lus.

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta sytha lutjesh tė bardha bore nė lutje pėr virtytin e

DASHURISĖ

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

III.

 LINDJA E JEZU KRISHTIT

 

Virgjėr e Lume Mari, duke medituar mbi misterin e lindjes sė Zotit tonė, kur e sjelle nė botė Shėlbuesin e botės nė stallėn e vogėl tė Betlehemit dhe kur koret e engjėjve kėnduan kėngėn e gėzueshme "Lavdi Hyjit nė lartėsi qiellore e paqe njerėzve qė i ka pėr zemėr",

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari,Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta sytha lutjesh tė bardha bore nė lutje pėr virtytin e

MOSLIDHJES ME BOTĖN

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

IV.

KUSHTIMI I JEZU KRISHTIT NĖ SHENJTĖRORE

 

Virgjėr e Lume Mari, duke medituar mbi misterin e kushtimit, kur nga dėgjesa ndaj ligjit tė Moisiut e kushtove Jezusin nė shenjtėrore, ku plaku i shenjtė Simoni e mori fėmijėn nė prehėr, e falėnderoi Zotin qė ky e kishte mbajtur nė jetė pėr ta parė Shėlbuesin dhe profetizoi vuajtjet e tua me fjalėt "Dhe shpirtin tėnd do ta shporojė njė shpatė…",

me besim po tė luti:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari,Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta sytha lutjesh tė bardha bore nė lutje pėr virtytin e

PASTRISĖ

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

V.

 FĖMIJA JEZU I GJETUR NĖ TEMPULL

 

Virgjėr e Lume Mari, duke medituar mbi misterin e gjetjes sė Jezu Krishtit nė tempull, kur zemra jote pas kėrkimit treditor u gėzua duke e gjetur nė tempull ku fliste me mėsues dhe kur u kthye nė Nazaret dhe ishte i dėgjueshėm,

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta sytha lutjesh tė bardha bore nė lutje pėr virtytin e

DĖGJESĖS SĖ VULLNETIT TĖ ZOTIT

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

 

 

KUNGIMI SHPIRTĖROR

 

Jezu, pėrnjėmend i pranishėm nė Shenjtėrueshmin Sakramend tė Lterit, nuk mund tė tė marrė tani nė trajtė sakramenti, po tė lus me zemėr plot dashuri qė shpirtėrisht tė vish nė shpirtin tim nėpėrmjet Zemrės sė Papėrlyer tė Nėnės sate tejet tė shenjtė dhe tė qėndrosh me mua pėrgjithmonė: ti nė mua dhe unė nė ty nėpėrmjet Marisė, tani dhe nė amshim.

 

Pėr uratė

 

Virgjėra e lume Mari, po ta paraqes kėtė kungim shpirtėror qė t'i lidhėsh kėto tufa tė mia lutjesh nė kurorė qė do ta hijeshojė ballin tėnd. Nėna ime, shiko mėshirshėm nė dhuratėn time dhe me dashuri tėnde ma dėgjo kėtė uratė time (thuaje atė qė kėrkon). Tė falemi Mari, etj.

 

Nė falėnderim

 

Virgjėra e lume Mari, po ta paraqes kėtė kungim shpirtėror qė t'i lidhėsh kėto tufa tė mia lutjesh nė kurorė qė do ta hijeshojė ballin tėnd pėr falėnderim pėr (thuaje atė qė kėrkon) qė nė dashurinė tėnde mė ke dėgjuar. Tė falemi Mari, etj.

 

LUTJA

 

O Hyj, Njėlinduri yt me jetėn, vdekjen dhe ringjalljen e vet e arriti pėr ne jetėn e amshuar. Lejo, po tė lus, qė duke medituar mbi kėto mistere nė rruzaren shenjte, tė mund tė shkojmė pas asaj qė ato mbartin dhe tė fitojmė atė qė premtojnė. Pėr tė njėjtin Krisht Zotin tonė.

Ndihma jonė qėndroftė pėrherė me ne. Amen. Kurse shpirtrat e tė gjithė tė vdekurve besimtarė me mėshirėn e Zotit pushofshin nė paqe. Amen.

Virgjėra Nėnė bashkė me tė dashurin, Birin, u denjoftė tė na japė bekimin. Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.

 

 


 

MISTERET E MUNDIMIT

† Shenja e kryqit.

Tė falemi Mari.

 

Pėr uratė

 

Tė falem Mbretėresha e Shenjtes Rruzare, Nėna ime Mari, tė falem! Me pėrvujtėri po bie nė gjunjė para kėmbėve tė tua qė ta dhuroj kurorėn e lutjes prej trėndafilave tė kuq si gjaku qė do ta pėrkujtojnė vuajtjen e Birit tėnd hyjnor, nė tė cilėn more pjesė edhe ti - ēdo trėndafil le ta pėrkujtojė njė mister tė shenjtė. Ēdo dhjetė prej tyre janė gėrshetuar me lutjen pėr hir tė veēantė.

Mbretėreshė e shenjtė, ndėrmjetėsuese e hirit dhe Nėna e tė gjithė atyre qė tė thėrrasin. Ti e sheh dhuratėn time dhe e di si ėshtė e gėrshetuar. Duke e pranuar dhuratėn time, pranoje edhe uratėn time. Me mirėsinė tėnde do tė ma dėgjosh uratėn qė aq pėrzemėrsisht dhe me besim po ta drejtoj. Fort shpresoj se do ta arrijė atė qė kėrkoj. Tregohu se je nėnė!

 

Nė falėnderim

 

Tė falem Mbretėresha e Shenjtes Rruzare, Nėna ime Mari, tė falem! Po bie nė gjunjė nė mėnyrė mirėnjohėse para kėmbėve tė tua qė ta dhuroj kurorėn e uratės prej trėndafilave tė kuq si gjaku, qė do ta pėrkujtojnė vuajtjen e Birit tėnd hyjnor nė tė cilėn more pjesė edhe ti - ēdo trėndafil le ta pėrkujtojė njė mister tė shenjtė. Ēdo dhjetė prej tyre janė tė gėrshetuar pėr falėnderim pėr hir tė veēantė.

Mbretėreshė e shenjtė, ndėrmjetėsuese e hirit dhe Nėna e tė gjithė atyre qė tė thėrrasin. Ti e sheh dhuratėn time dhe e di si ėshtė e gėrshetuar. Duke e pranuar dhuratėn time, pranoje edhe falėnderimin tim. Me mirėsinė tėnde ma ke dėgjuar uratėn qė aq pėrzemėrsisht dhe me besim ta kam drejtuar. Nuk kam dyshuar se do ta arrijė atė qė kėrkoj. Je treguar se je nėnė!

 

Besoj, Ati ynė, 3 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.


 

I.

MUNDIMI PĖR VDEKJE

 

Nėna e pikėlluar Mari, duke medituar mbi misterin e mundimit pėr vdekje tė Zotit tonė, kur nė Kopshtin e Ullinjve i kishte para sysh mėkatet e botės, tė cilat djalli ia paraqiti pėr ta kthyer prej flisė, kur shpirti i tij qe tronditur para skenės ndėrsa djersa gjaku e mbuloi pėr shkak tė vuajtjes dhe vdekjes qė do ta pėsonte, kur pėr shkak tė vuajtjeve personale dhe vuajtjeve tė ardhshme tė Kishės, trupit tė tij, bėrtiti "Abba! o Atė, nėse ėshtė e mundur, le tė mė kalojė pa e pirė ky kelk", duke shtuar menjėherė, i dorėzuar nė vullnesėn e Atit "por jo si dua unė, por si do ti",

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila tė kuq si gjaku nė lutje pėr virtytin e

DORĖZIMIT NĖ VULLNESĖN E HYJIT

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

 

 

II.

 FRUSHKULLIMI

 

Nėna e pikėlluar Mari, duke medituar mbi misteret e frushkullimit tė Zotit tonė, kur me urdhėr tė Pilatit Biri yt hyjnor qe lėnė pa rroba dhe i lidhur pėr shtylle qe lėnduar me frushkuj dhe kur trupi i tij qe goditur gati pėr vdekje sa mė nuk mundi t'i durojė frushkujt,

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila tė kuq si gjaku nė lutje pėr virtytin e

VETĖMOHIMIT

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

III.

 KURORĖZIMI ME KURORĖ THERRASH

 

Nėna e pikėlluar Mari, duke medituar mbi kurorėzimin me therra tė Zotit tonė, kur ushtarėt ia vunė rreth kresė kurorėn me therra tė mprehta dhe i mėshonin kresė qė mė thellė t'ia ngulin ato therra nė krye, kur u gjunjėzuan para tij dhe me shpoti i thoshin "Tė falem mbreti i judenjve",

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila tė kuq si gjaku nė lutje pėr virtytin e

PĖRVUJTĖRISĖ

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

IV.

MBARTJA E KRYQIT

 

Nėna e pikėlluar Mari, duke medituar mbi misterin e mbartjes sė kryqit, kur me barrėn e rėndė tė drurit mbi shpatulla Biri yt hyjnor, me pėrēmime tė popullit, qe shpjerė rrugėve tė Jerusalemit drejt Kalvarit, i dobėsuar dhe i munduar e megjithėkėtė i durueshėm, kur shpesh ra dhe qe i shtyrė me goditje tė vrazhda tė gjakpirėsve tė vet,

me besim po tė lus,

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila tė kuq si gjaku nė lutje pėr virtytin e

DURESĖS NĖ KUNDĖRSHTI

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

V.

KRYQĖZIMI

 

Nėna e pikėlluar Mari, duke medituar mbi misterin e kryqėzimit, kur Biri yt hyjnor, i lėnė pa rroba, qe i mbėrthyer nė kryq nė tė cilin vdiq pas agonisė sė vėshtirė treorėshe dhe e luti Atin qė t'iu falė armiqve tė tij,

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari,

Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila tė kuq si gjaku nė lutje pėr virtytin e

DASHURISĖ NDAJ ARMIQĖVE

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

 

 

KUNGIMI SHPIRTĖROR

 

Jezu, pėrnjėmend i pranishėm nė Shenjtėrueshmin Sakramend tė Lterit, nuk mund tė tė marrė tani nė trajtė sakramenti, po tė lus me zemėr plot dashuri qė shpirtėrisht tė vish nė shpirtin tim nėpėrmjet Zemrės sė Papėrlyer tė Nėnės sate tejet tė shenjtė dhe tė qėndrosh me mua pėrgjithmonė: ti nė mua dhe unė nė ty nėpėrmjet Marisė, tani dhe nė amshim.

 

Pėr uratė

 

Virgjėra e lume Mari, po ta paraqes kėtė kungim shpirtėror qė t'i lidhėsh kėto tufa tė mia lutjesh nė kurorė qė do ta hijeshojė ballin tėnd. Nėna ime, shiko mėshirshėm nė dhuratėn time dhe me dashuri tėnde ma dėgjo kėtė uratė time (thuaje atė qė kėrkon). Tė falemi Mari, etj.

 

Nė falėnderim

 

Virgjėra e lume Mari, po ta paraqes kėtė kungim shpirtėror qė t'i lidhėsh kėto tufa tė mia lutjesh nė kurorė qė do ta hijeshojė ballin tėnd pėr falėnderim pėr (thuaje atė qė kėrkon) qė nė dashurinė tėnde mė ke dėgjuar. Tė falemi Mari, etj.

 

LUTJA

 

O Hyj, Njėlinduri yt me jetėn, vdekjen dhe ringjalljen e vet e arriti pėr ne jetėn e amshuar. Lejo, po tė lus, qė duke medituar mbi kėto mistere nė rruzaren shenjte, tė mund tė shkojmė pas asaj qė ato mbartin dhe tė fitojmė atė qė premtojnė. Pėr tė njėjtin Krisht Zotin tonė.

Ndihma jonė qėndroftė pėrherė me ne. Amen. Kurse shpirtrat e tė gjithė tė vdekurve besimtarė me mėshirėn e Zotit pushofshin nė paqe. Amen.

Virgjėra Nėnė bashkė me tė dashurin, Birin, u denjoftė tė na japė bekimin. Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.

 

 

 

 

 

 

 

 

MISTERET E LAVDISĖ

† Shenja e kryqit.

T'falemi Mari.

 

Pėr uratė

 

Tė falem Mbretėresha e Shenjtes Rruzare, Nėna ime Mari, tė falem! Me pėrvujtėri po bie nė gjunjė para kėmbėve tė tua qė ta dhuroj kurorėn e lutjes prej trėndafilave tė bardhė plot lulesė me ngjyrim tė kuq tė vuajtjes qė ta pėrkujtojnė lavdinė e Birit tėnd dhe lavdinė tėnde, fryt i vuajtjes sė tij - ēdo trėndafil le ta pėrkujtojė njė mister tė shenjtė. Ēdo dhjetė prej tyre janė gėrshetuar nė lutjen pėr hir tė veēantė.

Mbretėreshė e shenjtė, ndėrmjetėsuese e hirit dhe Nėna e tė gjithė atyre qė tė thėrrasin. Ti e sheh dhuratėn time dhe e di si ėshtė e gėrshetuar. Duke e pranuar dhuratėn time, pranoje edhe uratėn time. Me mirėsinė tėnde do tė ma dėgjosh uratėn qė aq pėrzemėrsisht dhe me besim po ta drejtoj. Fort shpresoj se do ta arrijė atė qė kėrkoj. Tregohu se je nėnė!

 

Nė falėnderim

 

Tė falem Mbretėresha e Shenjtes Rruzare, Nėna ime Mari, tė falem! Po bie nė gjunjė nė mėnyrė mirėnjohėse para kėmbėve tė tua qė ta dhuroj kurorėn e uratės prej trėndafilave tė bardhė plot lulesė me ngjyrim tė kuq tė vuajtjes qė ta pėrkujtojnė lavdinė e Birit tėnd dhe lavdinė tėnde, fryt i vuajtjes sė tij - ēdo trėndafil le ta pėrkujtojė njė mister tė shenjtė. Ēdo dhjetė prej tyre janė tė gėrshetuar pėr falėnderim pėr hir tė veēantė.

Mbretėreshė e shenjtė, ndėrmjetėsuese e hirit dhe Nėna e tė gjithė atyre qė tė thėrrasin. Ti e sheh dhuratėn time dhe e di si ėshtė e gėrshetuar. Duke e pranuar dhuratėn time, pranoje edhe falėnderimin tim. Me mirėsinė tėnde ma ke dėgjuar uratėn qė aq pėrzemėrsisht dhe me besim ta kam drejtuar. Nuk kam dyshuar se do ta arrijė atė qė kėrkoj. Je treguar se je nėnė!

 

Besoj, Ati ynė, 3 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.


 

I.

NGJALLJA E JEZU KRISHTIT

Nėna e lume Mari, duke medituar mbi misterin e ngjalljes sė Zotit tonė, kur nė tė aguar tė ditės sė tretė, pas vdekjes sė vet u ngjall sė vdekuri dhe t'u lajmėrua ty, duke ta mbushur zemrėn me gėzim tė madh, kur iu dėftua grave tė shenjta dhe nxėnėsve tė vet tė cilėt e njohėn dhe e adhuruan si Hyj,

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila plot lulesė nė lutje pėr virtytin e

FESĖ

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

 

 

 

 

 

II.

NGJITJA NĖ QIELL

 

Nėna e lume Mari, duke medituar mbi misterin e tė ngriturit nė qiell, kur Biri yt hyjnor tė katėrdhjetėn ditė pas ringjalljes shkoi me ty dhe nxėnėsit e vet nė Malin e Ullinjve, ku e patė pėr sė fundi herė, kur premtoi se do tė jetė me nxėnės deri nė tė sosur tė botės dhe kur i zgjati duart e veta me varrė nė bekimin e fundit dhe u ngrit nė qiell ndėr sy tė tė gjithėve,

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila lutjesh plot lulesė nė lutje pėr virtytin e

SHPRESĖS

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

 

III.

ARDHJA E SHPIRTIT SHENJT

Nėna e lume Mari, duke medituar mbi misterin e ardhjes sė Shpirtit Shenjt, kur apostujt u mblodhėn me ty nė shtėpinė nė Jerusalem dhe kur Shpirti Shenjt zbriti mbi ta nė formė tė gjuhėve tė zjarrtė, duke ua flakėruar zemrat me zjarrin e dashurisė hyjnore, duke i shpjerė nė tėrė tė vėrtetėn, duke ua dhėnė dhuratėn e gjuhėve dhe duke tė mbushur ty me hirin e vet tė frymėzoi qė tė lutesh pėr apostuj dhe pėr Kishėn e parė,

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila lutjesh plot lulesė nė lutje pėr virtytin e

DASHURISĖ

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

IV.

NGJITJA E ZOJĖS NĖ QIELL

 

Nėna e lume Mari, duke menduar mbi misterin e tė ngriturit tėnd nė qiell, kur - e ndezur me dėshirė qė tė bashkohesh me Birin tėnd hyjnor nė qiell - shpirti yt u nda nga trupi dhe qe bashkuar me atė qė e linde, trupi virgjėror i sė cilės ishte shenjtėrorja e tij e parė dhe kur e mori edhe kėtė trup nė qiell duke e bashkuar sė bashku me shpirtin nė gėzimin e engjėjve tė shenjtė,

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila lutjesh plot lulesė nė lutje pėr virtytin e

BASHKIMIT ME KRISHTIN

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

V.

VIRGJĖRA E LUME MARI E KURORĖZUAR NĖ QIELL

Nėna e lume Mari, duke medituar mbi misterin e kurorėzimit tėnd, kur me tė ngriturit tėnd nė qiell, pas vdekjes tėnde, u kurorėzove trefish pėr Mbretėreshė tė lartėsuar tė qiellit: prej Zotit Atė si Bij e tij e dashur, prej Zotit Bir si Nėnė e tij shumė e dashur, prej Zotit Shpirti Shenjt si e Fejuara e tij e zgjedhur qė si adhurues mė i pėrsosur i Shenjtėrueshmes Trini tė ndėrmjetėsosh pėr ne si Nėnė e pushtetshme dhe e mėshirshme,

me besim po tė lus:

Ati ynė, 10 Tė falemi Mari, Lavdi Atit.

Po i lidhi kėta trėndafila lutjesh plot lulesė nė lutje pėr virtytin e

BASHKIMIT ME TY

dhe po e vendosi kėtė tufė lutjesh para kėmbėve tė tua.

 

 

KUNGIMI SHPIRTĖROR

 

Jezu, pėrnjėmend i pranishėm nė Shenjtėrueshmin Sakramend tė Lterit, nuk mund tė tė marrė tani nė trajtė sakramenti, po tė lus me zemėr plot dashuri qė shpirtėrisht tė vish nė shpirtin tim nėpėrmjet Zemrės sė Papėrlyer tė Nėnės sate tejet tė shenjtė dhe tė qėndrosh me mua pėrgjithmonė: ti nė mua dhe unė nė ty nėpėrmjet Marisė, tani dhe nė amshim.

 

Pėr uratė

 

Virgjėra e lume Mari, po ta paraqes kėtė kungim shpirtėror qė t'i lidhėsh kėto tufa tė mia lutjesh nė kurorė qė do ta hijeshojė ballin tėnd. Nėna ime, shiko mėshirshėm nė dhuratėn time dhe me dashuri tėnde ma dėgjo kėtė uratė time (thuaje atė qė kėrkon). Tė falemi Mari, etj.

 

Nė falėnderim

 

Virgjėra e lume Mari, po ta paraqes kėtė kungim shpirtėror qė t'i lidhėsh kėto tufa tė mia lutjesh nė kurorė qė do ta hijeshojė ballin tėnd pėr falėnderim pėr (thuaje atė qė kėrkon) qė nė dashurinė tėnde mė ke dėgjuar. Tė falemi Mari, etj.

 

LUTJA

 

O Hyj, Njėlinduri yt me jetėn, vdekjen dhe ringjalljen e vet e arriti pėr ne jetėn e amshuar. Lejo, po tė lus, qė duke medituar mbi kėto mistere nė rruzaren shenjte, tė mund tė shkojmė pas asaj qė ato mbartin dhe tė fitojmė atė qė premtojnė. Pėr tė njėjtin Krisht Zotin tonė.

Ndihma jonė qėndroftė pėrherė me ne. Amen. Kurse shpirtrat e tė gjithė tė vdekurve besimtarė me mėshirėn e Zotit pushofshin nė paqe. Amen.

Virgjėra Nėnė bashkė me tė dashurin, Birin, u denjoftė tė na japė bekimin. Nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt. Amen.

 

 

 

 

NĖNTĖ DITĖSHAT TĖ PARAQITUR NĖ TABELĖ

 

Pėr uratėn

 

1

G

2

M

3

L

4

G

5

M

6

L

7

G

8

M

9

L

10

G

11

M

12

L

13

G

14

M

15

L

16

G

17

M

18

L

19

G

20

M

21

L

22

G

23

M

24

L

25

G

26

M

27

L

 

 

Nė falėnderim

 

1

G

2

M

3

L

4

G

5

M

6

L

7

G

8

M

9

L

10

G

11

M

12

L

13

G

14

M

15

L

16

G

17

M

18

L

19

G

20

M

21

L

22

G

23

M

24

L

25

G

26

M

27

L

 

 

G = Misteret (shenjat) e gėzimit; M = Misteret  e mundimit; L = Misteret e lavdisė

 

 

(Pėrktheu dhe pėrshtati: P. Shtjefėn Dodes SJ)

Zagreb, korrik 1999

 



Shenjat e lumturisė
13.09.2008 - Marco



Shenjat e gėzimit
13.09.2008 - Marco



Shenjat e mundimit
13.09.2008 - Marco





MK Portal / Misioni-Katolik.de - 1.01 (01.09.2008) by Marco Lenz
© 2008 by Marco Lenz / DerEismann.com / Redaktion@DerEismann.com